By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump
May 17, 2025
Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi
May 17, 2025
Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar
May 17, 2025
Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës
May 17, 2025
Mediat ukrainase: Një nga krijuesit e Iskander u vra në Rusi
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dëshmitari: Vetë s’e kam parë, por fqinjët thanë se ishte Pjetër Shala
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dëshmitari: Vetë s’e kam parë, por fqinjët thanë se ishte Pjetër Shala
Lajme

Dëshmitari: Vetë s’e kam parë, por fqinjët thanë se ishte Pjetër Shala

Kosova Times
Last updated: 2023/03/27 at 1:07 PM
Kosova Times Published March 27, 2023
Share
SHARE

(Plotësuar) Pas pauzës prej 30 minutash, ka vazhduar dhënien e dëshmisë, dëshmitari i mbrojtur i prokurorisë. Atij iu kërkua të sqarojë se nga e ka identifikuar se njëri nga dy personat që kanë shkuar te shtëpia e tij, ka qenë Pjetër Shala.

 

“Personat që kanë qenë atë ditë te shtëpia, i kemi njohur sepse ata kinse kanë ardhur me urdhër  të shtabit të UÇK-së”, tha dëshmitari i mbrojtur i prokirorisë.

“Më vonë përmes fqinjeve, dhe të tjerëve kam mundur të kuptoj se ka qenë Pjetër Shala me pseudonimin ‘Ujku”.

Dëshmitarit iu kërkua të shpjegojë se si e mësoi se Pjetër Shala ishte mes atyre njerëzve të atij grupi.

“Pasi babanë tim e kanë mbajtur për disa kohë në Kukës në fabrikën e hekurishteve, aty Pjetër Shala,  personalisht mbi babanë tim ka ushtruar dhunë, elektroshok, me bishta të sakicave si dhe rrahje masive mbi gjithë të dënuarit  e tjerë”, tha dëshmitari.

Prokurori kërkoi të sqarojë se si e ka marrë vesh ai që Pjetër Shala është pjesë e grupit, që ka shkuar tek shtëpia e tij në maj 1998.

“Disa fiqnj i kanë pyetur ata se çfarë po kërkoni këtu, e ai u ka thënë ikni atje. E aty, fqinjët më kanë thënë se ishte Pjetër Shala dhe njerëzit që e kanë njohur, kur ka ardhur ai tek dera. Më kanë thënë se është Pjetër Shala, sepse unë nuk e kam njohur”, tha dëshmitari i prokurorisë.

Atij më tej iu kërkua të sqarojë nëse përveç fqinjeve, e ka identifikuar dikush tjetër Pjetër Shalën.

“Po, përmes babait dhe pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së”, u shpreh ai.

Dëshmitari deklaroi se ka dhënë dëshminë edhe për Tribunalin për Ish Jugosllavinë në vitin 2010.

Prokurori tha se në atë dëshmi nuk e ka thënë se Pjetër Shala ishte një nga ata persona që kanë shkuar tek shtëpia e tij.

“Por në Kukës, Shala i ka thënë në sy babait se ai e ka qëlluar në lokalin tonë para lufte, e përse nuk ka qenë në shtëpi kur kanë shkuar ta arrestojnë, duke ushtriar brutalitet jashtë njerëzores”.

Dëshmitari tha se edhe në dëshminë për Tribunalin për ish Jugosllavinë, e ka dhënë këtë emër.

Por prokurori kërkoi nëse ka ndonjë arsye përse në atë deklaratë nuk e ka përmendur emrin e Pjetër Shalës.

“Ndoshta prokurorrët nuk e kanë përmendur sepse unë kam dhënë dëshmi edhe në procese të tjera”.

Dëshmitari në rastin ndaj Shalës: Babai im punoi polic deri më 1997

Dëshmitari u pyet për babanë e tij, për të cilin ai  shpjegoi se në vitin 1997 është detyruar të dalë dhunshëm në pension.

Sipas tij, kjo pas presionit të bërë nga një shqiptar, sepse babai ai tha se babai i tij ka punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ai tha se babai  nuk ka qenë asnjëherë i dënuar për gjëra joligjore.

Dëshmitari u pyet nëse punësimi në polici i babait të tij,  ka ndikuar tek marrëdhëniet që ka pasur familja e tij me koumitetin.

“Besoj se për atë arsye e kanë vënë në pension të dhunshëm”, tha dëshmitari, të cilit iu kërkua të jepen hollësi.

“Në komunitetin ku kemi jetuar, gjithçka ka qenë në rregull. Ka qenë në marrëdhënie të mira dhe ka pasur kontakte me persona të njohur në komunë dhe në mbrojtjen e atij rajonit të Dushkajës, nuk ka lënë asnjë gjë joligjore të bëhet”, tha dëshmitari, të cilit paraprakisht, prokurori i kërkoi të identifikojë Jabllanicën në hartë.

“Për këtë  arsye është bërë shkarkimi i dhunshëm i babait nga policia në vitin 1997”, tha dëshmitari i mbrojtur.

