By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Goditet klani kriminal i drogës shqiptar në Belgjikë, 18 të arrestuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Goditet klani kriminal i drogës shqiptar në Belgjikë, 18 të arrestuar
Lajme

Goditet klani kriminal i drogës shqiptar në Belgjikë, 18 të arrestuar

Kosova Times
Last updated: 2023/03/21 at 1:16 PM
Kosova Times Published March 21, 2023
Share
SHARE

Një tjetër operacion masiv anti-drogë është zhvilluar ndaj grupeve kriminale shqiptare në Europë. Rreth 21 kontrolle, që çuan në arrestimin e 18 personave, u kryen veçanërisht në Liège, Seraing, Saint-Nicolas, Grâce-Hollogne dhe Jemeppe të Belgjikës. Ndërhyrja e policisë belge erdhi si pjesë e një hetimi të nisur më shumë se dy vite më parë në mjedisin kriminal shqiptar lidhur me trafikun e kokainës dhe kanabisit.

PJF e Lièges kreu një operacion në shkallë të gjerë ku përfshiheshin më shumë se 160 policë. “Aksioni bëri të mundur konfirmimin e ekzistencës së një trafiku të mirëorganizuar të kokainës dhe kanabisit në një periudhë të paktën katërvjeçare”, tha Prokurori i çështjes. Organizata, e cila përdori telefona celularë të koduar Sky ECC deri në mars 2021, vazhdoi aktivitetet e saj në të gjithë bashkimin më të madh të Lièges dhe në Luksemburg (Marche-en-Famenne, Houffalize). Të dyshuarit me sa duket grumbulloheshin në Antëerp dhe Holandë me kilogramë kokainë. Gjatë ndërhyrjes janë zbuluar shumë elemente konkrete që kanë të bëjnë me aktivitetet kriminale të organizatës dhe të dyshuarve.

Kërkimet çuan në sekuestrimin e 800 gr kokainë dhe produkte prerëse të paketuara në një arkë që shërben si “punishte” për të dyshuarit, dhjetëra pako te vogla kokaine të shpërndara në adresa të ndryshme por edhe në arka të vendosura në disa automjete (fenerë, kuti dorezash, mbështetëse koke, etj.), pajisje për paketimin dhe shitjen e kokainës. Një plantacion kanabisi me një kapacitet prej rreth 600 bimë u zbulua në Verviers si dhe pajisje dhe mbetje plantacionesh në Houffalize dhe Jemeppe. U sekuestruan 33 automjete me vlerë rreth 300 mijë euro, ndërkohë u kapën dhe 30 mijë euro cash. Pasuritë e konfiskuara nga llogaritë kapin vlerën afro 70,000€. U sekuestrua edhe një orë Rolex, televizorë me ekran të sheshtë, mallra luksi (mallra lëkure Vuitton, etj.), dokumente false italiane dhe sllovene. Pas dëgjimeve nga hetuesit, pesë të dyshuar tashmë janë vënë në urdhër-arrest më 20 mars për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

6 të dyshuar të tjerë do të paraqiten më 21 mars në Gjykatën Hetuese për një vendosje të mundshme nën urdhër-arresti. Ndërkohë, 6 persona po ashtu rezultuan se banonin ilegalisht në Belgjikë Hetimi do të vazhdojë nga Divizioni për Narkotikët i PJF Liège nën autoritetin e gjyqtarit hetues Jean-Marc Mottet.

(BalkanWeb)

 

You Might Also Like

Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën

KRM `Pastrimi` njofton qytetarët dhe bizneset për çmimoren e re

Pas Vlorës, Ivanka Trump në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Edi Rama

Kurti në `Shtëpinë e SHBA-së` në Davos diskuton mbi besimin dhe udhëheqjen

Pas lirimit nga burgu serb, Haziri apelon: Mos kaloni përmes Serbisë

Kosova Times March 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

ShBA-ja me draft-rezolutë që kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gazë

Kosova Times Kosova Times March 21, 2024
E djathta ekstreme po fiton popullaritet në Rusi: a po i ndihmon Kremlini ata?
Mbyllen meçet gjysmëfinale të turneut `Lah Nimani`
SHBA-Shqipëri, 103 vite marrëdhënie diplomatike
Biserko: “Vuçiq pretendon se Serbia është ende në rrugën evropiane, por kjo nuk vërtetohet nga politika e tij
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?