By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nëse e doni tortën Red Kadife, këto kube lëngshme djathi krem ​​do të jenë të preferuarat tuaja të reja
January 22, 2026
Kjo është receta më e lehtë e tortës me djathë, pa pjekje, ka pushtuar rrjetet sociale dhe është bërë vetëm me 2 përbërës
January 22, 2026
Këto makarona të pjekura me 4 djathëra mposhtin dimrin dhe depresionin sezonal
January 22, 2026
Receta me fasule
January 22, 2026
Një mrekulli natyrore në Hungari: Një liqen tepër i bukur që ndryshon ngjyrat
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shënohet 21 marsi Dita Ndërkombëtare e Pyjeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Shënohet 21 marsi Dita Ndërkombëtare e Pyjeve
Bujqësi

Shënohet 21 marsi Dita Ndërkombëtare e Pyjeve

Kosova Times
Last updated: 2023/03/21 at 9:28 PM
Kosova Times Published March 21, 2023
Share
SHARE

Me moton “Pyje të shëndetshme për njerëz të shëndetshëm” sot në Parkun e Gërmisë Prishtinë u shënua Dita Ndërkombëtare e Pyjeve. Ngjarja u organizua nga Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi – FAO dhe e përkrahur nga Zyra e BE-së dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë.

Në këtë ceremoni festive morën pjesë përfaqësues të Qeverisë, deputetë të Kuvendit të Kosovës, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia e Pyjeve të Kosovës, Zyra e BE-së në Kosovë, Ambasada e Suedisë në Kosovë, Koordinatorja për Zhvillim e OKB-së, ekipi i Programit për Pylltari zbatuar prej FAO-s, përfaqësues të Komunës së Prishtinës, si dhe partnerë dhe palë të tjera të interesit.

Përfaqësuesit e këtyre institucioneve, fillimisht u takuan tek krojet e Parkut të Gërmisë, ku edhe mbajtën nga një fjalë rasti për rëndësinë e mbrojtjes së pyjeve dhe rolin e tyre në shëndetin e njerëzve dhe mjedisit të Kosovës.

Fitore Pacolli, deputete e Kuvendit të Kosovës në fjalën e saj tregoi për punën e kuvendit në përmirësimin e kornizës ligjore sa i përket sektorit të pyjeve, ku ndër të tjera shtoi se “një prej të gjeturave, në Ligjin e Pyjeve ka qenë ‘përzierje kompetencash’ në mes të nivelit lokal, ministrive dhe autoriteteve që merren me këtë sektor. Ndërsa, tani me ligjin e ri kemi një autoritet përgjegjës dhe kompetent për pyje”, tha me këtë rast znj. Pacolli.

Në anën tjetër, Zv. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Lazar Raduloviq, pas një prezantimi të historisë së Ditës së Pyjeve vlerësoi rëndësinë e menaxhimit të pyjeve. “Pyjet janë një pjesë integrale e zhvillimit të qëndrueshëm global. Sipas Bankës Botërore, ekzistenca e më shumë se 1.6 miliardë banorëve në planet varet drejtpërdrejt ose tërthorazi nga pyjet”, shtoi zv. Ministri Raduloviq.

Ndërsa, Jonas Westerlund, Ambasadori i Suedisë në Kosovë foli për rëndësinë e pyjeve të Kosovës për ekonominë e vendit, si dhe për mbështetjen e Suedisë dhe Zyrës së BE-së në Kosovë për sektorin e pyjeve përmes programit të implementuar nga FAO “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumë-qëllimor të pyjeve për përmirësimin e jetës rurale dhe adresimin e ndryshimeve klimatike në Kosovë”.

Gjatë këtij manifestimi, pjesëmarrësit dëgjuan prezantimet motivuese me temën “Roli kritik i pyjeve në promovimin e shëndetit të njeriut dhe mirëqenies sociale” nga Daut Demaku, Behare Bajraktari, si dhe fotografi i mirënjohur Arian Mavriqi të cilët pas fjalimeve të tyre në shënimin e kësaj ngjarje, vazhduan ecjen me biçikleta shtigjeve pyjore të Gërmisë.

Theksojmë se Dita Ndërkombëtare e Pyjeve është shpallur prej OKB-s dhe çdo vit me datë 21 mars shënohet nga FAO në nivel global, si mundësi për të promovuar aktivitete miqësore, si dhe praktika të qëndrueshme të menaxhimit të pyjeve. /Kosovatimes/

You Might Also Like

MBPZhR hap thirrjen për Pagesa Direkte 2025 në sektorin e blegtorisë

Kosova përfaqësohet në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi në Berlin

AUV: Produktet e kafesë janë të sigurta për përdorim

AUV paralajmëron për djathin mozzarella të kontaminuar me aflatoksinë M1

Dron për monitorimin inteligjent të kulturave bujqësore në Fushë-Krujë e Shkodër

Kosova Times March 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kryeprokurori maqedonas kërkon dënime të rrepta për armëmbajtje pa leje

Kosova Times Kosova Times May 8, 2023
Një rus u arrestua nën dyshimin për spiunazh në Holandë
Kurti e Sveçla kujtojnë zyrtarin e EULEX-it që u vra 11 vjet më parë
Çfarë rrëfejnë bukuroshet që argëtojnë në Dubai milionerët në jahte?
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së “s’duhet të zgjasë mbi dy-tre vjet”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?