By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zelensky i përgjigjet ashpër Trumpit dhe Putinit
August 9, 2025
Reagim i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për bllokimin e TV News 24
August 9, 2025
Kapiteni i një anijeje kroate i dënuar me 30 vjet burg, lirohet nga burgu turk
August 9, 2025
Një person në Bellanicë të Malishevës gjendet pa shenja jete në një fushë
August 9, 2025
BE, shteteve anëtare: Zbatoni Aktin e Lirisë së Medias
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vetëvendosje për serbët, vetë-menaxhim për shqiptarët!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Vetëvendosje për serbët, vetë-menaxhim për shqiptarët!
Opinion

Vetëvendosje për serbët, vetë-menaxhim për shqiptarët!

Kosova Times
Last updated: 2023/03/19 at 12:19 PM
Kosova Times Published March 19, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Pas takimit maratonik të Ohrit mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, gjërat janë qartësuar akoma më shumë. Serbia e nxori atë që dëshiroj dhe për të cilën punojë pareshtur, kurse Kosovës si ngushëllim i mbeti dëshira për liberalizim të vizave, për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në UNESCO, por pa asnjë shpresë për t’u bërë anëtare e BE-së dhe pa ulëse në OKB.

Epilog i dhimbshëm për Kosovën

“Asociacioni nuk është vetëqeverisje e serbëve por është vetë-menaxhim dhe natyrisht që unë jam kryeministër i gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim etnie andaj angazhohem jo vetëm për shqiptarët por edhe për serbët dhe pakicat e tjera”, ishte deklarata e Albin Kurtit pas përfundimit të takimit trepalësh në Ohër.

Mirëpo e vërteta është krejt ndryshe, e dhimbshme dhe e hidhur për Kosovën!

Serbia e nxori atë që deshi dhe e planifikojë prej kohësh, shtrirjen ekonomike dhe të sovranitetit politik në veri përmes Asociacionit dhe në brendi të vendit përmes komunave (enklavave serbe siç i quante Kurti në të kaluarën) serbe dhe zgjerimit territorial të kishave dhe manastireve, të fuqizuara me eks-territorialitet.

Por shtrohet pyetja, çfarë përfitojë Kosova nga plani franko-gjerman, i nisur me 27 Shkurt në Bruksel dhe përfunduar në Ohër më 18 Mars 2023!?

Nëse ju referohemi gjërave praktike dhe atyre që janë premtuar prej kohësh nga kryeministri aktualë, Albin Kurti, atëherë lirisht mund të themi se Kosovës i mbeti në dorë të “Trashtë e Surlës”; pa njohje reciproke, pa ulëse në OKB, pa kompensimin e dëmeve të luftës, pa kthimin e të pagjeturve, pa kthimin e artefakteve të vjedhura gjatë luftës, madje pa liberalizim të vizave dhe pa asgjë tjetër.

Kurse ato që i janë premtuar Kosovës në njërin nga nenet e marrëveshjes së panënshkruar janë më tepër çështje teknike që i përkasin lirisë së lëvizjes, siq janë; njohja e pasaportave, e targave, vulave doganore dhe diplomave!

Njohja “De Facto” nuk është njohje “De Jure”

Dallimi mes njohjes “De facto” dhe “De Jure” është tek legjitimimi i realitetit të krijuar në një territor të caktuar. Ndarja faktike e 25 viteve më parë e pjesës veriore të vendit tonë nga forcat ruso-franceze apo “Zajednicës” së nënshkruar 10 vite më parë në Bruksel nga dy ish kryeministrat tonë, po legjitimohet tani nga plani franko-gjerman i pranuar nga Albin Kurti pa marrë asgjë në këmbim. Lugina e Preshevës mbeti jashtë fjalorit politik dhe përfundimisht nën juridiksionin e Serbisë!

Gatishmëria e Kurtit për nënshkrim të Asociacionit dhe mosnënshkrimi i palës tjetër e dëshmojnë mjerimin dhe miopinë politike të kryeministrit të vendit tonë për ta ruajtur pak pushtet në gjysmë shtet.

Kirurgët evropian dhe ata perëndimorë në përgjithësi po e cilësojnë si të suksesshëm “operacionin” e Ohrit, kurse pacientit (Kosovës) më shumë plagë të hapura, i mbetën nëpër këmbë zorrët serbe nga të cilat do të pengohet perspektiva zhvillimore, integrimet evropiane dhe transatlantike të shtetit tonë dhe me të cilat do të shpenzojnë kohë dhe energji (mjete financiare) të gjitha qeveritë e ardhshme të Kosovës. Shqiptarëve u mbetet që të vetë-menaxhohen të vetmuar dhe të plagosur në shpirt nëpër shtëpitë e tyre, kurse mërgimtarët do të treten të harruar nga shteti i tyre.

Pushteti i lartë në Kosovë do të jetë analog me vetëqeverisjen (vetëvendosjen) serbe dhe do të jetë i barasvlershëm me pushtetin lokal në tërë territorin e Kosovës, pa të drejt mbikëqyrjeje të Asociacionit serb dhe pa asnjë lloj menaxhimi të kishave dhe manastireve serbe. Tani e tutje do të vazhdojë beteja politike për pushtet në gjysmë shtet, pasi gjysma tjetër na shkoi për lesh!

You Might Also Like

Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!

Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën

Çipa : Lufta dhe kontributi i UÇK është histori madhështore çlirimtarësh për gjithë kombin

Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..

Kujt po i shkon përshtati kjo gjendje kaotike – kriza në shtet dhe lufta për pushtet ?

Kosova Times March 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Izmaku: Limaj emër unifikues

Kosova Times Kosova Times June 9, 2025
Pothuajse 16% e rusëve mbështetën një sulm bërthamor në Ukrainë
Rusia riaktivizon botet e saj, objektivi i ri janë zgjedhjet gjermane
Separatistët pakistanezë qëllojnë në tren, marrin pengje
Analistët: Integrimi i Malit të Zi në BE, i rëndësishëm për rajonin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?