By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant
June 7, 2025
Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras
June 7, 2025
Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital
June 7, 2025
Vdes atdhetari Selim Shala
June 7, 2025
Gjermania në frikën e sulmeve ruse: Planifikohet zgjerim i madh i rrjetit të bunkerëve dhe strehimoreve
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dëshmitarja: Pjetër Shala e torturoi burrin tim në Kukës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dëshmitarja: Pjetër Shala e torturoi burrin tim në Kukës
Lajme

Dëshmitarja: Pjetër Shala e torturoi burrin tim në Kukës

Kosova Times
Last updated: 2023/03/29 at 12:41 PM
Kosova Times Published March 29, 2023
Share
SHARE

Ka vazhduar seanca gjyqësore në Dhomat e Specializuara, në rastin ndaj Pjetër Shalës. Dëshminë e saj e dha dëshmitarja e gjashtë e mbrojtur nga ana e prokurorisë. Edhe në këtë seancë nuk po merr pjesë i akuzuari Pejtër Shala, i cili procesin është duke e ndjekur në distancë.

Në këtë rast, kryetarja e trupit gjykues  kërkoi nga mbrojtja që të flasin me Shalën, për të parë nëse ai mund të marrë pjesë në seancë, ndonëse siç u shpreh ajo, ai ka të drejtë të mos jetë prezent në sallë.

Ajo tha se duhet bërë përpjekje sa më të madhe që seancat të mos jenë të mbyllura.

Seanca vazhdoi me marrjen në pyetje të dëshmitares nga ana e Mbrojtësit të Viktimave.

Asaj iu kërkua të përshkruajë bashkëshortin e saj.

“Ai ishte njëri me vyrtyte të larta njerëzore. Ai veprone vetëm brenda ligjit”, tha ajo. E pyetur për ndikimin e asaj që ndodhi tek bashkëshorti i saj, në aspektin emocional, dëshmitarja tha se i gjithë rasti, ka ndikuar shumë keq tek ai.

“Ka fituar sëmundjen e sheqerit, trauma dhe trajtime të vazhdueshme mjekësore , kurse në aspektin emocional ka qenë shumë rëndë”, tha ajo. Sipas dëshmitares, këto pasoja psikike, pasi është liruar nga fabrika e metaleve ku është mbajtur, kanë zgjatur disa vjet.

“Por ka filluar të ketë një lehtësim e relaksim kur filluan të lëvizin gjërat që drejtësia të vihet në vend”, u shpreh dëshmitarja e mbrojtur, duke sqarur se ai merrte terapi, pasi kishte marrë diabetin nga mbajtja në atë fabrikë, e ku ka përdorur edhe hapa qetësues.

“Pas disa viteve ka fituar edhe sëmundje të tjera, nga diabeti humbi të pamurit, pastaj kishte probleme dhe me prostatën, pastaj edhe veshkat, sepse është keqtrajtuar shumë keq në fabriken e metaleve në Kukës. E nga ato tortura ka fituar këto sëmundje”, tha dëshmitarja.

“Këto terapi i ka përdorur pesë apo gjashtë vjet”.

Mbrojtësi i Viktimave e pyeti nëse bashkëshorti i saj, kishte halucinacione, ashtu siç ajo e ka përshkruar. Dëshmitarja e pohoi një gjë të tillë. “Halucinacionet i kishte nga torturat. Gjatë natës, menjëherë sa i vinte gjumi, thoshte, ku jemi”, i thërriste djemtë, e thoshte, ku janë?”, tha ajo.

“Kishte probleme, thoshte ku jemi? I thoshim se jemi në shtëpi”, tha ajo. “Për disa vite e ka përcjellë kjo situatë”.

Dëshmitarja e mbrojtur u shpreh se bashkëshorti i saj edhe rënkonte herë pas here. “Sapo shihte ato ëndrra, ngrihej nga shtrati, çohej, ulej në shtrat, ngrihej në këmbë e nuk mund të rrinte shtrirë”.

Mbrojtësi i Viktimave e pyeti dëshmitaren se nëse ajo që i ka ndodhur bashkëshortit të saj, si ka ndikuar tek dëshmitarja personalisht. “Krjet çfarë ka ndodhur kanë pasur ndikim shumë të madh si tek unë ashtu edhe tek e gjithë familja”.

