By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës
January 23, 2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje
January 23, 2026
BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve
January 23, 2026
Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë
January 23, 2026
Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gërvalla flet për takimin e Ohrit: Ende s’kemi marrëveshje, Serbia refuzoi nënshkrimin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gërvalla flet për takimin e Ohrit: Ende s’kemi marrëveshje, Serbia refuzoi nënshkrimin
Lajme

Gërvalla flet për takimin e Ohrit: Ende s’kemi marrëveshje, Serbia refuzoi nënshkrimin

Kosova Times
Last updated: 2023/03/24 at 5:31 PM
Kosova Times Published March 24, 2023
Share
SHARE

Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme, që disa ditë ka qëndruar në Portugali, në një vizitë zyrtarë në këtë vend të gadishullit Iberik.

E atje, Gërvalla ka zgjedhur të thyej heshtjen rreth marrëveshjen evropiane e takimit të Ohrit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në intervistën që titullohet “Në Kosovës, duam që Serbia të jetë serioze për normalizimin e marrëdhënieve tona”, zonja Gërvalla e ka bërë të qartë qëndrimin e saj për marrëveshjen e Ohrit. E pyetur se çfarë kuptimi ka marrëveshja e fundit me Serbinë, zonja Gërvalla ka bërë një deklaratë interesante, duke thënë se ende s’ka marrëveshje.

“E vërteta është se ne ende nuk kemi marrëveshje me Serbinë. Nga ana jonë, ne ishim dy herë, një herë në 27 shkurt dhe më pas fundjavën e kaluar, gati për një marrëveshje, me garancitë që partnerët dhe aleatët tanë – Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara – na dhanë për zbatimin e asaj marrëveshjeje, por çuditërisht, serbia nuk ishte gati për këtë. Ata thjesht vazhdojnë lojën e vjetër të transmetimit të mesazheve dhe kohëve të ndryshme dhe më pas, kur afrohet nënshkrimi, refuzojnë. Është për të ardhur keq që BE-ja po e mundëson këtë situatë dhe nuk po i zgjidh sfidat e dialogut që po ndërmjetëson”, tha Gërvalla.

Tutje, shefja e MPJD-së u përball me deklaratën e Vuçiqit, i cili deklaroi se do ta respektojë marrëveshjen evropaine. Gërvalla deklaroi se është e nevojshme që Serbia të jetë serioze në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Ne kemi nevojë që Serbia të jetë serioze për normalizimin e marrëdhënieve tona. Normalizim do të thotë sjellje normale, respektim i fqinjit dhe mos kërcënim ndaj fqinjit me luftë dhe pasoja të tjera. Prandaj është kaq e vështirë me Serbinë, ata ulen në tryezën e bisedimeve dhe premtojnë dhe pastaj vjen një Serbi krejtësisht tjetër kur bëhet fjalë për zbatimin e premtimeve. Kësaj radhe Serbia as që nënshkroi, kështu që nuk jam optimist për të pritur ndryshime në javët apo muajt e ardhshëm”, theksoi ajo.

E para e diplomacisë kosovare foli edhe për çështjen e minoritetit serb në Kosovë, duke deklaruar se ata kanë të drejta si askund në Evropë.

“Mendoj se e dini se Kushtetuta e Republikës së Kosovës është shumë e re dhe është produkt i një përpjekjeje ndërkombëtare për të bërë një kushtetutë shumë moderne, pro-evropiane dhe shumë demokratike. Nuk do të gjeni në asnjë vend tjetër të Evropës të drejta kaq të thella dhe të gjera të minoriteteve të garantuara me kushtetutë. Sa për të dhënë një shembull: për pakicën serbe ka gjithmonë garanci se kanë vend në qeveri, pavarësisht nëse kanë marrë vota të mjaftueshme apo kanë qenë të suksesshëm në zgjedhje. Të gjitha qeveritë në Kosovë kanë një vend të garantuar për pakicat dhe njëra prej tyre është për minoritetin serb. Një shembull tjetër është se për 15 vjet ekziston një paketë e ligjeve bazë – ligje jetike, siç quhen – ku është p.sh. arsimi. Tash e 15 vjet serbët në parlament po bllokojnë, pasi kanë të drejtën e vetos në këtë paketë jetike të ligjeve, ligjin për arsimin e lartë. Ligji ka të bëjë me fëmijët tanë, jo për politikën. Prandaj, nuk ka nevojë për të drejta shtesë”, theksoi Gërvalla. /Kosovatimes/

You Might Also Like

YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës

Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje

BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve

Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë

Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit

Kosova Times March 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ferizaj: Policia shpëton vajzën 21-vjeçare, tentoi të hidhej nga ballkoni

Kosova Times Kosova Times September 3, 2025
Zelensky i ftuar në Samitin Special të BE-së në Ukrainë në mars
Kurti takon kongresistin McGovern, tema, drejtësia dhe bashkëpunim ekonomik
Turqia planifikon samitin e gazit në mes të shkurtit: ministër i energjisë
Mësuesja qëllon me thikë një nxënës 8-vjeçar në Korenë e Jugut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?