By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Trump pretendon se i ka rregulluar të gjitha me Putinin, ukrainasit janë të frikësuar për shkak të parashikimit ekstrem
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri Kurti vizitoi fabrikën “Albimi LTD”, në Gjilan, përfituese e mbështetjes financiare nga Qeveria
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Kryeministri Kurti vizitoi fabrikën “Albimi LTD”, në Gjilan, përfituese e mbështetjes financiare nga Qeveria
Lajme

Kryeministri Kurti vizitoi fabrikën “Albimi LTD”, në Gjilan, përfituese e mbështetjes financiare nga Qeveria

Kosova Times
Last updated: 2023/03/29 at 6:56 PM
Kosova Times Published March 29, 2023
Share
SHARE

Gjatë qëndrimit në Gjilan, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitoi fabrikën “Albimi LTD” në Gjilan, e cila merret me prodhimin dhe shitjen e biçikletave në tregun vendor dhe ndërkombëtar me brendin e mirënjohur “PILOT BIKE”.

Atje ai u prit nga pronari i kompanisë Ibrahim Krivaqa, i cili prezantoi ambientin e funksionimit të kësaj kompanie dhe mënyrën se si bëhet prodhimi i biçikletave.

Kjo fabrikë ka rreth 70 punëtorë, paga mesatare e të cilëve është 478 euro, kurse kapaciteti saj është 27 mijë biçikleta në vit. Produktet e tyre eksportohen në shumë vende të Bashkimit Evropian si në Spanjë – rreth 23% të eksportit, Hungari, Greqi, Itali, Francë, Gjermani, Slloveni dhe Kroaci.

“Albimi LTD” deri më tani ka përfituar nga masat 2.4 – mbështetje e Eksportit dhe 2.1 – Subvencionimin e kredive, kurse së fundmi ka punësuar 12 të rinj përmes platformës Superpuna.

Kryeministri Kurti e falënderoi pronarin dhe punëtorët për mikpritje dhe bisedën që patën në lidhje me mundësitë e reja të mbështetjes, sidomos në largimin e barrierave të ndryshme. Ministri Murati tha se kjo fabrikë është histori suksesi që ka treguar në vazhdimësi rritje të prodhimit dhe rritje të eksportit. Ai tha se kjo dëshmon që mund të punohet dhe se ka cilësi për aq kohë sa ka vullnet nga pronarët dhe punëtorët dhe mbështetje nga Qeveria.

Në lidhje me sfidat me barriera, ministri Murati tha se ka kërkuar nga Doganat që të ketë anketim nga të gjithë prodhuesit vendorë për të parë më mirë dhe më në detaje se cilat janë pengesat me të cilat ballafaqohen. Ai shtoi se shumë shpejt do të kemi edhe një pako tjetër të masave të cilat i eliminojnë barrierat por edhe ofrojnë mbështetje shtesë për prodhuesit tanë në mënyrë që të rritet punësimi, eksporti, dhe mirëqenia e qytetarëve.

Krivaqa shprehu falënderimin e tij për vizitën dhe mbështetjen e qeverisë përmes masave dhe pakove të ndryshme, që e kanë ndihmuar në automatizimin e procesit dhe në rritjen e eksportit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dogana e Kosovës me rritje të të hyrave 8% dhe konfiskime rekorde

Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?

Çmimi i arit ka tejkaluar 5,000 dollarë për ons për herë të parë në histori

AUV kërkon tërheqjen nga tregu të një serie të ushqimit për foshnje APTAMIL

Liberalizimi i energjisë rriten kostot për bizneset, ndikim edhe te çmimet

Kosova Times March 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Konjufca: Afrim Zhitia e Fahri Fazliu shembull kuptimplotë i sakrificës për liri

Kosova Times Kosova Times November 2, 2022
Aksidentohet eskorta e Sveçlës: Ministri është mirë, disa policë janë dërguar në spital
Hiqen kolonat nëpër kufij – 10 minuta pritje në Merdarë
Tajvani me stërvitje ushtarake për t’u mbrojtur nga kërcënimi i pushtimit kinez
Medvedev: Koalicioni anti-rus dështoi ta mposhtë Trumpin, ata po e bindnin atë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?