By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti
December 31, 2025
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
December 31, 2025
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit
December 31, 2025
Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova
December 31, 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Komunat kërkojnë kthimin e 37. 5 milionë eurove, të hyrat e vitit 2021
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Komunat kërkojnë kthimin e 37. 5 milionë eurove, të hyrat e vitit 2021
Financa

Komunat kërkojnë kthimin e 37. 5 milionë eurove, të hyrat e vitit 2021

Kosova Times
Last updated: 2023/03/29 at 8:39 AM
Kosova Times Published March 29, 2023
Share
SHARE

Mjetet e pashpenzuara buxhetore të komunave gjatë vitit 2021 nuk do të mund të barten në buxhetin e komunave për vitin 2023, e që janë 37.5 milionë euro. Ato mjete janë pezulluar nga Qeveria e Kosovës, thotë për Radio Kosovën kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi. Sipas tij, ato nuk mund të shfrytëzohen as nga niveli lokal e as nga ai qendror.

37.5 milionë euro komunat e vendit pretendojnë se u janë bllokuar nga qeveria. Mjetet vetanake të komunave të grumbulluara para vitit 2021, nuk u janë bartur komunave për vitin 2023. Kryetari i Asociacionit të komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, thotë për Radio Kosovën se shuma e mjeteve nuk mund të shfrytëzohet as nga niveli lokal e as nga ai qendror.

“Mjetet financiare nga të hyrat vetanake para viti 2021 nuk mund të barten dhe kjo e lë këtë situatë pezull. Mendojmë se kjo mund të jetë një lëshim teknikë, sepse i gjithë vullneti i deputetëve kur është miratuar buxheti për vitin 2023, ka qenë që të hyrat vetanake t’u barten komunave sepse ato janë të komunave, por se çka ka ndodhur pas miratimit të këtij ligji, 37.5 milionë euro janë pezull, ato as nuk mund të shfrytëzohen nga komuna e as nga niveli qendror”, deklaroi ai.

Ibrahimi ka theksuar se tashmë kanë bërë kërkesë në institucionet përgjegjëse të vendit, për të rishikuar këtë situatë. Shumë projekte kapitale, sipas tij, kanë mbetur pezull.

“Komunat kanë kërkuar nga niveli qendror që disa projekte të zbatohen nga këto mjete financiare dhe tash ato mjete nuk mund të zbatohen për shkak të nivelit qendror. Pra, komunat nuk kanë faj dhe niveli qendror duhet t’i japë zgjidhje kësaj çështjeje. Mjetet financiare nga të hyrat vetanake në bazë të legjislacionit në fuqi përkthen në projekte kapitale, dhe ka shumë projekte që komunat i kanë paraparë por për shkak të situatës së re, ato projekte nuk mund të zbatohen”, deklaroi Ibrahimi.

Pezullimi i këtyre mjeteve, dëmton zhvillimin komunal, në të mirë të qytetarëve, thotë për Radio Kosovën, Valmir Ilazi, nga organizata INPO, organizatë kjo që monitorojnë punën e komunave.

“Ky pezullim i 37.5 milionë eurove  nga qeveria, lë për të nënkuptuar se edhe shumë projekte do të mund të ndalen, shumë projekte për të cilat këto para kanë qenë të destinuara, mund të ndërpriten apo edhe të pezullohen. Kuvendi i Kosovës ka shprehur qartë vullnetin e vet se këto mjete nuk u janë bartur komunave si të hyra vetanake, duke penguar shumë projekte zhvillimore komunale”, deklaroi Ilazi.

Sipas kryetarit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, zgjidhja e vetme e këtij problemi është amendamentimi i Ligjit për ndarje buxhetore ku pika 6 e nenit 9 do të ndryshohet dhe t’u mundësohet komunave bartja e të hyrave vetanake edhe nga viti 2021.

You Might Also Like

Çmimet e energjisë elektrike vazhdojnë të rriten, me indeksin GME në 119 euro

Lufta kundër falsifikimit të parasë temë e takimit Ismaili-Vitagliano

Guvernatori Ismaili në panelin e FMN-së foli për qëndrueshmërinë financiare

Dollari dobësohet, euro forcohet

Regjistrimi i bizneseve mund të bëhet edhe përmes platformës e-Kosova

Kosova Times March 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Franca mbështet sektorin audiovizual në Kosovë

Kosova Times Kosova Times July 15, 2024
Miqësi dhe armiqësi!
Diplomatët presin shtensionim pas takimeve në Bruksel
Italia dhe Polonia kërkojnë garanci të forta sigurie për Ukrainën
Aguero, rrëfimi tronditës: Ndihesha sikur po mbytesha
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?