Dëshmitarja e mbrojtur u pyet edhe për atë se çfarë endonte rreth për familjene  tyre, pas asaj që u ka ndodhur, por pas përfundimit të luftës.

“Njërëzit flsinin vetëm fjalë të mira dhe kemi pasur vlerësim të mirë nga i gjithë rrethi ku kemi jetuar, për familjen, burrin, fëmijët. Fjalë të mira dhe respekt”, u shpreh dëshmitarja e mbrojtur e prokurorisë.

Ajo u pyet edhe për arsimimin e vajzave të saj pas luftës. “Jo, nuk kanë mundur ta vazhdojnë shkollën për shkak të sigurisë, sepse ishim sikur të përcjellur për rastin që ka ndodhur, sepse e kemi paraqitur rastin në EULEX, KFOR dhe vajzat e kanë ndërprerë shkollimin për shkaqe sigurie”, tha ajo.

“Ndodhinin raste të këqija, amorale, dhe për këtë arsye i kemi ndaluar”.

Dëshmitarja e mbrojtur u pyet se si mund të ndjehet e pasigurt kur kanë qenë viktimë.

“Ne nuk besonim se çfarë mund të na ndodhte sepse edhe pse kishin bërë krime, kishin vepra penale, ata ishin aty. Por vetëm nga disa persona, jo të gjithë personat, jo nga të gjithë pjesëtarët e UÇK-së, por nga ata që kishin kryer vepra”.

Dëshmitari i Viktimave tha se dëshmitarja ka një fotografi të bashkëshortit të saj, që dëshiron t’ia tregojë trupit gjykues.

Ajo  tha se në fotografi shihet me bashkëshortin, kur kanë qenë të fejuar në vitin 1973.

Pas Mbrojtësit të Viktimave, filloi marrja në pyetje e dëshmitares së mbrojtur të prokurorisë nga ana e mbrojtjes së të akuzuarit Pjetër Shala.

Avokati filloi të pyes dëshmitaren mbi atë që ajo ka deklaruar një ditë më parë. A mund ta konfirmoni se z. Shala i ka thënë burrit tuaj se ka qenë tek shtëpia juaj në maj të vitit 1998?(Në këtë moment, seanca u mbyll për publikun).

Sqarim nga redaksia: Seanca për publikun vazhdon të mbyllet shumë shpesh duke e bërë në shumë raste të pamundur ndjekjen e rrjedhjes logjike të dëshmisë së dëshmitarit.

Pas rikthimit në seancë të hapur për publikun, rezultoi se avokati ishte duke e pyetur dëshmitaren se personi që donte të gjuante me granatë hedhës shtëpinë e tyre, ishte Pjetër Shala.

“Po ai ishte”, tha ajo, duke shtuar se ishte burri i saj që i ka mësuar këto, por nuk ia ka treguar emrin se kush i ka thënë atij se ishte Pjetër Shala.

“Burri e mësoi se ishte Pjetër Shala, menjëherë pas kalimit të kësaj ngjarjeje, pas një ose dy jave, duke kërkuar të di, sepse të tjerët nuk i kemi njohur, por vetëm ata dy që kanë hyrë në oborr. Burrit i kanë thënë se ka qenë Pjetër Shala, por nuk e di kush i ka thënë atij. E këtë burrit ia ka thënë edhe vetë Pjetër Shala, sa është  mbajtur burri im në fabrikën e metaleve në Kukës”.

Dëshmitarja tha se ishte burri që e ka mësuar emrin e Pjetër Salës, e ata që i kanë treguar për të, i kanë thënë edhe për pseudonimin e Shalës që e kishte “Ujku”.

“Po më ka treguar burri se është intervistuar nga prokuroria në vitin 2018”, tha dëshmitarja, kur u pyet nga avokati, nëse ishte në dijeni të këtij fakti.

Në këtë rast, avokati lexoi një deklaratë të burrit të dëshmitares, të thënë në prokurori në vitin 2018.

“Burri juaj tha: gruaja ime më thotë se komandant ‘Ujku’ e djali i tij, ishin përpara. Pyetja ime është thjeshtë: A i thatë ju burrit se komandant ‘Ujku’ e djali, ishin para pronës suaj?”

