By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Analiste serbe: Një qeveri pa Vetëvendosje mund të pritet të ketë një qëndrim më të shëndetshëm ndaj serbëve
November 19, 2025
Makina më e mirë për vitin 2026? Gjermanët zgjodhën të preferuarën e tyre
November 19, 2025
Si të negociohet me Rusinë
November 19, 2025
VIDEO: Ushtarët izraelitë rrahen në bazë, pamjet bëhen virale
November 19, 2025
Putin për zgjatjen e jetës deri në 150 vjet dhe vlerat ruse: “Gjëja kryesore nuk është sa gjatë jetojmë, por pse”
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina thotë se ushtria ruse ka shënuar sukses në Bahmut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ukraina thotë se ushtria ruse ka shënuar sukses në Bahmut
Rajon / Botë

Ukraina thotë se ushtria ruse ka shënuar sukses në Bahmut

Kosova Times
Last updated: 2023/03/30 at 11:30 AM
Kosova Times Published March 30, 2023
Share
SHARE

Zyrtarë ushtarakë të Ukrainës kanë thënë se forcat ruse kanë shënuar “një shkallë suksesi” në qytetin e vijës së frontit në lindje të Ukrainës, Bahmut. Ata shtuan se ushtarët ukrainas po vazhdojnë ende betejën disamujore, në të cilën të dyja palët kanë pësuar një numër të madh viktimash.

Në pjesën jugore të Ukrainës, shefi i mbikëqyrjes bërthamore të Kombeve të Bashkuara tha se kishte një rritje të konsiderueshme të numrit të trupave në rajonin e centralit bërthamor Zaporizhja, të pushtuar nga Rusia, dhe se ky central nuk mund të mbrohet më.

Qyteti i Bahmutit dhe qytetet përreth të rajonit industrial lindor të Donjeckut kanë qenë caku qendror i sulmeve gjatë 13 muajve që kur ka nisur lufta në Ukrainë.

“Forcat armike patën një shkallë suksesi në aksionet e tyre që mësynin qytetin e Bahmutit”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një raport të publikuar më 29 mars.

“Mbrojtësit tanë po mbajnë qytetin dhe po zmbrapsin sulme të shumta të armikut”, thuhej më tutje.

Sipas raportimeve nga ushtria ukrainase, numri mesatar i sulmeve ditore ruse në vijën e frontit ka rënë në katër javët që nga fillimi i marsit. Në shtatë ditët e fundit janë raportuar 69 sulme, krahasuar me 124 gjatës javës 1-7 mars. Vetëm 57 sulme u raportuan të mërkurën.

Javën e kaluar, gazetarët e agjencisë së lajmeve Reuters, pranë vijës së frontit në Bahmut, raportuan gjithashtu për një rënie të dukshme të intensitetit të sulmeve ruse.

Zyrtarët rusë thonë se forcat e tyre janë ende duke kapur terren në luftimet në rrugët brenda qytetit të Bahmutit.

Reuters nuk ka arritur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto informacione nga vija e frontit.

“Nuk mund të mbrohet”

Centrali bërthamor Zaporizhja u mor në kontroll nga trupat ruse gjatë javëve të para të luftës një vit më parë dhe përpjekjet për të reduktuar luftimet dhe bombardimet përreth këtij centrali kanë dështuar, pavarësisht frikës se mund të ndodhë ndonjë fatkeqësi bërthamore.

Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), në një vizitë të serishme në këtë central të mërkurën, u tha gazetarëve rusë se kishte pasur një “rritje të konsiderueshme” të numrit të trupave në rajon.

“Është e qartë se aktiviteti ushtarak po rritet në të gjithë rajonin. Kështu që centrali nuk mund të mbrohet”, tha ai.

Grossi tha se ai planifikon të propozojë masa specifike mbrojtëse për centralin, që mund të jenë të pranueshme si për Rusinë, ashtu edhe për Ukrainën.

Centrali ishte pjesë e çmuar e rrjetit energjetik të Ukrainës dhe ishte përgjegjës për rreth 20 për qind të prodhimit kombëtar të energjisë para se të niste lufta. Ajo nuk ka prodhuar energji elektrike që nga shtatori, kur reaktori i fundit i tij u shkyç.

“Fokusi i zhvendosur”

Analisti ushtarak ukrainas, Oleh Zhdanov, i cili ka shërbyer në ushtri, tha se përderisa ofensiva ndaj Bahmutit mbetet intensive, “konkluzioni është se trupat ruse kanë filluar të nxitojnë nga një vend te tjetri”.

“Tani duket se armiku e ka zhvendosur fokusin në vetë qytetin – këtu po zhvillohen luftimet më të ashpra tani”, tha Zhdanov në një video në YouTube.

Një tjetër analist ushtarak ukrainas, Roman Svitan, i cili është gjithashtu kolonel në ushtrinë rezervë të Ukrainës, tha se situata në Bahmut është stabilizuar dhe se detyra kryesore e ukrainasve atje, për të shkatërruar forcat ruse, po realizohej.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar, tha në një postim në rrjete sociale se megjithëse humbjet janë të pashmangshme, “humbjet e armikut janë shumë herë më të mëdha”.

You Might Also Like

VIDEO: Ushtarët izraelitë rrahen në bazë, pamjet bëhen virale

Putin për zgjatjen e jetës deri në 150 vjet dhe vlerat ruse: “Gjëja kryesore nuk është sa gjatë jetojmë, por pse”

Putini e gjeti veten në një situatë të pazakontë: Një robot kërceu para tij, gjithçka monitorohej nga truprojat

Meloni tërbohet pasi salcat belge shiten si italiane në parlamentin e BE-së

Lufta hibride e Rusisë në Evropë po përshkallëzohet. “Jemi vetëm pak minuta larg një incidenti me shumë vdekje”

Kosova Times March 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Nëse digjeni nga dielli, këta 2 përbërës janë ndihma e parë dhe shpëtimi

Kosova Times Kosova Times July 2, 2023
Specialja ua vazhdon paraburgimin Thaçit dhe Veselit
Turistët e huaj në Turqi shpenzojnë rekord prej 1 miliard dollarësh për suvenire
PDK mbështet Lulëkuqen, simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë
Dyshime për shkeljen e të drejtave të fëmijës në Graçanicë, reagon KOMF
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?