By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një javë pasi Kosova u bë pjesë e Bordit të Paqes, deklarohet Kurti
January 30, 2026
Kurti: E kemi veç njoftimin nga Kushtetuesja, jo edhe arsyetimin
January 30, 2026
Kurti: Në shkurt do të shohim a ka interesim nga opozita për bashkëpunim
January 30, 2026
Komuna e Prishtinës njofton për trajnime të FSK-së në Badoc dhe Koliq
January 30, 2026
Policia e Kosovës në kufirin SHBA–Meksikë, fokusi te menaxhimi kufitar
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Limaj kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Kurtit: Kryeministri shkeli Kushtetutën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Limaj kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Kurtit: Kryeministri shkeli Kushtetutën
Lajme

Limaj kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Kurtit: Kryeministri shkeli Kushtetutën

Kosova Times
Last updated: 2023/03/19 at 8:38 PM
Kosova Times Published March 19, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq të shtunën janë dakorduar për normalizimin e raporteve në Ohër.

Limaj i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, që të jap dorëheqje pasi sipas tij ai ka humbur legjitimitetin.

“Ke humbur legjitimitetin, jep dorëheqje Albin! Saktësisht katër ditë pa mbushur dy vite prej kur mori drejtimin e qeverisë, Albin Kurti do të mbahet mend dhe përgjegjës për dyfishimin e barrës së obligimeve të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Limaj.

Ai thotë se Kurti për dy vite mashtroi qytetarët me politika populiste.

“Ujdia e arritur mbrëmë është rezultat i politikave mashtruese e populiste dy vjeçare. Për më tepër, kjo marrëveshje është edhe ndëshkim për qasjen e tij për këtë proces”, ka vijuar Limaj.

I pari i Nismës thotë se Kosova pos që nuk mori njohje përfundoi edhe në marrëveshje me “Zajednicë” brenda.

“Nga marrëveshja për njohje reciproke, Kosova përfundoi në marrëveshje pa njohje dhe me “Zajednicë”, brenda”.

“Kryeministri ka shkelë Kushtetutën e vendit dhe duhet të dorëhiqet menjëherë”, ka shkruar tutje Limaj.

Ndryshe, të shtunën shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.

Duke iu adresuar gazetarëve, ai tha se kjo është një “arritje e rëndësishme”.

“Ajo që palët pranuan, është që Marrëveshja dhe zbatimi i saj përmes Aneksit të bëhen pjesë integrale e rrugëve të tyre përkatëse drejt Bashkimit Evropian”, tha Borrell.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pajtimi i arritur në Ohër është “njohje e ndërsjellë de facto” e Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq, tha se formimi i Asociacionit “është bërë detyrim me prioritet”. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Një javë pasi Kosova u bë pjesë e Bordit të Paqes, deklarohet Kurti

Kurti: E kemi veç njoftimin nga Kushtetuesja, jo edhe arsyetimin

Kurti: Në shkurt do të shohim a ka interesim nga opozita për bashkëpunim

Komuna e Prishtinës njofton për trajnime të FSK-së në Badoc dhe Koliq

Policia e Kosovës në kufirin SHBA–Meksikë, fokusi te menaxhimi kufitar

Kosova Times March 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Mercenari amerikan për krimet në Gaza: Kam qenë në katër luftëra, nuk kam parë kurrë dhunë të tillë kundër civilëve askund

Kosova Times Kosova Times July 24, 2025
Ndeshja mes Gjilanit dhe Llapit mbyllet me barazim
Një alarm ajror është shpallur në të gjithë Ukrainën – Shpërthime në Kiev dhe Kharkov
Rrihen mes vete tifozët në Mal të Zi, ndërpritet ndeshja
Sveçla: Nuk jam kundër popullit serb, por kundër projekteve shoviniste dhe kriminelëve të Serbisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?