By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Koreja e Veriut thotë se simuloi një kundërsulm bërthamor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Koreja e Veriut thotë se simuloi një kundërsulm bërthamor
Rajon / Botë

Koreja e Veriut thotë se simuloi një kundërsulm bërthamor

Kosova Times
Last updated: 2023/03/20 at 3:13 PM
Kosova Times Published March 20, 2023
Share
SHARE

Koreja e Veriut tha të hënën se ka simuluar një sulm bërthamor në Korenë e Jugut, duke testuar raketa balistike gjatë fundjavës.

Lëshimi i raketave ishte demonstrimi i pestë që Koreja e Veriut ka kryer gjatë këtij muaji në shenjë proteste ndaj stërvitjeve më të mëdha të përbashkëta ushtarake në vite që kanë kryer Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, udhëzoi ushtrinë e tij që të kryejë më shumë stërvitje për të rritur gatishmërinë e luftës të forcave të tij bërthamore përballë “agresionit” nga armiqtë e tij, raportoi media shtetërore.

Ushtritë e Koresë së Jugut dhe Japonisë kanë detektuar lëshimin e një rakete me rreze të mesme veprimi në ujërat e bregdetit lindor të Veriut. Lëshimi i kësaj rakete besohet se ndodhi një orë para se ShBA-ja të fluturonte bombarduesit B-1B për trajnime me avionët luftarakë të Koresë së Jugut. Koreja e Veriut i ka cilësuar stërvitjet SHBA-Kore e Jugut si përgatitje për pushtim, edhe pse aleatët insistojnë se stërvitjet janë të natyrës së mbrojtjes. Disa ekspertë kanë argumentuar se Veriu i përdor këto stërvitje si pretekst për të avancuar programet e tij të armëve.

Agjencia shtetërore e lajmeve verikoreane, KCNA, tha se raketa, që fluturoi rreth 800 kilometra, ishte e pajisur me një kokë bërthamore të rreme. Kjo agjenci tha se testimi ishte i suksesshëm, duke shtuar se pajisje shpërtheu ashtu siç ishte planifikuar, 800 metra mbi ujë në vendin që ishte simuluar se ishte “një shënjestër e madhe e armikut”.

Agjencia tha se lëshimi i raketës ishte hapi i fundit i stërvitjeve dyditore që përfshiu edhe stërvitje të komandës bërthamore të stërvitjeve të kontrollit. Po ashtu, Koreja e Veriut kreu stërvitje të njësive ushtarake, përkatësisht të reagimit të tyre për kundërsulm bërthamor.

Këto stërvitje janë po ashtu “paralajmërim i fuqishëm” për ShBA-në dhe Korenë e Jugut “të cilat nuk po fshehin përpjekjet e tyre për të nisur një luftë” kundër Koresë së Veriut, tha KCNA.

Kim, sipas medias shtetërore, tha se armiqtë e tij “janë duke bërë lëvizje gjithnjë e më agresive”.

Koreja e Veriut pretendoi se raketa e fundit e lëshuar është modeluar në bazë të raketës ruse balistike, Iskander. Phenjani tha se këtë raketë e ka testuar që nga viti 2019. Kjo raketë thuhet se mund të fluturojë në lartësi të ulëta dhe ka mundësi të manovrimit.

You Might Also Like

Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së

Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih

Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Më shumë se 150 besimtarë rrëmbehen në Nigeri. Ata kërkojnë 17 motoçikleta për të filluar negociatat

Musk në Davos: Robotët do t’i tejkalojnë njerëzit dhe inteligjenca artificiale do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore

Kosova Times March 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Si funksionojnë zgjedhjet presidenciale në SHBA, kush janë zgjedhësit, pse janë kaq të rëndësishme votat e shteteve swing – dhe kush do të fitojë?

Kosova Times Kosova Times November 5, 2024
Nga Caserta në Nju Jork, piceritë më të mira në botë, sipas udhëzuesit 50 Pizza më të mira
PSD mban protestë kundër dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale
Erdogan për Gazën: Vendimi i Izraelit është i papranueshëm
35,000 vrasës, përdhunues dhe kanibalë të rekrutuar nga Siberia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?