Ai u pyet nëse babai i tij ka qenë aktiv politikisht nga viti 1997 deri 1998. “Nuk ka qenë aktiv politikisht, por ne si familje kemi qenë të njohur si përkrahës të LDK-së, të udhëhequr nga i ndjeri presidenti Rugova”.

Ai shpjegoi se gjatë qershorit e korrikut të vitit 1998, ka jetuar në të njëjtën shtëpi ku ka jetuare dhe në maj.

Ai tha se në atë kohë, në shtëpi i kanë shkuar dy persona të UÇK-së nga Jabllanica (të cilëve dëshmitari u përmendi emrat v.j).

Dëshmitari tha se me ta ka folur vëllai i tij i cili u ka treguar se babai nuk ndodhet në shtëpi.

“Ata kinse kërkuan dorëzimin e  armëve që kishim për mbrojtjen e fshatit. Ata na thanë se duhet të dorëzojmë armët e ne i thamë se i kemi për mbrojtjen e fshatit”, tha dëshmitari.

“Por ata na thanë se dorëzimi i armëve është  urdhër i Lahi Brahimajt”.

Në këtë moment, seanca sërish u mbyll për publikun duke shkuar në pushim prej gjysmë ore.

Me dëshmitarin e parë, rifillon gjykimi ndaj Pjetër Shalës

Ka vazhduar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës.

Pas dakordimit të të gjitha palëve, si mbrojtjes, prokurorisë dhe përfaqësuesit të dëshmitarëve, në sallën e gjyqit është sjellë dëshmitari i parë i mbrojtur.

Gjyqtarja e njoftoi dëshmitarin e mbrojtur se atij nuk do t’i përmendet emri, se i ndryshohet  zëri në transmetim dhe nuk do t’i shihet fytyra.

Gjyqtarja sqaroi se kur do të flitet për detaje që mund të zbulojnë identitetin e tij, atëherë do të kalohet në seancë private.

“Transmetimi përcillet me vonesë dhe në rast se flitet diçka që mund të zbulojnë identitetin tuaj, atëherë ajo mund të hieqet, përfshirë edhe transkriptin”, tha gjyqtarja.

Pas shpjegimit të procedurave, dëshmitari dha edhe betimin e tij se do të thotë vetëm të vërtetën.

Më pas, prokurori filloi ta marrë dëshmitarin  në pyetje, por paraprakisht, kërkoi menjëherë të kalohet në seancë private, për të verifikuar të dhënat personale të dëshmitarit.

Shala u arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 15 prill 2021.

Më 19 prill 2021, Shala pati paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake dhe u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Sot vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës

Dhomat e Specializuara njoftojnë se gjykimi ndaj Pjetër Shalës do të vazhdojë sot me dëgjimin e dëshmitarëve të Prokurorisë.

Gjykimi ndaj Shalës filloi më 21 shkurt 2023, ku i njëjti u deklarua i pafajshëm, ndërsa Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave paraqitën deklaratat hyrëse.

Në deklaratën e tij para trupit gjykues, Pjetër Shala, i akuzuar për krime lufte, ka deklaruar se ka luftuar kundër një makinerie policie ushtarake të një regjimi kriminal të Slobodan Millosheviqit, por kurrë kundër civilëve, raporton RTKlive.

Ndryshe aktakuza kundër Shalës u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe versioni i redaktuar u bë publik më 15 prill 2021. Më 18 tetor 2021, gjykatësi i pocedurës paraprake miratoi pjesërisht mocionet e Mbrojtjes dhe urdhëroi ZPS-në që të ndryshojë aktakuzën në mënyrë që të ofrojë nivelin e kërkuar të konkretitetit dhe të qartësisë lidhur me pjesëmarrjen personale të të akuzuarit në incidente. ZPS-ja e dorëzoi aktakuzën e korrigjuar më 1 nëntor 2021. Kjo ishte aktakuza në fuqi në këtë çështje.

Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej UÇK-së. Sipas aktakuzës, viktimat e këtyre krimeve ishin të gjithë shtetas të RFJ-së dhe persona të cilët nuk merrnin pjesë aktivisht në luftime.

Gjykimi filloi më 21 shkurt 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar, të përfaqësuesit të viktimave dhe të Mbrojtjes.

Shala u arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 15 prill 2021.

You Might Also Like

Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar

Osmani takon kancelarin Merz: Pres me padurim ta forcojmë partneritetin

Shqiponja përkujton çlirimin,26 vjet nga fitorja mbi forcat pushtuese serbe

Kusari Lila: Propozimi për ndryshim orari nuk ishte shkelje

Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç

Kosova Times March 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Ukraina tërheq trupat nga Avdijivka

Kosova Times Kosova Times February 17, 2024
Zjarret e mëdha në Bullgari, duke djegur më shumë se 7300 hektarë pyje dhe fusha
Ambasadori ukrainas – Gjermanisë: Mos i strehoni rusët që ikin nga mobilizimi ushtarak
MINT lanson skemën e granteve për inovacion prej 1.9 milionë eurosh
Zelensky e telefonon Ramën, e quan mik të Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?