By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 shkurt 2026
February 2, 2026
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare
February 1, 2026
Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë
February 1, 2026
Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi
February 1, 2026
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri Kurti vizitoi shkollën “Hello Academy of Education”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryeministri Kurti vizitoi shkollën “Hello Academy of Education”
Lajme

Kryeministri Kurti vizitoi shkollën “Hello Academy of Education”

Kosova Times
Last updated: 2023/03/29 at 6:53 PM
Kosova Times Published March 29, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, sot vizitoi shkollën “Hello Academy of Education” në Gjilan, ku u mirëprit nga dy drejtorët e saj, Florian dhe Hysnije Kurteshi.

Fillimisht, Kryeministri vizitoi nxënësit e një klase të ciklit të ulët, të cilët para tij shfaqën edhe aftësitë e tyre në lëndën e matematikës. Më pastaj, u njoftua nga drejtoresha e kësaj shkolle për punën e saj, historikun e institucionit që drejton dhe për angazhimin e fëmijëve.

Shkolla “Hello Academy of Education” është përfituese e katër masave të Qeverisë, masës 1.3 për mbështetjen e punësimit të grave, Pako për Përballje me Inflacionin për subvencionin e rritjes së pagës për punëtorët e sektorit privat, të skemës “Qeveria për Familje” dhe tash së fundmi të skemës së punësimit të garantuar për të rinj përmes platformës “Superpuna”.

Nga masa 1.3 janë punësuar 18 gra. Përmes skemës “Qeveria për Familje” janë punësuar 5 persona. Janë angazhuar 16 punëtorë të rinj nëpërmjet platformës “Superpuna”. Ndërkaq nga rritja e pagës në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, kanë përfituar gjithsej 90 persona.

Kryeministri Kurti u shpreh i kënaqur kur takon përfituesit dhe sheh dobinë e drejtpërdrejtë të masave dhe pakove mbështetëse të qeverisë për qytetarë.

Duke i falënderuar për ftesën për këtë vizitë, kryeministri tha se ajo se çfarë bëni në këtë institucion arsimor është një punë fisnike jo vetëm për të tashmen por edhe për të ardhmen, sepse mësimi në fëmijërinë e hershme është vendimtar për mësimin dhe edukimin e mëvonshëm sikurse edhe për profesionet që këta fëmijë nesër do t’i kenë dhe për punët e vendet e punës e kontributin në shoqëri të cilin do ta bëjnë.

Ai shoti se gjuha e matematika në njërën anë, vizatimi e muzika në anën tjetër edhe natyra edhe shoqëria që janë fusha të mëdha, të cilët i mësojnë fëmijët dhe bashkërisht i studiojnë në këtë shkollë, do të jenë vendimtare për atë se çfarë do të jetë edhe ekonomia jonë, edhe shoqëria jonë, edhe kultura jonë, por dhe arsimi ynë.

Shkolla “Hello Academy of Education” funksionon nga viti 2010. Fillimisht ka nisur edukimin me grupmoshën 6 muaj deri në 5 vjeç, ndërkaq nga viti 2013 ka filluar me grupin para fillor, pra mosha 5 – 6 vjeç, me program edukativ – arsimor, të mbështetur në planprogramin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Në vitin 2017, kopshti i fëmijëve “Hello“ themeloi shkollën 9-vjeçare “Hello Academy of Education”, të parën në komunën e Gjilanit. Shkolla tani ka një sipërfaqe prej rreth 4200 m2, 40 klasë mësimi, kabinet të informatikës, kabinet të kimisë, biologjisë dhe fizikës dhe gjithashtu sallën e edukatës fizike, për 639 nxënës dhe fëmijë, me 90 mësimdhënës prej të cilave 90% gra, dhe 22 persona si staf teknik. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare

Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë

Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi

Kapen në flagrancë pesë hajna duke tentuar të vjedhin një argjendari

Të shtëna me armë në Mitrovicë, lëndohet një person e arrestohet i dyshuari

Kosova Times March 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kryeministri Kurti uron besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve |

Kosova Times Kosova Times April 16, 2023
Rusia ia zvogëloi Ukrainës kapacitetet për rrymë
Dhjetë rrugët më të bukura në botë sipas vlerësimeve shkencore
Tusk: Askush nuk duhet ta bëjë presion Ukrainën të heqë dorë nga territori për paqe
Hulumtimi: Ngrohja globale ka çuar në një rritje të numrit të minjve në qytete
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?