By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Meloni: ‘Rivendosja e rolit të Italisë si një superfuqi turistike’
May 18, 2025
Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan
May 18, 2025
Sot, Dita Ndërkombëtare e Muzeut
May 18, 2025
Rama ndan FotoAlbumin e Samitit Politik: Mikpritja shqiptare për Europën
May 18, 2025
Mbi 270 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktakuzë për rastin e grabitjes në argjendari
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Aktakuzë për rastin e grabitjes në argjendari
Lajme

Aktakuzë për rastin e grabitjes në argjendari

Kosova Times
Last updated: 2023/03/29 at 3:24 PM
Kosova Times Published March 29, 2023
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve L.L., A.A., E.G., dhe E.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Grabitja në tentativë”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Grabitja”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, të akuzuarit L.L, A.A dhe E.G., me dashje ndërmarrin veprime për kryerjen e veprës penale të grabitjes, por vepra penale nuk është kryer tërësisht, në atë mënyrë që me datë 15.11.2021, rreth orës 17:02 minuta, në rrugën ”Adem Jashari”, në Prizren, duke vepruar në grup të armatosur dhe të maskuar me maska në kokë dhe dorëza në duar, përdorin forcën që rezulton me lëndim të rëndë dhe të lehtë trupor, asisoj që i pandehuri A.A me armën e tipit “AK-47”, i pandehuri L.L me pistoletën “CZ” dhe i pandehuri E.Sh me një armë të gjatë të ashtuquajtur “pumparicë”, të cilët me vete kishin edhe një çekan me një kuti të plastikës, me shpejtësi dalin nga vetura e tyre, dhe me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë, në këtë rast të arit, hyjnë në dyqanin e argjendarit ku ishin pronari – i dëmtuari O.K., dhe biri i tij – i dëmtuari I.K., dhe në ballafaqim me ta nuk arrijnë ta marrin arin, por që me armë të zjarrit shkrep i pandehuri A.A., e pastaj shkrep i pandehuri E.Sh., i cili iu shkakton lëndime të dëmtuarve I.K., e O.K., e pastaj me pistoletë  në drejtim të të dëmtuarit O.K., shkrep i pandehuri L.L., të cilin e godet në abdomen, e pastaj me shpejtësi me automjet ikin nga vendi i ngjarjes në drejtim të rrugës regjionale Prizren-Suharekë, me ç’rast i dëmtuari O.K., pëson plagë të rënda trupore me pasoja të përhershme në shëndet, kurse i dëmtuari I.K., pëson dëmtime të lehta trupore me pasoja të përkohshme në shëndet.

Në këtë mënyrë të akuzuarit L.L., A.A., dhe E.G., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Grabitja në tentativë” sipas KPRK-së. Po ashtu, pas shkrepjes me armë e duke marrë parasysh se në ato momente kanë qenë të pranishëm një numër i madh i njerëzve, kanë shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve apo dëm të konsiderueshëm pasuror për të lartpërmendurit, kësodore kanë bashkëkryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve  sipas KPRK-së.

Po ashtu, të njëjtit me përdorim të forcës, në grup dhe me armë në mënyrë të kundërligjshme përvetësojnë pasurinë e luajtshme të personit tjetër, ashtu që pasi  largohen  nga vendi i ngjarjes të përshkruar si më lartë, gjatë ikjes me automjetin e tyre, bëjnë aksident me një automjet, vazhdojnë rrugës regjionale Prizren-Suharekë dhe kur arrijnë afër fshatit Lubizhdë zbresin nga automjeti, pastaj me armë të zjarrit në duar, me dhunë e nxjerrin nga një automjeti, pronarin – të dëmtuarin S.Sh., dhe me këtë automjet vazhdojnë rrugën disa qindra – metra deri tek një pompë e derivateve, të cilët të armatosur zbresin nga vetura, dhe me dhunë nga punëtori i pompës marrin një bidon të cilin e mbushin me karburant, e pastaj me shpejtësi me automjetin e lartpërmendur, kthehen tek automjeti i tyre, të cilin e djegin dhe ikin nga vendi i ngjarjes për në drejtim të Suharekës. Kësodore, kanë bashkëkryer veprën penale “Grabitja”.

Gjithashtu, të njëjtit me me automjetin e grabitur, largohen nga vendi ku e kanë djegur veturën e tyre, në fshatin Lubizhdë-Komuna e Prizrenit, dhe kur arrijnë, në Suharekë, ballafaqohen me patrullën policore ku në ikje, nga xhami i pasëm i veturës shkrepin në drejtim të patrullës së policisë, të cilët përveç që ata i rrezikojnë njëherit, i rrezikojnë edhe kalimtarët e rastit, në këtë mënyrë  të njëjtit kanë kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Po ashtu, të njëjtit ikin nga Suhareka dhe arrijnë në fshatin Murg-Komuna e Skenderajt, në tërësi e djegin automjetin dhe kësisoj i shkaktojnë dëm material pronarit të saj – të dëmtuarit S.Sh, mbi 5.000 Euro. Kësodore, kanë bashkëkryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” sipas KPRK-së.

Ndërsa, i akuzuari E.Sh., me dashje ka ndihmuar në shmangien e zbulimit ose arrestimit të kryesve të veprave penale, në atë mënyrë që me datë 15.11.2021 në orët e vona të natës afër shtëpisë së tij në fshatin Shkabaj-Komuna e Obiliqit (Kastriotit), takohet me të pandehurit e armatosur L.L, A.A dhe E.Sh dhe me automjetin e tij fshehurazi i dërgon në Prishtinë. Në këtë mënyrë, ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” të KPRK.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan

Rama ndan FotoAlbumin e Samitit Politik: Mikpritja shqiptare për Europën

Aksident në Pouskë të Prizrenit, vdes një 19-vjeçare

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Plagoset një person tek Komuna e Parisit

Kosova Times March 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shtetet e Bashkuara njoftuan një paketë të madhe sanksionesh në lidhje me vdekjen e Navalny

Kosova Times Kosova Times February 21, 2024
Paga të dyfishta e kontrata fiktive: Ku shkoi buxheti i Kosovës për komunat serbe?
Kreu i OKB-së dhe dhjetëra vende dënuan zhvillimin e zgjedhjeve ruse në zonat “e pushtuara” të Ukrainës
Sveçla nga vendi i ngjarjes: Pas një numri të betejave, zyrtarët policorë e vunë nën kontroll territorin
Në Prishtinë hapet muzeu i parë për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?