By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së
July 18, 2025
Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet
July 18, 2025
Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë
July 18, 2025
Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së
July 18, 2025
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 4000 personave nga kategoria e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik u privohen të drejtat e tyre
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > 4000 personave nga kategoria e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik u privohen të drejtat e tyre
Lajme

4000 personave nga kategoria e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik u privohen të drejtat e tyre

Kosova Times
Last updated: 2023/03/28 at 10:43 PM
Kosova Times Published March 28, 2023
Share
SHARE

HANDIKOS, me shqetësim është duke e vëzhguar procesin e zbatimit të Ligjit për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik, lidhur me mosvlerësimin e drejtë të këtij grupi nga ana e Komisionit Mjekësor, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, për çka shumë persona me aftësi të kufizuara janë përjashtuar deri më tani nga lista e pensioneve.

Këtë problematikë, edhe pas ankesave të shumta nga anëtarët tanë, tash e disa muaj në vazhdimësi e kemi ngritur dhe adresuar te Departamenti i Pensioneve, MFPT, Zyra Ligjore, Komisioni përkatës, Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, si dhe nëpër takimet me Presidenten, Kryeministrin dhe Kryeparlamentarin. Madje kemi kërkuar publikisht edhe shkarkimin e Komisionit aktual Mjekësor, mirëpo deri më tani nuk është ndërmarrë asgjë në ndryshimin e situatës.

Lidhur me këto padrejtësi, me dhjetëra persona janë duke u përballë nëpër gjykata, të cilat përveç që iu kushtojnë materialisht duke angazhuar edhe avokatë, kjo po  iu shkakton edhe maltretim.

Nga ana e Departamentit të Pensioneve, HANDIKOS ka marrë informata se në vitin 2019 kanë qenë 3100 përfitues nga Ligji për Statusin Paraplegjik dhe Tetrapelgjik, ndërsa aktualisht janë vetëm 2470. Prej tyre, vlerësohet se afro 40 kanë ndërruar jetë nga komplikimet shëndetësore, gjë që lë të kuptohet se pjesa tjetër janë eliminuar nga skema e pensioneve, po për shkak të mosvlerësimit adekuat.

Ndërsa, llogaritet se në Kosovë jetojnë rreth 4 mijë persona paraplegjik dhe tetraplegjik.

Duke pasur parasysh se ky grup, janë më të rrezikuarit në mesin e personave me aftësi me të kufizuara, të cilët me anë të pensioneve si mbështetje financiare – si të tillë jo të mjaftueshme, janë të detyruar të mbulojnë gjitha shërbimet si: shëndetësore, rehabilituese, kujdestarë/asistentë, medikamente të përditshme, pajisje dhe materiale për inkontinencë, si dhe materiale për plagë dekubitare.

Përjashtimi apo mosvlerësimi i drejtë nga komisioni mjekësor është duke e përkeqësuar edhe më shumë gjendjen e tyre, për çka ftojmë akterët kompetentë të veprojnë në një kohë sa më të shpejtë, në mënyrë që ky numër i personave të mos mbesin tutje edhe pa mbështetjen esenciale nga shteti për nevojat e tyre shëndetësore. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së

Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet

Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë

Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së

Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian

Kosova Times March 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Kush janë kandidatët për president të Malit të Zi?

Kosova Times Kosova Times March 2, 2023
Pse CEFTA është e rëndësishme për Kosovën?
Me ADN fillon një faqe e re politike!
Në aeroportin e Kishinaut, një person i panjohur hapi zjarr, dy persona humbën jetën
`MSN`: Shqipëria mes vendeve më spektakolare në botë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?