By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Raporti i UN Tourism, Kumbaro: Shqipëria kryeson në rritjen e flukseve turistike në Europë me +136%
June 6, 2025
Von der Leyen mbështeti Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi SHBA-të vendosën sanksione ndaj katër gjyqtarëve
June 6, 2025
Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën
June 6, 2025
Sabotim i pajisjeve të telekomunikacionit në Suedi: Nuk dihet se kush qëndron pas serisë së sulmeve
June 6, 2025
Norvegjia vendos taksën turistike për shkak të fluksit të madh të turistëve
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A do ta ketë fatin e Sejdiut e Pacollit presidentja Osmani?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > A do ta ketë fatin e Sejdiut e Pacollit presidentja Osmani?
Opinion

A do ta ketë fatin e Sejdiut e Pacollit presidentja Osmani?

Kosova Times
Last updated: 2023/03/31 at 4:49 PM
Kosova Times Published March 31, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Dollia e ngritur apo cakërrimi i gotave me raki tradicionale mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në kullën e familjes së këtij të fundit për Epopenë e Dukagjinit, është kthyer në temën më të përfolur pas takimit të Ohrit.

Si mund të rrëzohet Presidentja Osmani!?

Më shumë se për rakinë, është bërë i diskutueshëm përafrimi i ditëve të fundit mes kryeministrit Albin Kurti dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Nga rakia e pirë në Dukagjin nuk është duke ardhur erë e mirë në Presidencë!

Siç dihet është një padi e ngritur në Gjykatën Kushtetuese për shkelje të të drejtave gjatë zgjedhjeve të vitit 2021.

Fjala është për dy deputetë të zgjedhur me 14 shkurt 2021, të cilët mund të shpallen jo-legjitim nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila prej vitit 2021 ka pranuar ankesën ndaj dy kandidatëve për deputetë, njëri nga radhët e komunitetit rom (Albert Kinolli) dhe tjetri nga komuniteti egjiptian (Veton Berisha).

Sipas përcaktimeve kushtetuese, “…kur një autoritet shteti merr detyrën e përcaktuar në Kushtetutë dhe deputetët të cilët kanë votuar nuk kanë legalitet dhe legjitimitet të plotë, atëherë detyra e tyre është e përkohshme…”.

Që të dy këta deputetë, kanë marrë pjesë në raundin e parë të zgjedhjes së presidentes së vendit, ku obligative ishte që në sallë të jenë 80 deputetë.

Në zgjedhjen e Presidentes Vjosa Osmani, në raundin e parë ka qenë të pranishëm në sallë 81 deputetë, në mesin e tyre edhe dy deputetët e kontestuar.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të shkakton tërmet politik në Kosovë. Vjosa Osmani shumë shpejtë mund të bëhet presidentja e tretë e shkarkuar nga Kushtetuesja, pas Fatmir Sejdiut e Behgjet Pacollit.

Si rezultat i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, procesi i zgjedhjes së presidentes mund të shpallet i pavlefshëm, dhe përbërja aktuale e Kuvendit do të detyrohet të votojë president të ri, ose vendi të shkojë në zgjedhje.

Grupi Parlamentar i LVV-së drejt ndarjes së re

Si pasojë e heterogjenititit dhe fragmentizimit të Grupit Parlamentar të LVV-së, lideri i këtij subjekti politik është duke kërkuar partner të rinjë për ta ruajtur mazhorancën në Kuvend. Pas largimit të disa deputetëve nga ky grupim parlamentar (Dorsa Kica-Xhelili dhe Fatmir Humolli) dhe pakënaqësive të disa deputetëve të tjerë, largimi i deputetëve të partisë GUXO është çështje kohe, shkaku i mospërmbushjes së kërkesës së tyre për emërimin në krye të Ministrisë së Shëndetësisë të deputetit, Dr. Haxhi Avdyli pas largimit të “ambasadorit fluturues” Rifat Latifi.

Asgjë nuk ndodhë rastësisht. Sikurse që nuk ishte e rastësishme vizita e Kurtit në Dukagjin dhe ngritja e dollisë në Ditën e Parë të Ramazanit, nuk është i rastësishëm as përafrimi i Haradinajt me Albin Kurtin, me të cilin, më afër e kishte “duelin” jashtë ringut sesa cakërrimin e gotave n’Ditën e Ramazanit.

Që në fillim, është kjo një betejë e fituar e Ramush Haradinajt me besim pagan, i cili e tërhoqi dhe e detyrojë të pijë raki Albin Kurtin “ateist” me besim orijental.

Siç duket, qershitë e pastruara me raki i kanë bërë mirë Albin Kurtit, por e keqja është se aromën e rakisë së pirë në Gllogjan të Deçanit, erërat e Gjykatës Kushtetuese e kanë çuar deri në Presidencë. Nuk i dihet, mbase pretendimet e Ramush Haradinajt edhe mund të bëhen realitet, që përveç aromës, edhe rakia e Dukagjinit të zë vend në sirtarët e Presidencës!

Kësisoj, pavarësisht epilogut të Gjykatës Kushtetuese, rikonfigurimi i skenës politike në Kuvend pritet të ndodhë shumë shpejt. Pra, do të kemi grupime dhe ri-grupime të reja të partive politike në Kuvend.

Zhvillimet e fundit politike në Kuvend dhe jashtë tij, po e dëshmojnë edhe një herë papjekurinë dhe paaftësinë e kësaj klase politike për të ndërtuar shtet, gjuha fyese dhe denigruese e deputetëve në Kuvend po e dëshmon egon e sëmurë të politikanëve për pushtet. Në një vend ku drejtësia e merr anën e parasë, ai vend bëhet i pamundur për të jetuar njerëzit e ndershëm.

You Might Also Like

Dy rryma të ndryshme-të dehurit dhe mësuesit në politikë

Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?

Nuk i ndihmoi as ‘Nata e Bajramit’!

Kosova po kalon muajt e rëndë të përsekutimit politikë nga vetë Kuvendarët e zgjedhur me votë popullore

Presidentja ka kompetenca për të vendosur për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare

Kosova Times March 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Diplomati rus frumezon Dodikun: “Stuhia” u krye nga agjencitë e inteligjencës perëndimore duke përdorur ushtrinë kroate!”

Kosova Times Kosova Times August 5, 2023
Sancho kërkohet nga gjiganti italian
Presidenca e Kosoves: Serbia kërcënon hapur Kosovën me agresion
Veriu përballë largimeve të serbëve nga institucionet
Ish-ministrja e Jashtme e Austrisë, i cili u nis për në Rusi, nuk planifikon të ndrojë shtetësinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?