By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 gusht 2025
August 13, 2025
Kaos në Serbi: Anëtarët e SNS sulmuan qytetarët protestues me piroteknikë dhe shishe
August 12, 2025
Dokumentohet brutaliteti i Kremlinit: Raporti i të Drejtave të SHBA-së detajon mizoritë ruse në Ukrainë, represionin e brendshëm
August 12, 2025
‘Nuk po negociojmë’: Zyrtarët amerikanë ulin pritjet për samitin Trump-Putin
August 12, 2025
Zelensky: “Nuk do të largohemi nga Donbasi”
August 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidentja e Tajvanit arrin në ShBA, Kina paralajmëron “pasoja serioze”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Presidentja e Tajvanit arrin në ShBA, Kina paralajmëron “pasoja serioze”
Rajon / Botë

Presidentja e Tajvanit arrin në ShBA, Kina paralajmëron “pasoja serioze”

Kosova Times
Last updated: 2023/03/30 at 11:38 AM
Kosova Times Published March 30, 2023
Share
SHARE

Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, ka arritur në Nju Jork të ShBA-së, mes kritikave nga Kina, e cila e ka paralajmëruar ShBA-së për pasoja serioze.

Tsai kaloi nëpër ShBA gjatë udhëtimit të saj për në Amerikën Qendrore. Transmetuesi publik britanik BBC raporton se ajo mund të takohet me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Kevin McCarthy, në udhëtimin e kthimit.

Kina ka dënuar çfarëdo takimi të tillë dhe thotë se nëse ai takim realizohet, mund të çojë në një “konfrontim serioz”.

Në përgjigje, ShBA-ja ka thënë se Pekini nuk duhet të reagojë në masë të tepërt ndaj udhëtimit të presidentes Tsai.

ShBA-ja shpreson të ketë një “transit normal dhe pa trazira”, tha të mërkurën zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, duke vënë në dukje se ky është udhëtimi i shtatë i presidentes Tsai përmes ShBA-së gjatë kohës së saj si udhëheqëse e Tajvanit.

“Kjo është një dukuri e zakonshme… Presidentët e tjerë të Tajvanit kanë kaluar transit në ShBA. Nuk ka asgjë të pazakontë në këtë”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Kjo do të jetë hera e 29-të që një president i Tajvanit – që nga presidenti i parë më 1994 – kalon transit nëpër ShBA.

Tsai arriti në Nju Jork të mërkurën, ku u përshëndet nga turma të protestuesve dhe përkrahësve jashtë hotelit të saj.

Ajo do të udhëtojë për në Guatemalë dhe Belize këtë javë, në një vizitë ku synohet përforcimi i aleancave me vendet e Amerikës Qendrore, përpara se të kthehet në Tajvan përmes Los Anxhelosit, ku mund të zhvillohet një takim me liderin e lartë politik amerikan, sipas raportimeve të mediave amerikane.

Pas arritjes së saj në ShBA, i dërguari i lartë i Kinës në Uashington akuzoi ShBA-në se po avokonte për pavarësinë e Tajvanit duke lejuar Tsai-n të “bënte bujë” në ShBA.

“Pavarësisht nëse janë udhëheqësit e Tajvanit ata që vijnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo liderët e ShBA-së që vizitojnë Tajvanin, [këto vizita] mund të çojnë në një tjetër konfrontim tejet serioz në marrëdhëniet Kinë-ShBA”, tha Xu Xueyuan, një diplomate e Kinës në një konferencë për shtyp.

Duke lejuar kalimin e Tsai-t në ShBA, Uashingtoni “minon seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës”, tha Xu.

“Ne i bëjmë thirrje palës amerikane të mos luaj sërish me zjarr për çështjen e Tajvanit”, shtoi ajo.

Tsai planifikohet të kthehet në Taipei më 7 prill.

Tajvani e konsideron veten shtet sovran, ndërsa Kina e sheh atë si një provincë të shkëputur që duhet t’i ribashkohet Kinës. Pekini nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për ta arritur këtë qëllim.

You Might Also Like

Kaos në Serbi: Anëtarët e SNS sulmuan qytetarët protestues me piroteknikë dhe shishe

Dokumentohet brutaliteti i Kremlinit: Raporti i të Drejtave të SHBA-së detajon mizoritë ruse në Ukrainë, represionin e brendshëm

‘Nuk po negociojmë’: Zyrtarët amerikanë ulin pritjet për samitin Trump-Putin

Zelensky: “Nuk do të largohemi nga Donbasi”

Trump do të zhvillojë një video konferencë me liderët e BE dhe Zelenskyn më 13 gusht

Kosova Times March 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nënshkruhen marrëveshjet dhe memorandumet ndërmjet Kosovës dhe Koracisë

Kosova Times Kosova Times December 13, 2024
HUR shkatërron kompleksin e radarëve të parkut zoologjik rus, goditja prej 24 milionë dollarësh e kapur në video
Arrestohet një i dyshuar për prishje të rendit kushtetues dhe huliganizëm
Skandal ne Shkup, ambasadori grek u largua nga Ceremonia, njoftoi edhe Bashkimi Evropian!
Shoqëria civile me kritika për seancën e fundit të Kuvendit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?