By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një dorëheqje morale duhet tani
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Një dorëheqje morale duhet tani
Opinion

Një dorëheqje morale duhet tani

Kosova Times
Last updated: 2023/03/20 at 4:05 PM
Kosova Times Published March 19, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Pal ShTUFI

Kryeministri bëri mirë që u kthye përfundimisht në udhët e jetës në tokë. Bëri mirë që i pranoi të gjitha marrëveshjet e më hershme. Nuk e di arsyen e vërtetë pse ra n’brazë, por e di që gjithçka që bëri deri dje, ajo i bë mirë vendit tonë. Opozita duhet ta aplaudojë veprën e kryeministrit, edhe pse të njëjtën paraardhësit e tij e kanë arritur që më 2013. Por “dhjetë vjet të humbura për kauza të rrejshme, janë shumë më të dëmshme se të gjitha hajnitë e të gjitha qeverive të deritanishme. Dëmet që i ka shkaktuar ky njeri për të ardhur në pushtet dhe në atë pushtet me i zbatu të gjitha proceset e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, nuk falen.

Po të isha anëtar i LVV, kurrë nuk do t’ia falja tonelatat e rrenave që i ka bërë ky kryeministër. Kurrë. Historia jonë nuk njeh mashtrim më të madh dhe më të dëmshëm për vendin se kjo histori rrenash, nga 2013 e deri me 2023.

OPOZITA TEK TANI DUHET TË DËSHMOHET

Siç e dimë, opozita ishte nxituar me disa veprime të parakohshme…

Sepse, tek tani ka ardhur koha që ky kryeministër të largohet nga pushteti, natyrisht, duke përdorur të gjitha mjetet demokratike.

Ai që mashtron kaq shumë, vetëm për të ardhur në pushtet, ai mashtron edhe më shumë gjatë ushtrimit të pushtetit.

Me të gjitha metodat duhet provuar që KM të detyrohet të dorëhiqet. Nëse nuk pranon, duhet të zbatohen trajta tjera, të cilat do ta detyrojnë që ky njeri të largohet, një sahat e ma para nga pushteti.

MASHTRIMI ISHTE I PARAMENDUAR

Duke i njohur mirë aftësitë e tij, personalisht mendoj që Albin Kurti, mashtrimin dhe gënjeshtrën i ka bërë qëllimshëm dhe me vetëdije të lartë. Së këndejmi, si i tillë është shumë i rrezikshëm sepse Albini mjeshtrisht kombinon mashtrimin e gënjeshtrën me një demagogji dhe retotikë të shkathët, duke u kapur për tema tepër sensitive për masat. Në fakt, po t’i besoja gënjeshtrat e Albinit, edhe unë do ta votoja, sepse premtimet e tij preknin dëshirat e secilit, pra edhe të miat.

EDHE NJË

Shtojeni edhe një fakt. Sa të jetë në pushtet ky njeri, Amerikën do ta kemi të huaj. Me ose pa të drejtë, këtë kryeministër Amerika e konsideron asgjëmangut se Hugo Chavezin dikur.

Dorëheqja e ndihmon kryeministrin dhe shpëton vendin.

You Might Also Like

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Pse Rusia hyri në luftë kundër Ukrainës

Krishtlindja e politikës së madhërisë serbe të turpit

Kosova Times March 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Kombi mbi të gjitha

Kosova Times Kosova Times April 2, 2025
Temperaturat e ulëta, Trump do ta bëjë betimin brenda Kapitolit
Arrestohet me urdhër të SPAK, drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës
PDK fajëson Kurtin për bllokadë politike dhe rritjen e çmimeve
Muhaxhiri: Fjalimin e Osmanit në PE do ta vë nën hije situata në veri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?