By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 21 korrik
July 21, 2025
Ish-kryeministri britanik thotë se është i trishtuar që britanikët po humbasin interesin për Ukrainën
July 20, 2025
Koka të prera dhe të hedhura nga ballkoni: Masakra në Sirinë Jugore
July 20, 2025
Aksident mes tre automjeteve në Gllarevë, nëntë të lënduar
July 20, 2025
VLEN: Korridori Shkup–Bllacë në fazën përfundimtare, BDI ankohet për vonesa
July 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OKB-së paralajmëron për rrezikun e shkrirjes së reaktorëve bërthamorë në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > OKB-së paralajmëron për rrezikun e shkrirjes së reaktorëve bërthamorë në Ukrainë
Rajon / Botë

OKB-së paralajmëron për rrezikun e shkrirjes së reaktorëve bërthamorë në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2023/03/28 at 8:20 AM
Kosova Times Published March 28, 2023
Share
SHARE

Drejtuesi i Agjencisë Bërthamore të OKB-së, Rafael Mariano Grossi u takua të hënën me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në qytetin ukrainas Zaporizhia, rreth 50 kilometra në verilindje të stacionit bërthamor me të njëjtin emër.

Në një mesazh në Twitter, zoti Grossi paralajmëroi se stacioni hidro-elektrik në Dnipro është thelbësor për sigurinë e centralit bërthamor. Ai gjithashtu i tha Presidentit Zelensky se situata e rrezikshme në centralin më të madh bërthamor të Evropës “nuk po përmirësohet”, ndërsa luftimet në zonë vazhdojnë ta mbajnë centralin në prag të një katastrofe.

Më herët këtë muaj, luftimet ndërprenë furnizimin me energji për gjysëm dite, dhe stafi u detyrua të vinte në punë gjeneratorët.

Zoti Grossi ishte shprehur i alarmuar për këtë zhvillim.
“Çdo herë jemi duke luajtur me shansin”, i tha ai agjencisë së tij në atë kohë. “Dhe nëse e lejojmë këtë të ndodhë herë pas here, atëherë një ditë do të na mbarojë fati”.

 

Zoti Grossi gjithashtu përsëriti mbështetjen e plotë për Agjencinë Ndërkombëtare Bërthamore për mbrojtjen e objekteve bërthamore të Ukrainës.

 

Gjashtë reaktorët në centralin e Zaporizhias janë fikur dhe aty funksionon vetëm një linjë furnizimi me rrymën elektrike që nevojitet për të parandaluar një shkrirje bërthamore. Është dashur herë pas here që të përdoren gjeneratorët me naftë për të furnizuar me rrymë sistemet e ftohjes.

Ukraina ka bërë thirrje për një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në përgjigje të njoftimit të Presidentit rus Vladimir Putin se synon të dislokojë armë taktike bërthamore në Bjellorusi.

Ministria e jashtme e Ukrainës u shpreh në një deklaratë se lëvizja e zotit Putin është “provokative” dhe dëmton sigurinë ndërkombëtare.

Rusia mundet të ndalë çdo veprim në Këshillin e Sigurimit duke qenë një ndër pesë vendet anëtare të përhershme me të drejtën e vetos. Ukraina tha se pret që të merren masa efikase nga katër anëtarët e tjerë të përhershëm – Britania, Kina, Franca dhe Shtetet e Bashkuara – duke thënë se këto vende “mbajnë përgjegjësinë kryesore për të parandaluar rrezikun e agresionit nëpërmjet përdorimit të armëve bërthamore”.

Zoti Putin njoftoi të shtunën dislokimin e armëve taktike bërthamore, duke thënë se kjo ishte e justifikuar për shkak të mbështetjes në rritje ushtarake të Perëndimit për forcat ukrainase, përfshirë vendimin e Britanisë javën e kaluar për të dërguar në Ukrainë armatim me përbërje uraniumi të varfëruar, që përshkon mjetet e blinduara.

Zoti Putin tha se pozicionimi nga Rusia i mbushjeve taktike bërthamore në Bjellorusi nuk dallon nga vendosja nga Shtetet e Bashkuara të armëve bërthamore në Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Turqi.

“Po bëjmë atë që ata e kanë bërë prej dekadash, duke i vendosur në vende të caktuara aleate, duke përgatitur platformat për lëshimin e tyre dhe duke trajnuar ekuipazhet”, tha udhëheqësi rus.

Zoti Putin tha se Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ka kërkuar prej kohësh që të ketë armë bërthamore në vendin e tij, për t’iu kundërvënë një rreziku të mundshëm të NATO-s nga vendet perëndimore fqinje. Bjellorusia ka kufij të përbashkët me tre vende anëtare të NATO-s – Letoninë, Lituaninë dhe Poloninë – ndërsa Rusia përdori territorin bjellorus si një platformë për të dërguar forcat në Ukrainë kur filloi sulmin në shkurtin e vitit të kaluar.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, e quajti të gabuar krahasimin rus me dislokimet bërthamore nga vendet anëtare të NATO-s, duke thënë se “retorika bërthamore e Rusisë është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme”.

Armët taktike bërthamore mund të përdoren në fushëbetejë dhe të kenë një rreze të shkurtër dhe forcë më të ulët goditëse krahasuar me mbushjet shumë më të fuqishme bërthamore që vendosen në raketat me rreze të gjatë. Zoti Putin tha se Rusia do të ruajë kontrollin mbi mbushjet e dërguara në Bjellorusi, numrin e të cilave nuk e bëri të ditur, si dhe se do të ndërtojë objekte për mbajtjen e tyre brenda datës 1 korrik.

Shtetet e Bashkuara thanë se do të “monitorojnë pasojat” e njoftimit të zotit Putin.

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson tha se deri më tani Uashingtoni nuk ka parë “tregues që Rusia të jetë duke u përgatitur për përdorimin e një arme bërthamore” në kuadrin e sulmit në Ukrainë./Associated Press-AFP- Reuters-VOA/

You Might Also Like

Ish-kryeministri britanik thotë se është i trishtuar që britanikët po humbasin interesin për Ukrainën

Koka të prera dhe të hedhura nga ballkoni: Masakra në Sirinë Jugore

Si po e zëvendëson gradualisht Rusia popullsinë ukrainase në territoret e pushtuara

Zelensky vendosi sanksione personale kundër Yulia Latynina

Ushtria izraelite hyn në Rripin e Gazës për herë të parë, ku u strehuan 350,000 palestinezë

Kosova Times March 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Izraeli uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë

Kosova Times Kosova Times February 17, 2024
Arrestohet një grua në Leposaviq për lëndim të rëndë trupor ndaj motrës
Sonte Drita-Legia
Vendimi i ZRRE-së për kompensim të qytetarëve është bllokuar nga KEDS-i
Beteja për Soledarin: Sukses i Rusisë apo fitore e Pirros?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?