By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 16 nëntor 2025
November 16, 2025
Sot në Strasburg, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
November 16, 2025
Ministri në detyrë i Sportit përgëzon Kosovën pas fitores ndaj Sllovenisë
November 15, 2025
Kurti pas fitores: Sonte bëmë histori, ëndrrën vazhdojmë ta ndjekim
November 15, 2025
Kosova siguron plejofin e Botërorit 2026, presidentja Osmani feston fitoren
November 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova vazhdon importin e mallrave me vendet që nuk e kanë njohur Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Kosova vazhdon importin e mallrave me vendet që nuk e kanë njohur Kosovën
Lajme

Kosova vazhdon importin e mallrave me vendet që nuk e kanë njohur Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2023/03/20 at 10:35 AM
Kosova Times Published March 20, 2023
Share
SHARE

Kosova vazhdon të importojë produkte nga vendet e ndryshme, pavarësisht raporteve të saj ekonomike, politike dhe diplomatike me ato shtete.

Të dhënat e fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës flasin se ka një ulje të lehtë të vlerës së importeve nga pesë vendet që nuk e kanë njohur ende Kosovën.

Përfaqësues të bizneseve vlerësojnë se pavarësisht sfidave më të cilat përballen bizneset vendore, kjo i dëmton ata edhe në zhvillimin e tyre.

Në periudhën dhjetor 2021- dhjetor 2022, Kosova ka importuar vlera të larta të produkteve që vijnë nga pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën. Të dhënat e fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës flasin se Kosova më së shumti importon nga Greqia, ku për periudhën e lartcekur, në dhjetor 2022, importi grek në Kosovë shënoi mbi 3.9 milionë euro, e pasuar nga  Spanja me 0.9 milionë euro, Rumania me 0.8 milionë euro dhe Sllovakia me 0.4.

Ndërkohë, në një përgjigje elektronike për Radio Kosovën, Banka Qendrore Kosovës ka konfirmuar se vetëm në janar të këtij viti, importi  nga pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, shënon mbi 26 milionë euro.

Zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti, ka thënë se importi nga Greqia është 16.2 milionë euro, Rumania 3.5 milionë euro,  Spanja 3.1 milionë euro, Sllovakia 1.15 milionë euro dhe Qipro 0.29 milionë euro.

Pavarësisht problemeve politike, Kosova vazhdon të eksportojë edhe më tutje dhe më këtë dëmtohen bizneset vendore, thotë për Radio Kosovën kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

“Kosova vazhdon të importojë produkte nga vendet e ndryshme pavarësisht a kemi raporte të mira ekonomike, politike dhe diplomatike. Ne nuk i shikojmë këto si prioritet, por prioritet e kemi se ku gjejmë qasje më të lehtë të importeve, dhe kështu po ndodh edhe me 5 vendet që Kosovën nuk e njohin, por produktet e atyre vende janë prezentë në Kosovë. E marr shembull edhe Serbinë që kemi mbi 432 milionë euro shkëmbime tregtare në vitin e kaluar, ku del se ne si konsumatorë nuk kemi ngarkesa nacionaliste e aq më pak edhe bizneset. Ne vazhdojmë t’i trajtojmë të gjitha produktet nga të gjitha vendet pavarësisht a na njohin apo jo, por ato shtete neve nuk na trajtojnë njësoj, dhe këtu do të duhej që të shikohen edhe masat e reciprocitetit ndaj secilit shtet, pavarësisht a është në BE apo jo”, tha ai.

Ndryshe, importi i mallrave nga të gjitha vendet e BE-së, sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka shënuar një rritje prej 4.6 për qind.

You Might Also Like

Austriakët ofrojnë një pagë minimale prej 2,200 eurosh, akomodim dhe ushqim falas

ASK: Çmimet e konsumit shkuan në 5,1% vjetore dhe 0,6% mujore

Bislimi takon përfaqësues të biznesit nga Turqia, flasin për investime

Tri licenca të reja, ZRrE: Kërkesat po rriten pas liberalizimit të tregut

Struktura e punësimit 2003–2023, Shqipëria në vendnumëro për profesionet e kualifikuara

Kosova Times March 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj për vrasjen e policit Lika: Ishte një atdhetar i dëshmuar

Kosova Times Kosova Times April 2, 2025
Kandiq: Mandatari serb të tregojë se ku i varrosi Rukie dhe Feriz Krasniqin
Dortmund e afron kapitenin e Stuttgart si zëvendësues të Hummels
Nuk hiqet dorë nga njohja e ndërsjellë
Putin shpalli gatishmërinë e tij për përkeqësim me Perëndimin dhe refuzoi lëshimet territoriale ndaj Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?