By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skenarët e një zgjidhjeje të mundshme në Egje
October 30, 2025
Këto mbathje ortopedike ultra të rehatshme, po revolucionarizojnë jetën e përditshme të mijëra njerëzve
October 30, 2025
Raportuesja Speciale e OKB-së akuzon 63 vende per krimet ne Gaza, perfshire vendin e origjines se saj
October 30, 2025
Forcim bashkëpunimi me Gjermaninë në fushën e ekonomisë dhe energjisë
October 30, 2025
KEK triumfon në rastin e arbitrazhit ndaj KEDS-it dhe KESCO-s
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria e Republikës Sërpska miraton ligjin për “agjentët e huaj”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Qeveria e Republikës Sërpska miraton ligjin për “agjentët e huaj”
Rajon / Botë

Qeveria e Republikës Sërpska miraton ligjin për “agjentët e huaj”

Kosova Times
Last updated: 2023/03/24 at 2:18 PM
Kosova Times Published March 24, 2023
Share
SHARE

Qeveria e Republikës Sërpska ka miratuar një projektligj, përmes së cilit u kërkon organizatave jofitimprurëse të financuara nga jashtë që veprojnë në njësinë serbe të Bosnjës, të regjistrohen dhe të raportojnë për punën e tyre.

Projektligji, i cili u mbështet nga udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik, u miratua më 23 mars nga qeveria.

Dodik thotë se legjislacioni do t’u kërkojë organizatave të financuara nga jashtë që veprojnë në Republikën Sërpska – entiteti i Bosnjë e Hercegovinës që Dodik drejton – të raportojnë “gjithçka që po bëjnë”.

Komunikata e lëshuar pasi qeveria miratoi masën, thoshte se ligji ekzistues për shoqatat dhe fondacionet e financuara nga jashtë rregullon themelimin, regjistrimin, organizimin e brendshëm dhe ndërprerjen e punës së tyre, por jo transparencën e tyre.

Në komunikatë thuhet se aktiviteti i tyre politik, publikimi i raporteve financiare dhe “mbikëqyrja e ligjshmërisë së punës së tyre dhe dispozita të tjera” janë ndër gjërat që nuk janë rregulluar.

Qeveria pretendon se ky boshllëk në rregullore krijon një situatë që mund të çojë në “kolapsin e sistemit ligjor dhe kornizës kushtetuese të [Republikës Sërpska], dhe mund të shkaktojë pasoja të dëmshme për institucionet dhe organizatat e [Republikës Sërpska]”.

Projektligji tani kalon në Asamblenë Kombëtare të Republikës Sërpska për debat. Kjo do të pasohet nga një periudhë dymujore për diskutim publik. Një version i përshtatur i ligjit do të kthehet më pas në Asamblenë Kombëtare për më shumë diskutim dhe votim.

Nëse kalon, ligji do të hyjë në fuqi pas nënshkrimit të presidentit.

Dodik, kreu i partisë më të madhe politike në Republikën Sërpska, Aleanca e Social-Demokratëve të Pavarur (SNSD), ka thënë më parë se projektligji bazohet në Aktin e Regjistrimit të Agjentëve të Huaj të ShBA-së (FARA).

Një ligj i ngjashëm për “agjentët e huaj” në Rusi ka rezultuar i diskutueshëm dhe është përdorur për të penguar punën e organizatave mediatike, përfshirë Radion Evropa e Lirë.

Zyrtarët amerikanë kanë argumentuar se Rusia përdor ligjin e saj për “agjentët e huaj” për të heshtur mospajtimet dhe për të dekurajuar shkëmbimin e lirë të ideve dhe kanë thënë se nuk ka “asnjë ngjashmëri” midis ligjit për “agjentët e huaj” të Rusisë dhe FARA-s së ShBA-së.

Sipas regjistrit të shoqatave dhe fondacioneve, Bosnja ka rreth 25,600 organizata joqeveritare, duke përfshirë 7,500 me bazë në Republikën Sërpska. Nuk ka të dhëna se sa prej tyre financohen nga jashtë.

You Might Also Like

Raportuesja Speciale e OKB-së akuzon 63 vende per krimet ne Gaza, perfshire vendin e origjines se saj

Qeveria bullgare miraton fondet për veprimtarinë e shoqatave bullgare jashtë vendit gjatë vitit 2025

Uashingtoni me ligj detyrohet: Nuk ka vizatime kufijsh apo ndarje territoresh në Ballkanin Perëndimor, “spiunët” rusë dhe kinezë po hetohen

Lukoil po shet kompaninë e saj jashtë vendit, përfshirë dhe në Serbi te kompania qipriote Gunvor Group, në pritje të miratimit të OFAC

Vuçiq kërkon një Dodik të ri?

Kosova Times March 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

A i bëri Vuçiq presion liderit bullgar për të ndryshuar qëndrim për Srebrenicën?

Kosova Times Kosova Times May 30, 2024
Ringjallet serbi i “vdekur”: Nuk jam vrare nga Rruste LLapi!
BE publikoi një vendim për heqjen e sanksioneve kundër nënës së Prigozhin
Policia kërkon ndihmë për kapjen e personit që plagosi tre persona në Pejë
Këtu pushojnë të pasurit, sepse nuk duan që “të varfërit” të jenë pranë tyre
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?