By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një autobus që po kthehej nga një funeral përmbyset, duke vrarë 21 persona
August 8, 2025
BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis
August 8, 2025
Kurti kujton heroizmin e zjarrfikësit Osmanaj në përvjetorin e rënies
August 8, 2025
LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike
August 8, 2025
KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykata e OKB-së refuzon kërkesën e Iranit për asetet e ngrira nga ShBA-ja
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gjykata e OKB-së refuzon kërkesën e Iranit për asetet e ngrira nga ShBA-ja
Rajon / Botë

Gjykata e OKB-së refuzon kërkesën e Iranit për asetet e ngrira nga ShBA-ja

Kosova Times
Last updated: 2023/03/30 at 9:55 PM
Kosova Times Published March 30, 2023
Share
SHARE

Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara ka refuzuar kërkesën e Iranit për të zhbllokuar afër 2 miliardë asete të bankës qendrore iraniane që janë ngrirë nga autoritetet amerikane.

ShBA-ja ka ngrirë këto asete me qëllim që të paguhet kompensimi i viktimave të bombardimet e vitit 1983 në Liban dhe në sulmet e tjera të lidhura me Iranin.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha se nuk ka juridiksion për të marrë vendim lidhur me kërkesën e Iranit lidhur me bankën qendrore.

Zëvendëspresidenti i kësaj gjykate, Kirill Gevorgian, tha se shumica e votave në gjykatë “vendosën që të respektonin juridiksionin e ngritur nga SHBA-ja sa i përket pretendimeve ndaj Republikës Islamike të Iranit” lidhur me bankën qendrore.

Në vendimin e gjykatës u tha se disa vendime të ShBA-së për ngrirjen e aseteve të Iranit dhe iranianëve në ShBA kishin shkelur traktatin e vitit 1955 mes dy shteteve, dhe tha se shtetet duhet të negociojnë për kompensim.

Por, shumica e këtij rasti gjyqësor u përqendrua në Bankën qendrore Markazi, dhe asetet e ngrira në vlerë prej 1.75 miliard dollar obligacione, plus interesin e mbledhur, që mbahen në Citibank në Nju Jork. Gjykata tha se nuk ka juridiksion mbi traktatin e vitit 1955.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vadant Patel, tha se përderisa SHBA-ja është e pakënaqur me disa aspekte të vendimit, në përgjithësi është e kënaqur me vendimin.

“Në përgjithësi, ne mendojmë se vendimi i sotëm është një goditje e madhe për rastin e ngritur nga irani”, tha Patel.

Teherani tha se vendimi sugjeroi se Irani ka të drejtë në kërkesat e saj dhe do të përdorë “të gjitha mjetet diplomatike e ligjore” për të shtyrë përpara kërkesat e saj.

Gjatë paraqitjes së rastit vitin e kaluar, Irani argumentoi se ngrirja e aseteve ishte përpjekje për të destabilizuar Qeverinë në Teheran dhe përbënte shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Irani ngriti këtë rast pasi më 2016, Gjykata Supreme amerikane vendosi se paratë që i përkisnin bankës qendrore iraniane mund të përdoreshin për të kompensuar familjarët e 241 trupave amerikane që vdiqën në bombardimet e vitit 1983, që besohet se janë kryer nga Teherani.

Pas bombardimeve në bazën ushtarake amerikane në Liban, një shpërthim i dytë në afërsi vrau edhe 58 ushtarë francezë. Irani ka mohuar përfshirjen në këto ngjarje, por një gjykatë amerikane më 2003 ka thënë se Teherani është përgjegjës për sulmet.

Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë obliguese.

You Might Also Like

Një autobus që po kthehej nga një funeral përmbyset, duke vrarë 21 persona

Identifikohen emrat e gati 123,000 ushtarëve të vdekur rusë

Pesë skenarë, një luftë dhe tre udhëheqës: Nga fitorja e Putinit te një përsëritje e Afganistanit Sovjetik

Izraeli po kalon në pushtimin total të Gazës. NBC: Trump i bërtiti Netanyahut

Ka mbërritur reagimi i parë i Kinës ndaj takimit vendimtar midis Putinit dhe Trumpit

Kosova Times March 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

SPERTK kërkon nga Kuvendi i Kosovës ta kompletojë Bordin e RTK-së

Kosova Times Kosova Times August 21, 2024
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe karnavaleve
G7 vazhdon të shpresojë për një zgjidhje diplomatike në Lindjen e Mesme
Situata me meningjitin: Mjekët thonë se s’ka vend për shqetësim
Ministria ruse e Mbrojtjes: Gjashtë persona të plagosur nga sulmet me dron të Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?