By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina dhe Rusia vazhdojnë luftimet e ashpra në Bahmut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ukraina dhe Rusia vazhdojnë luftimet e ashpra në Bahmut
Rajon / Botë

Ukraina dhe Rusia vazhdojnë luftimet e ashpra në Bahmut

Kosova Times
Last updated: 2023/03/25 at 10:52 AM
Kosova Times Published March 25, 2023
Share
SHARE

Luftime të ashpra kanë vazhduar në afërsi të qytetit lindor ukrainas të Bahmutit, me Rusinë që ka kryer dhjetëra sulme në 24 orët e fundit, tha ushtria ukrainase më 25 mars.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se ka pasur 59 përleshje në frontin përgjatë Bahmutit në zonën e Limanit, Bahmutit, Avdijivkës, Marinkës dhe Shaktarskut. Në këto zona, për javë të tëra janë zhvilluar luftime intensive.

Një ditë më herët, ushtria ukrainase tha se nuk ka parë reduktim të operacioneve ruse në zonën e Bahmutit, pavarësisht pretendimeve të disa analistëve se ofensiva disamujore e Moskës është dobësuar.

Instituti për Studime të Luftës – me seli në Shtetet e Bashkuara – ka shkruar se “ofensiva e gjerë pranverore ruse duket se ka kulmuar” dhe se “komanda ushtarake ruse do të duhet të vendosë një numër të madh të forcave në frontin e luftës …. për të rinisur operacionet e ofensivës”.

Forcat ukrainase kanë kryer sulme ajrore ndaj pozicioneve ruse në këtë rajon dhe raportohet se kanë rrëzuar një helikopter ushtarak rus të llojit Mi-24.

Forcat e Mbrojtjes Territoriale në rajonin jugor të Hersonit raportuan më 25 mars se ka pasur një sërë sulmesh dhe granatimesh në 24 orët e fundit. Disa sulme ajrore kanë goditur zonat e banuara, u tha në deklaratë, dhe dy civilë u vranë.

Këshilli i qytetit të Hersonit një ditë më parë udhëzoi banorët që jetojnë afër lumit Dnjepër që të largohen “në zona të sigurta”.

“Për shkak të sulmeve të vazhdueshme, është e pamundur të ofrojmë furnizime të qëndrueshme të ujit dhe ngrohjes”, tha këshilli përmes një postimi në Telegram. “Opsioni më i mirë për të mbrojtur veten dhe më të dashurit tuaj është të evakuoheni në zona më të sigurta”.

Zyrtarët thanë se kanë organizuar transport me autobus nga Hersoni për në Odesa dhe se 59 civilë u evakuuan më 24 mars.

You Might Also Like

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank

Lufta kthehet në Detin e Zi. Putini ndjek atë që dëshiron që nga dita e parë

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake

Kosova Times March 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KQZ: Përfundon verifikimi i rezultateve në 17 komuna, vazhdon në Mitrovicë

Kosova Times Kosova Times November 11, 2025
Dy armiqtë e betuar që mbajnë çelësin për përfundimin e luftës në Gazë
Kryeministri Kurti vizitoi Shoqatën Humanitare dhe Bamirëse “Nëna Terezë”
Rrëzohet bombarduesi rus në Ukrainën lindore, Zelensky: ‘Fazë e re e luftës totale’
Komandanti i KFOR-it me ambasadorin e Turqisë në Mali i Zi diskutojnë gjendjen e sigurisë në rajon
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?