By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së
July 18, 2025
Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet
July 18, 2025
Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë
July 18, 2025
Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së
July 18, 2025
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bashkësia ndërkombëtare ta ndëshkojë agresorin e jo viktimën!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Bashkësia ndërkombëtare ta ndëshkojë agresorin e jo viktimën!
Opinion

Bashkësia ndërkombëtare ta ndëshkojë agresorin e jo viktimën!

Kosova Times
Last updated: 2023/03/23 at 2:27 PM
Kosova Times Published March 23, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Serbia e sotme është e njëjta sikurse ajo e kohës së Millosheviçit. Ambiciet pushtuese të Vuçiqit janë të njëjta sikurse të Millosheviçit, retorika luftënxitëse është e njëjta sikurse ajo e Millosheviçit. Pra, Serbia ka qenë, është dhe mbetët kërcenim permanent për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Sa më shumë po ledhatohet Vuçiqi, aq më agresore po bëhet Serbia!

Problemi qëndron tek bashkësia ndërkombëtare, e cila në vend që ta ndëshkojë Serbinë për të gjitha luftërat dhe gjenocidin ndaj popujve të tjerë në Ballkan, po e ledhaton me mbështetje financiare dhe ushtarake, me investime kapitale dhe zhvillim ekonomik.

Përderisa në të njëjtën kohë ne shqiptarëve dhe të tjerëve si viktima të saj, ende po na ndëshkon me getoizim dhe embargo të investimeve kapitale, pa të drejt të ngritjes së kapaciteteve energjetike dhe ushtarake për vetëmbrojtje nga e njëjta Serbi luftënxitëse në hapësirat ballkanike!

Andaj lojërat e Serbisë në dialog me Kosovën nuk janë më befasi dhe as të papritura. E papritur nuk është as qasja e BE-së, por e papritur është qasja e amerikanëve e cila po e ledhaton Serbinë!

Edhe përkundër të gjitha gjakderdhjeve të shkaktuara nga Serbia në Ballkan, sërish po i lejohet asaj të luaj me fatin e popujve tjerë. Kjo është e pafalshme për ShBA-të dhe aleatët e saj brenda Bashkimit Evropian!

Në vend të ledhatimeve ndaj pasardhësit të Millosheviçit, do duhej vënë kushte dhe obligime ndaj shtetit të Serbisë, siç është kërkimfalja dhe detyrimi i pagimit të dëmeve të luftës. Ngase Serbia e Vuçiqit nuk ka ndryshuar për asgjë nga ajo e Millosheviçit, i cili me arrogancë po e vazhdon politikën e vjetër hegjemoniste, të kërcënimit me luftë për agresion të ri ndaj Kosovës dhe jo vetëm.

Rreziku nga tjetërsimi i historisë

Në kohën, kur është duke u tentuar të ndryshohet dhe tjetërsohet më çdo kusht historia më e re dhe më e lavdishme e Kosovës, përkatësisht rezistenca e gjatë aktive paqësore e viteve të ’90-ta dhe lufta e lavdishme çlirimtarëve, duke e shpallur viktimën fajtore për mbrojtjen e pragut të shtëpisë dhe duke e stimuluar në anën tjetër agresorin me investime dhe kompromise të reja në dëm të viktimës, duke e detyruar këtë të fundit (Kosovën) të bëjë kompromise drastike në dëm të shtetit, duke e detyruar të formojë krijesa artificiale siç është “Zajednica”.

Sa më zemërgjerë që po tregohet kryeministri ynë në dialog, aq më shumë po rriten obstruksionet dhe aspiratat e Serbisë ndaj Kosovës. Pa kaluar java nga takimi i fundit në Ohër, Vuçiqi del hapur me deklarata kundërshtuese për moszbatimin e neneve të caktuara të marrëveshjes së dakorduar në prezencën e ndërmjetësve ndërkombëtar!

Bashkësia ndërkombëtare sa më parë dhe pa humbur kohë duhet t’i caktojë “vijat e kuqe” Vuçiqit në raport me Kosovën. Në të kundërtën do të bëhet përgjegjëse dhe bashkëpjesëmarrëse në cenimin e rendit kushtetues dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Po ashtu ne, duhet t’ia bëjmë të çartë bashkësisë ndërkombëtare, se, edhe pse nuk e kemi forcën ushtarake për determinimin e zhvillimeve politike në rajon, e kemi ndërgjegjen e pastër si popull liri-dashës dhe vetëdijen e zgjuar shtetformuese, bashkë me këtë edhe të drejtën për t’u mbrojtur në trojet tona stërgjyshore!

You Might Also Like

Deputetë, sa mirë do të ishte t’ju shihnim në pozicionin 69!

Dinamika e Sigurisë dhe Sfidat në Ballkanin Perëndimor

Kur ndryshon shekulli, Zoti mdërhyn në Histori – një reflektim për lirinë dhe sovranitetin shqiptar

Në pritje të 120 deputetëve në zarf!

Zgjedhjet janë hapi i fundit ligjor për tejkalimin e krizës parlamentare në Kosovë

Kosova Times March 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bregu s’e përjashton pezullimin e liberalizimit të vizave: Uroj të mos ndodhë, Prishtina dhe Beogradi t’i rikthehen dialogut

Kosova Times Kosova Times July 3, 2023
Qeveria britanike kërcënon të padisë Roman Abramovichin
Një prej raketave të lëshuara nga Libani rrëzohet mbi hotelin ku gjendej Sekretari Blinken
Trump i siguruar, derisa FBI heton atentatin e mundshëm
Osmani takohet me kryeparlamentarin kroat: Kosova llogarit në përkrahjen e vazhdueshme të Kroacisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?