By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kofshë pule me erëza soje
February 2, 2026
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Listës esenciale së barnave i shtohen edhe 60 lloje të reja
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Listës esenciale së barnave i shtohen edhe 60 lloje të reja
Shëndetësi

Listës esenciale së barnave i shtohen edhe 60 lloje të reja

Kosova Times
Last updated: 2023/03/28 at 3:43 PM
Kosova Times Published March 28, 2023
Share
SHARE

Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia mori pjesë sot në tryezën e diskutimit publik lidhur me Listën e re të barnave esenciale.

Ai tha se Lista e barnave esenciale paraqet listën e nevojave për barnat kryesore të cilat i kanë tre nivelet e kujdesit shëndetësor sistemit, ndërsa Komiteti për hartimin e saj ka paraparë që brenda kësaj liste të përfshihen barnat efikase, të sigurta dhe kosto-efektive.

“Duke parë nevojat e shumta të pacientëve, me rritjen e buxhetit për barna dhe materiale shpenzuese esenciale për sistemin shëndetësor në Kosovë në afër 60 milionë euro, do të këtë më shumë mundësi që të bëhen plotësimet dhe ndryshimet përkatëse, ashtu që sa më shumë pacientë të përfitojnë nga barnat e reja që do t’i shtohen listës”, tha ministri Vitia gjatë kësaj tryeze. Buxheti për LBE është ngritur nga 24 milionë në 36 milionë për Kujdesin Tretësor dhe Dytësor Shëndetësor dhe nga 11 milionë në 24 milionë për Kujdesin Parësor Shëndetësor, tha ai.

Ministri Vitia theksoi se diskutimi publik me palët e interesuara kishte për qëllim rritjen e transparencës rreth Listës së re të barnave esenciale, marrjen e komenteve dhe kontributeve profesionale nga përfaqësuesit e sektorit shëndetësor si dhe përfaqësimi sa më i drejtë i interesave të pacientëve në kuadër të kësaj liste.

Kryesuesi i Komitetit profesional për hartimin e Listës së re të barnave esenciale, dr. Driton Vela ka prezantuar punën e komitetit kyç dhe nën-komiteteve profesionale në hartimin e listës, metodologjinë e përdorur, terapitë e reja të përfshira në këtë listë, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me Sëmundjet e rralla, etj.. me qëllim që lista të reflektojë nevojat e pacientëve në Kosovë, por edhe mundësitë financiare që i ka sektori shëndetësor në Kosovë.

Ai theksoi se Lista e re e barnave esenciale është përpiluar, bazuar edhe në standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Gjatë diskutimeve të hapura u dhanë rekomandime të ndryshme me qëllim që lista e re e barnave esenciale të jetë sa më cilësore dhe përmbajtësore, ndërsa Komiteti profesional do t’i analizojë dhe trajtojë ato para se Lista të finalizohet dhe nënshkruhet nga Ministri i Shëndetësisë.

Buxheti i paraparë sivjet për mbulimin e Listës së Barnave Esenciale është 60 milionë euro, që paraqet një rritje të ndjeshme krahasuar me vitet paraprake. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale

Njerëzit nuk e hanë fare këtë perime, dhe është më e shëndetshmja në botë

Peshku më i shëndetshëm për trurin dhe zemrën: Kushton më pak se 4 euro, mjekët ua rekomandojnë të gjithëve

Qumësht i artë: Mbron zemrën, pastron mëlçinë, forcon imunitetin dhe përgatitet vetëm në 10 minuta

EKSPERTËT PARALAJMËROJNË: Këto pije rrisin rrezikun e kancerit, ato janë veçanërisht të rrezikuara…

Kosova Times March 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Stuttgart forcon sulmin me lojtarin boshnjak

Kosova Times Kosova Times July 16, 2024
Dardanët arrijnë në Budapest për përballjen me Bjellorusinë
Horror: Vrau babanë të sëmurë (90) dhe fqinjen – gjakderdhja zgjati gjithë natën dhe më pas qëlloi në forcat speciale
Përpjekje për të shmangur tensionet në veri të Kosovës, ShBA i kërkon Kurtit shtyrjen e konvertimit të targave në “RKS”
Agjencia: Kozak i shkroi një letër “të ashpër” Putinit para dorëheqjes së tij
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?