By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kovaçevski paralajmëron veting në gjyqësor, pas kritikave të DASh-it
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kovaçevski paralajmëron veting në gjyqësor, pas kritikave të DASh-it
Rajon / Botë

Kovaçevski paralajmëron veting në gjyqësor, pas kritikave të DASh-it

Kosova Times
Last updated: 2023/03/21 at 6:10 PM
Kosova Times Published March 21, 2023
Share
SHARE

Kritikat e Departamentit amerikan të Shtetit (DASh) në raportin vjetor për të Drejta të Njeriut duhet të shërbejnë për angazhim më të madh të institucioneve në përmirësimin e gjendjes në fushat përkatëse, në veçanti në gjyqësor, si dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, ka deklaruar të martën kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Në raportin e DASh-it, në pjesën për Maqedoninë e Veriut, përmendet korrupsioni i rëndë qeveritar, mungesa e përgjegjësisë për dhunë me bazë gjinore dhe atë në familje, trajtim çnjerëzor dhe degradues në burgje, kërcënime me dhunë ndaj gazetarëve dhe kërcënime e dhunë drejtuar anëtarëve të komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor).

“Raportet e tilla duhet të përdoren në drejtim të përmirësimit të situatës në shoqëri, sidomos në ato që ne i analizojmë. Besimi në gjyqësor është diçka për të cilin duhet të punojë e tërë shoqëria, dhe para së gjithash organet e drejtësisë. Ne synojmë realizimin e më shumë projekteve, ku unë do ta theksoja procesin e vetingut, që duhet të përfshijë të gjithë funksionarët e emëruar dhe të zgjedhur. Ky proces duhet bërë në bashkëpunim me ShBA-të dhe BE-në”, ka deklaruar Kovaçevski.

Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit ndër të tjera është thënë se megjithëse Maqedonia e Veriut ka një ligj që parashikon dënime penale për korrupsion nga zyrtarët, ende ka raportime për zyrtarë të përfshirë në korrupsion.

“Sondazhet e opinionit publik kanë përmendur vazhdimisht korrupsionin si një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve…Kushtetuta parashikon gjykata autonome dhe të pavarura, por Qeveria jo gjithmonë ka respektuar pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit. Rastet e sjelljes së pahijshme gjyqësore, presioni i panevojshëm politik, ryshfetet për gjyqtarët, drejtësia e stërzgjatur, si dhe stafi i pamjaftueshëm i gjyqësorit, vazhdojnë të pengojnë efektivitetin e gjykatës dhe të ndikojnë në besimin e publikut në sundimin e ligjit”.

Në raport, ndër të tjera, flitet edhe për kushtet e këqija në burgje, kushtet çnjerëzore në repartet e mbipopulluara të burgjeve, dhe personelin e korruptuar në burgje, si dhe se policia ka abuzuar me të paraburgosurit dhe të burgosurit dhe ka përdorur forcë të tepruar ndaj tyre.

“Në lidhje me situatën nëpër burgje, Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve, me mbështetjen e Qeverisë, por edhe të partnerëve ndërkombëtarë, mendoj BE-në, ShBA-në dhe financuesit tjerë, punojnë që të eliminohen të gjitha vërejtjet e theksuara. Bëhen përpjekje për përmirësimin e kushteve në të gjitha burgjet e vendit”, ka deklaruar kryeministri maqedonas.

Sa i përket punës së mediave, raporti i DASh-it apostrofon dhunën dhe kërcënimet ndaj punonjësve të mediave, por edhe raportimet e ndara.

“Mediat vazhdojnë të jenë të ndara sipas linjave politike, por numri i mediave të pavarura që shprehin në mënyrë aktive pikëpamje të ndryshme pa kufizime të dukshme, vazhdojnë të rritet”, përmend raporti.

Kryeministri Kovaçevski ka thënë se raporti është hartuar para se të miratohen ndryshimet në Kodin Penal që mbrojnë gazetarët nga dhuna dhe kërcënimet, pasi sulmi ndaj gazetarëve cilësohet si sulm ndaj zyrtarëve.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times March 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Lufta Hibride dhe elementet e saj në sfidat e Republikës së Kosovës

Kosova Times Kosova Times September 13, 2024
Trump pezulloi ndihmën e huaj nga SHBA për tre muaj, preket edhe Kosova
Huthitë sulmojnë qytetin izraelit në Detin e Kuq me dron: Të paktën 22 persona të plagosur
Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktaret më të mëdha të vdekjeve në Gjermani
Këmbësori goditet për vdekje nga një veturë në Gjilan, arrestohet i dyshuari
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?