By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arrestohet kosovari i dyshuar për rastin e armëve të sekuestruara në Kroaci
July 19, 2025
Trajkoviq: Shumë nga njerëzit tanë nga Kosova po e mbushin Çacilandin sot, së bashku me paramilitarët e Radoiçiqit
July 19, 2025
14-vjeçarI arrestohet për armëmbajtje në Ferizaj
July 19, 2025
Nëse nuk bashkohemi tani – kush do ta mbrojë nesër Kosovën?
July 19, 2025
Ndalohet për 48 orë Igor Popoviq pas fjalimit kundër UÇK-së
July 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dënohen bankierët që ndihmuan shokun e Putinit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dënohen bankierët që ndihmuan shokun e Putinit
Rajon / Botë

Dënohen bankierët që ndihmuan shokun e Putinit

Kosova Times
Last updated: 2023/03/30 at 11:45 AM
Kosova Times Published March 30, 2023
Share
SHARE

Katër bankierë që ndihmuan një shok të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin, të depozitonte miliona franga përmes llogarive bankare zvicerane, janë dënuar për mungesë kujdesi në transaksionet financiare.

Të katërtit u shpallën fajtorë të enjten për akuzën e ndihmës që i ofruan Sergey Rolduginit, një violonçelist që Qeveria zvicerane e quajti “kuleta e Putinit”, i cili është edhe kumbari i vajzës së madhe të Putinit, Marias.

Bankierët – tre rusë dhe një zviceran – ndihmuan Rolduginin të depozitonte miliona franga në llogaritë bankare zvicerane gjatë periudhës prej vitit 2014 deri më 2016.

Këta katër burra, të cilët nuk mund të identifikohen shkaku i kufizimeve zvicerane për raportime, u shpallën fajtorë në një seancë në Gjykatën e Cyrihut dhe u dënuan me kusht me nga shtatë muaj secili.

Në aktakuzën e parë nga agjencia e lajmeve Reuters theksohej se si njerëz si Roldugini u përdorën për t’i fshehur pronarët e vërtetë të parave.

Në Zvicër, bankat janë të detyruara të refuzojnë ose të ndërpresin marrëdhëniet afariste nëse ka dyshime për identitetin e palës kontraktuese.

Katër zyrtarët ndihmuan Rolduginin të përdorte dy llogari bankare në Gazprombank në Cyrih, përmes së cilave rrodhën miliona franga, pa kryer kontrolle të mjaftueshme.

Prokuroria kishte pretenduar se ata nuk kishin bërë mjaftueshëm kontrolle për të verifikuar identitetin e pronarit të vërtetë të pasurisë, pasi që nuk ishte e besueshme që Roldugini të ketë qenë pronari i vërtetë.

Në këtë rast bëhet fjalë për një shumë prej rreth 30 milionë frangash zvicerane, sipas prokurorit publik, Jan Hoffmann.

Muzikanti, i cili figuron në listën zvicerane të rusëve të sanksionuar, nuk ka asnjë aktivitet të listuar si biznesmen. Në atë kohë, muzikanti i kishte thënë mediumit amerikan New York Times se ai nuk ishte biznesmen dhe nuk zotëronte miliona.

Roldugini ishte në mesin e shumë anëtarëve të rrethit të brendshëm të Putinit të sanksionuar nga Perëndimi, përfshirë vende si Zvicra, pasi Rusia filloi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës vitin e kaluar.

“Të gjitha provat kundërshtojnë [argumentin se] Sergey Roldugin është pronari i vërtetë i aseteve”, kishte thënë Hoffmann në një seancë të mëparshme. “Bankierët nuk i kanë ndjekur rregullat dhe prandaj duhet të ndëshkohen”, shtoi ai.

Në të kaluarën, Putini e ka përshkruar Rolduginin si një mik, muzikant dhe dashamirës brilant, i cili ka fituar disa para në mënyrë të sinqertë nga një numër i vogël i aksioneve në një kompani ruse.

Kremlini ka hedhur poshtë çdo pretendim se asetet e Rolduginit janë të lidhura me liderin rus, duke i quajtur ato “putinofobi” anti-ruse.

Sipas Kremlinit, pasuria e Putinit është publike dhe ai e ka deklaruar rregullisht pasurinë dhe pagën e tij te votuesit rusë.

Avokatët e Rolduginit kishte argumentuar se klienti i tyre e kishte konfirmuar me shkrim vitin e kaluar se banka e kishte identifikuar saktësisht atë si pronarin përfitues të llogarive.

Sipas tyre, ishte e “besueshme” që Roldugini ishte i pasur sepse ishte mik i Putinit.

“Sergey Roldugin nuk është thjesht çfarëdo violonçelisti dhe dirigjenti, por edhe një i preferuar i Kremlinit, i cili padyshim kishte qasje në mundësi të veçanta financimi që i lejojnë atij të grumbullojë pasuri të konsiderueshme”, tha mbrojtja, sipas një konference paraprake.

Edhe pse ky lloj favorizimi mund të kritikohet në Zvicër, një gjë e tillë nuk ishte relevante për gjykimin, argumentoi mbrojtja.

You Might Also Like

Trajkoviq: Shumë nga njerëzit tanë nga Kosova po e mbushin Çacilandin sot, së bashku me paramilitarët e Radoiçiqit

Afati i fundit i Trumpit shkakton përshkallëzim në Ukrainë, paralajmëron ish-analist i CIA-s

Amerika konfirmon: Siria dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim, ju bëjmë thirrje të dorëzoni armët

Sulm masiv me dron në Odesa: Një person i vrarë, një ndërtesë shumëkatëshe në flakë

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times March 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Sonte Peja dhe Ylli përballen në ‘Karagaçi’ në sfidën vendimtare

Kosova Times Kosova Times May 4, 2024
Raportuesi për Kosovën në PE, Riho Terras, viziton urën mbi Ibër
Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës në Shqipëri
Gjyqi penal i Trump në Nju Jork është caktuar për 15 prill
“Ministria e Mbrojtjes e ushqeu udhëheqjen me dezinformata”, nje arsye pse Putin udhëtoi në rajonet e pushtuara të Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?