“Jo, burrit tim i kam thënë se në oborrin tonë kanë hyrë dy persona”.

Ajo tha se burri i ka thënë se aty kanë qenë Pjetër Shala. “Burri me ka tregu që e ka mësuar nga njerëzit e tjerë se ka qenë Pjetër Shala”, tha ajo.

Avokati pyeti dëshmitaren nëse burri i saj, i ka thënë ndonjë gjë për komandant “Ujkun”.

“Ai më tha se personi me minahedhës krahu, ka qenë komandant ‘Ujku’, pra Pjetër Shala, pra ashtu siç i kanë thënë ata persona. Pastaj ai na ka treguar ne”.

Dëshmitarja u pyet nëse burri i saj ka thënë se aty ishte dhe djali i komandant “Ujku”, por ajo e mohoi këtë.

“Kurrë më parë nuk kam dëgjuar për komandant ‘Ujku”, tha dëshmitarja e mbrojtur, kur u pyet nëse kishte dëgjuar më parë për këtë person.

(Në këtë moment, seanca u mbyll për publikun)

Pas rikthimit në seancë të hapur, avokati pyeti dëshmitaren se përveç Sabit Gecit dhe dy të tjerëve, a ka përmendur burri i saj, se e kanë mbajtur të ndaluar në fabrikën e metaleve në kukës.

“Përgjigja juaj ishte jo, se burri i saj nuk i ka përmendur emër tjetër e mbase ka pasur edhe njerëz të tjerë”, tha avokati, duke kërkuar konfirmim nëse e ka thënë këtë.

Dëshmitarja tha se në deklaratë ka treguar vetëm ato çfarë i ka thënë burri i saj.

Avokati pyeti dëshmitaren nëse është takuar me një hetues ose gazetar me  emrin Michael.

“Sa e di, ai ka treguar se ka dhënë intervstë për një hetues me emrin Michael, por besoj se ishte hetues nga EULEX-it”, tha ajo. “Ai ka folur vetëm me burrin ku ka dhënë interviste dhe jo me dikë tjetër”.

Avokati e pyeti nëse ky Michael ishte Michael Montogomery, por dëshmitarja tha se nuk e dinte.

“Vetëm në intervista është takuar me të, i kanë dërguar ftesa dhe ka shkuar, por për herë të tjera nuk e di”, tha ajo, duke konfirmuar se intervistimi ka ndodhur disa herë. “Një ose dy herë, por nuk e di saktë”.

Avokati pyeti nëse burri ia ka përmendur ndonjëherë një shtëpi të verdhë në Shqipëri?

“Asnjëherë nuk e ka përmendur këtë”, tha dëshmiatrja. Ajo u pyet nëse burri i saj, ia ka përmendur ndonjëherë një mercedes. “Jo”, tha dëshmitarja.

Në fillim prokuroria e më pas gjykatësja kërkuan sqarime nga avokati se ku tentonte të dilte me këto pyetje ( por në këtë koment, seanca mbyllet për publikun).

Pas rikthimit në seancë të hapur, prokurori, avokati dhe mbrojtësi i viktimave, deklaruan se nuk kanë më pyetje shtesë dhe në këtë moment, gjykata shkoi në pauzë, për të vazhduar pas gjysmë ore.RTK

 

You Might Also Like

Vdes atdhetari Selim Shala

Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, humb jetën motoçiklisti

Prokuroria e Speciales kritikohet për zvarritje dhe shkelje të afateve

DHSK: Gjyqtarët janë përzgjedhur në përputhje me mandatin e gjykatës

Kryetarja e Speciales arsyeton mosmbajtjen e konferencës në Prishtinë

Kosova Times March 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Bujqësi

Sivjet më pak rrush në Rahovec, reshjet e shiut dëmtuan vreshtat

Kosova Times Kosova Times September 3, 2023
Lufta e askujt: Rezultatet e vitit të dytë të pushtimit rus të Ukrainës
KFOR-i thirrje Kosovës e Serbisë për kompromis: Dallimet të diskutohen në dialog
Shqipëri, projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” nxit debate
Kina përfundoi ndërtimin e tunelit më të gjatë të autostradës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?