By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Xi fton Putinin të vizitojë Kinën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Xi fton Putinin të vizitojë Kinën
Rajon / Botë

Xi fton Putinin të vizitojë Kinën

Kosova Times
Last updated: 2023/03/21 at 2:22 PM
Kosova Times Published March 21, 2023
Share
SHARE

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, e ka ftuar homologun e tij rus, Vladimir Putin, që ta vizitojë Kinën gjatë këtij viti dhe të marrë pjesë në forumin e tretë të nismës Brezi dhe Rruga.

Xi po ashtu e ftoi kryeministrin rus, Mikhail Mishustin, që ta vizitojë Kinën dhe bëri thirrje për takime të rregullta midis kryeministrave të të dyja shteteve.

Putin kishte marrë pjesë në forumet e organizuara për nismën Brezi dhe Rruga në Kinë më 2017 dhe 2019.

Xi zhvilloi takim me Putinin në ditën e dytë të vizitës së tij në Moskë.

Lideri kinez po zhvillon vizitën e parë në katër vjet në mes të izolimit ndërkombëtar në rritje të Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Putin dhe Xi e quajtën njëri-tjetrin “mik të dashur” teksa u takuan në Kremlin në ditën e parë të takimeve më 20 mars.

Të dy liderët bënë deklarata të shkurta në hyrje të takimit. Xi do të qëndrojë në Rusi për tri ditë dhe dy shtetet thanë se kanë mundësi për të thelluar “partneritetin pa kufi” dhe liderët dënuan atë që e quajtën përpjekje të Uashingtonit për t’i izoluar dhe për të ndalur zhvillimin e tyre.

Takimet me Xi-në paraqesin një mundësi të rrallë për Putinin për të pretenduar se Rusia është krejtësisht e ndarë nga pjesa tjetër e botës, pavarësisht se ai është subjekt i një urdhërarrestimi nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime të pretenduara të luftës.

“Ne shpresojmë se partneriteti strategjik midis Kinës dhe Rusisë nga njëra anë do të mbështesë drejtësinë ndërkombëtare, dhe nga ana tjetër do të promovojë prosperitetin e përbashkët dhe zhvillimin e shteteve tona”, tha Xi në nisje të takimit me Putinin.

Takimi në ditën e parë përfundoi pas katër orësh dhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Putin ka të ngjarë që t’i ofrojë Xi-së “shpjegim të detajuar” për veprimet e Moskës në Ukrainë. Ai shtoi se bisedime më të gjera për një sërë çështjesh në mes të zyrtarëve rusë dhe kinezë janë paraparë të mbahen më 21 mars.

Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve se Xi dhe Putin duket se janë “në një lloj martese me interes” sesa në një martesë dashurie.

“Këto dy shtete për një kohë të gjatë kanë kritikuar lidershipin amerikan në mbarë botën”, tha ai.

Kirby tha se Shtëpia e Bardhë vazhdon të jetë e shqetësuar me mundësinë që Kina mund t’i ofrojë Rusisë armë vdekjeprurëse.

Ai po ashtu tha se Uashingtoni e inkurajon Xi-në që t’i bëjë presion Putinit “se ai duhet të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, duke shtuar se lideri kinez duhet të flasë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, lidhur me ndikimin e luftës në Ukrainë.

Vizita e Xi në Rusi vjen disa javë pasi Kina njoftoi për një propozim për zgjidhje politike në Ukrainë. Shtetet perëndimore thanë se ky plan është bazuar në qëndrimin rus, përfshirë edhe fajësimin e Perëndimit për pushtimin e paprovokuar. Plani kinez bën thirrje për armëpushim dhe bisedime të paqes.

Putin, në hyrje të takimit me Xi, mirëpriti planin e Kinës.

“Ne gjithmonë jemi të hapur për negociata. Ne sigurisht se do t’i diskutojmë të gjitha çështjet përfshirë edhe nismat tuaja, të cilat ne sigurisht i trajtojmë me respekt”, tha ai.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shprehur skepticizëm lidhur me propozimin dhe ka thënë se mund të jetë një strategji për të ndihmuar Rusinë në terren.

Ai po ashtu ka dënuar vizitën e Xi-së, duke theksuar se koha kur po mbahet kjo vizitë tregon se Pekini po i ofron Moskës “mbrojtje diplomatike” për të kryer krime të tjera.

You Might Also Like

Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor

Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”

Putini me uniformë ushtarake vizitoi qendrën e komandës së ushtrisë ruse: “A keni krijuar kushtet që ukrainasit të dorëzohen?”

Një surprizë në Kiev. Zelensky pranoi të negociojë lëshime të mëdha për Rusinë

Gazeta gjermane shqyrton nëse gjuetarët e pasur nga Sarajeva kanë ekzistuar vërtet

Kosova Times March 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Lidhja e bizneseve kërkojnë nga kreu i kuvendit lehtësira legjislative për biznesin

Kosova Times Kosova Times February 24, 2024
U shënua dita ndërkombëtare e vetëdijesimit nga minat
Motra e liderit verikorean paralajmëron Korenë J. për “katastrofë të tmerrshme”
AIP nënshkruan memorandum bashkëpunimin me Kroacinë
Erdogan dhe Lavrov zhvillojnë bisedime me dyer të mbyllura në Ankara
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?