By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sa përqind do të marrë LDK-ja në këto zgjedhje?
November 18, 2025
LVV thërret deputetët për votimin e buxhetit dhe marrëveshjet ndërkombëtare
November 18, 2025
PDK dhe AAK nuk marrin pjesë në seancën e parë të Kuvendit
November 18, 2025
Sindikatat u bëjnë thirrje deputetëve të zhbllokojnë buxhetin e RTK-së
November 18, 2025
Kurti: Radoiçiq dhe grupi i tij mbeten kërcënim për sigurinë e Kosovës
November 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tahiri: Mbrojtëm rendin kushtetues nga tendenca e Qeverisë për kapjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Tahiri: Mbrojtëm rendin kushtetues nga tendenca e Qeverisë për kapjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës
Lajme

Tahiri: Mbrojtëm rendin kushtetues nga tendenca e Qeverisë për kapjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/03/25 at 2:55 PM
Kosova Times Published March 25, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, sot, përmes një konference për media, ka thënë se mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ta shpallur të pavlefshëm Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pas kërkesës dhe vërejtjeve që PDK i ka dorëzuar.

Përmes këtij vendimi, Tahiri ka thënë se është mbrojtur rendi kushtetues i vendit tonë nga tendencat e Qeverisë dhe Kryeministrit Kurti për ta vënë nën kontroll Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Synimi i Qeverisë dhe Kryeministrit Kurti ka qenë i qartë. Cënimi i integritetit dhe profesionalizmit të Këshillit Prokurorial të Kosovës – në kuadër të fushatës së tyre për të nënshtruar të gjitha institucionet e pavarura të vendit. Fatmirësisht, përmes vendimit të saj, Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë në argumentimin tonë dhe e rrëzoi këtë vendim si anti-kushtetues. Ky zhvillim përbën një lajm të mirë për drejtësinë dhe për pavarësinë e Zyrës së Prokurorit të Shtetit, të cilën zyre, Albin Kurti u përpoq ta vendosë nën diktatin e tij, e që me vendimin e djeshëm, dështoi që ta bëjë një gjë të tillë”, ka thënë Tahiri.

Më tej, Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së ka thënë se Kushtetuta, si bazament i parimeve të drejtësisë, nuk mund dhe nuk do të lejojnë kurrë që të shkelet nga pretendimet uzurpuese të pushtetit.

“Ngjashëm si në këtë rast, do ta kundërshtojmë secilën nismë qeveritare që synon t’ia nënshtrojë të drejtën diktatit të një njeriu dhe qëllimeve autoritare të këtij pushteti”, ka thënë Tahiri.

Ndërkohë, avokati i PDK-së Faton Fetahu, si hartues i këtij rasti në Gjykatën Kushtetuese, ka thënë se para së gjithash, kjo nuk është një beteje e fituar nga Grupi Parlamentar, por është një beteje e fituar nga qytetarët e Kosovës.

“Katër nenet të cilat ne i kemi kontestuar, të cilat me saktësi i konstatoi Gjykata Kushtetuese, e të cilat rezultuan me shkeljen e gjashtë neneve të Kushtetutës, preknin në thelb funksionimin e rendit tonë kushtetues. Prandaj, kjo fitore është fitore e të drejtës tonë kushtetuese përballë përpjekjeve të Qeverisë për të ndërhyrë, për ta kapur dhe nënshtruar Këshillin Prokurorial”, ka thënë Fetahu.

Ai ka sqaruar se në projektligjin i cili tashmë është rrëzuar, ka pasur një dispozitë e cila jo vetëm që zvogëlonte numrin e anëtarëve aktual të Këshillit Prokurorial, por, nga shtatë anëtarë të propozuar, dy prej tyre do t’i zgjidhte shumica parlamentare sipas këtij ligji.

“Kjo dyshe, e zgjedhur nga shumica parlamentare, do të kishte një fuqi mbizotëruese nga votat e anëtarëve të tjerë, në mënyrë që: Votimi për Kryeprokuror, votimi për avancimin, shkarkimin, largimin, transferimin, degradimin e prokurorëve të merrej vetëm nga kjo dyshe”, ka thënë Fetahu.

Në fund, Fetahu tha se përmes kësaj fitoreje, Këshilli Prokurorial i Kosovës, si institucion i pavarur i drejtësisë, nuk do të ketë raport as vartësie e as varësie me shumicën parlamentare ose me pushtetin – sepse pushtetet janë të ndara dhe kjo u vërtetua dhe zbatua, fatmirësisht, edhe përmes këtij aktvendimi të Gjykatës Kushtetutese. /Kosovatimes/

You Might Also Like

LVV thërret deputetët për votimin e buxhetit dhe marrëveshjet ndërkombëtare

PDK dhe AAK nuk marrin pjesë në seancën e parë të Kuvendit

Sindikatat u bëjnë thirrje deputetëve të zhbllokojnë buxhetin e RTK-së

Kurti: Radoiçiq dhe grupi i tij mbeten kërcënim për sigurinë e Kosovës

Gërvalla: Kosova dhe Italia do të qëndrojnë krah për krah

Kosova Times March 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times Kosova Times September 3, 2025
KQZ: Partitë do të raportojnë online financimet e tyre
Osmani: Çështja e kufirit Kosovë – Mali i Zi, politikisht është e mbyllur
Rusia akuzon gjashtë danezë për pjesëmarrje në luftën në Ukrainë
Guardiola: Ne po konkurrojmë me Real Madridin dhe Bayern Munich
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?