By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në Shqipëri mot i kthjellët, temperatura deri në 25° Celsius
October 31, 2025
Axhenda ndërkombëtare
October 31, 2025
Moti sot, me diell dhe vranësira, temperaturat në rritje
October 31, 2025
Horoskopi ditor për 31 tetor
October 31, 2025
Evropa përgatit një goditje të rëndë për Vuçiçin: Raporti më i keq për Serbinë deri më tani
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Duam t’iu hapim dyert atyre që tradicionalisht nuk janë përfaqësuar në tregun e punës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Duam t’iu hapim dyert atyre që tradicionalisht nuk janë përfaqësuar në tregun e punës
Lajme

Kurti: Duam t’iu hapim dyert atyre që tradicionalisht nuk janë përfaqësuar në tregun e punës

Kosova Times
Last updated: 2023/03/29 at 3:46 PM
Kosova Times Published March 29, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në konferencën për koordinimin e donatorëve për komunitetin jo shumicë, të organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës se Kryeministrit.

Kryeministri Kurti tha se shumëçka ka ndryshuar prej takimit të fundit, i cili është mbajtur 6 muaj më parë dhe se nga atëherë ka vazhduar tryezat me komunitetet joshumicë në Kosovë – me komunitetin kroat, goran dhe boshnjak, me përfaqësuesit e komunitetit ashkali që shënojnë ditën e flamurit të tyre dhe me mësuesit turq në shkollat e Prishtinës.

Më tutje, kryeministri Kurti tha se dëgjohet vazhdimisht nga anëtarët e komunitetit me të cilët takohen, se sa kritike është nevoja për punësim, prandaj, shtoi ai, kemi zgjedhur si temë për sot mënyrat se si masat aktive të tregut të punës mund t’i ndihmojnë komunitetet e Kosovës.

Ai kujtoi një takim, që kishte pasur me një të ri goran nga Dragashi, baba i dy fëmijëve dhe se gruaja e tij kishte talent për artizanat dhe dëshiron të fillojë biznesin e saj, por nuk mund të gjenin fonde. “Platforma jonë e re Superpuna ofron mundësi punësimi, ku qeveria jonë subvencionon pagat për 6 muaj për të rinjtë nga të gjitha komunitetet nga 18 deri në 25 vjeç; diçka që jam i kënaqur që kabineti im ka mundur t’i dërgojë informacion për këto mundësi atij çifti të ri të papunë nga Dragashi”, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri përmendi që janë siguruar 500 bursa për nxënës të shkollave të mesme nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian dhe 100 bursa shtesë për studentët e këtyre komuniteteve në universitetet publike, të cilët mund të bëhen mësimdhënës në të ardhmen. Zyra për çështje të komuniteteve po ashtu ofron 5 bursa këtë vit për studentët nga komunitetet joshumicë për të studiuar në programin e ballkanistikës në kuadër të Universitetit të Prishtinës. Kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për të fituar aftësitë dhe kualifikimet që do të mundësonin punën si një prej përkthyesve shqip-serbisht me siguri të nevojshme.

Qeveria jonë ka trajtuar korrupsionin dhe nepotizmin në çdo nivel dhe ne duam tu hapim dyert atyre që tradicionalisht nuk janë përfaqësuar në tregun e punës aq sa duhet, tha kryeministri Kurti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Në Shqipëri mot i kthjellët, temperatura deri në 25° Celsius

Arrestohet në Prishtinë i dënuari për posedim të narkotikëve

Limaj: Koha që zëri racional dhe Kosova e pjekur të bëhen bashkë

Nesër mbyllet për qarkullim gjysma e tunelit në lagjen ‘Dardania’

Kurti dhe Fuchs flasin për avancimin e rrugëtimit të Kosovës drejt BE-së

Kosova Times March 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë të spitalit në Vushtrri

Kosova Times Kosova Times January 10, 2023
Koreja e Veriore thotë se ka testuar raketahedhës të rinj
FBI paralajmëroi dhjetëra politikanë për kërcënimet nga hakerat nga Kina
NKR e vetëshpallur pushoi së ekzistuari
Parlamenti Evropian kërkon parandalimin e ndikimit të Rusisë në Ballkan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?