By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën
August 7, 2025
Arrestohen për falsifikim të parave dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë
August 7, 2025
Rama: Kuvendi i Kosovës të reagojë ndaj padrejtësive të Hagës
August 7, 2025
Krerët e partive politike: Kosova po kërkon drejtësi për çlirimtarët
August 7, 2025
Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A po shkon Republika drejt zhbërjes!?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > A po shkon Republika drejt zhbërjes!?
Opinion

A po shkon Republika drejt zhbërjes!?

Kosova Times
Last updated: 2023/03/25 at 9:39 AM
Kosova Times Published March 25, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Për Evropën e kemi ditur që nuk na do dhe asnjë veprim i saj nuk na befason, por nuk e kemi besuar asnjëherë, që do të vije dita kur edhe ShBA -ja do ta përkrahë Serbinë më shumë sesa ne shqiptarëve, popullin më pro-amerikanë në rruzullin tokësorë!

BE vazhdimësi e Evropës plakë, ShBA-të befasi!

Bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi dhe BE-ja në veçanti po i përdorë territoret shqiptare për llogaritë e saja sikurse centët për kusuritje me Serbinë. Përkrahja dhe ledhatimet e disa shteteve perëndimore ndaj Serbisë po bëhen me shpresën se mund ta largojnë atë nga Rusia!

Kurse me ne shqiptarët po luajnë paturpësisht në stilin; “hyp se të vrava, zbrit se të mbyta krejt”! “Merre ose lëre” ishte oferta e fundit ndaj Kosovës në dialogun e Brukselit më 27 Shkurt 2023! E kjo për një popull të varur skajshmërish do të thotë kushtëzim i dhimbshëm dhe i dhunshëm.

Ndërrimi i qasjes së ShBA-ve ndaj Kosovës nuk është i ditëve të sotme, por nga qeverisja e Barack Obames e këndej. Dihet mirëfilli se në Marrëveshjen e 4 Shtatorit 2020 në Washington me kërkesën e Serbisë dhe insistimin e ShBA-ve u largua pika e 10 e marrëveshjes e cila e parashihte njohjen reciproke.

Kurse sot klasa jonë politike (deputetët) duke i shfryrë inatet personale, me sharje e fyerje ndaj njëri-tjetrit po i akuzojnë edhe diplomatet amerikan, siç thoshin më parë, fajet i ka Grenelli, tash Escobari e kështu më radhë, duke menduar se politika amerikane është sikurse politika ballkanike që ndryshon siç ndryshon moti (koha) dhe as qe po mendojnë se ka ndryshuar komplet qasja amerikane ndaj Kosovës!

Ndërrimi i qasjes amerikane në Ballkan

Çështja e Kosovës është dashur të përmbyllet menjëherë pas luftës apo tre vjet më pas siç i ishte premtuar në Rambuje, për organizimin e Referendumit për deklarimin e popullit në mënyrë plebishitare për organizimin politik dhe territorial, se kah duan të shkojnë!?

Mirëpo “hekuri nuk rreh sa ishte i nxehtë” dhe gjithçka ka ndryshuar!

Para 24 viteve aleanca më e fuqishme ushtarake në botë-NATO i mbrojti shqiptarët nga shfarosja, kurse 24 vite më pas ata po e ndihmojnë Serbinë. Fajtore për këtë ndërrim të qasjes amerikane në Ballkan nuk është Serbia, por janë egot e pakufishme të politikanëve për pushtet në këtë gjysmë shtet.

Kemi ndryshuar ne, por ka ndryshuar edhe situata gjeostrategjike në Evropë!

Erërat e luftës në Ukrainë po fryjnë edhe në Ballkan.

Fillimi i një lufte eventuale në Ballkan do të ishte fatale për shqiptarët.

Koincidencë apo skenar i përgatitur, kriza gjeopolitike evropiane përsëri po lidhet me fatin tonë.

Fati ynë është i lidhur ngushtë me interesat amerikane në Ballkan! Zoti është në qiell dhe Amerika në tokë. Aleatë tjetër më të besueshëm nuk kemi, prandaj duhet të jemi tejet të kujdesshëm në qasjen tonë ndaj Amerikës dhe tepër të vëmendshëm në përafrimet tona me shtetet anti-amerikane.

Sot ndodhemi mes dritës dhe errësirës, mes lindjes dhe perëndimit, mes fundosjes dhe shpëtimit. Lutja ime për fund do të ishte kjo, o Zot shpëtoje vendin tim, shpëtoje Republikën e Kosovës nga zhbërja fizike dhe asimilimi etnik.

You Might Also Like

Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën

Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..

Kujt po i shkon përshtati kjo gjendje kaotike – kriza në shtet dhe lufta për pushtet ?

Ndërhyrja e Presidentes Osmani në Kushtetuese për interes të shtetit apo ruajtjes së pushtetit

Çipa:Kryeministri Mickoski gabon pas reagimit

Kosova Times March 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

“Nuk lejohet noti”: Romët në Bullgari diskriminohen në pishina publike

Kosova Times Kosova Times August 12, 2023
Vdekje e dyshimtë në Obiliq
Ekipet e shpëtimit, 17 të vdekur në bastisjen në Jabaliya, 9 janë fëmijë
BE: Serbia do të ketë pasoja për mospërshtatje me politikën tonë të jashtme
Haradinaj: Cilësia e jetës sonë varet nga kujdesi ynë për mjedisin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?