By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ushakov: Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të krijojnë grupe pune për një traktat paqeje
December 28, 2025
Kurti: Do të flas me Osmanin për çështjen e presidentit, pastaj me opozitën
December 28, 2025
Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit
December 28, 2025
KQZ shpall rezultatet preliminare, LVV fituese e zgjedhjeve
December 28, 2025
Abdixhiku merr përgjegjësinë për rezultatin, nuk e përjashton dorëheqjen
December 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Austri: Deputetët e të djathtës ekstreme lëshojnë sallën ku mbante fjalim Zelensky
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Austri: Deputetët e të djathtës ekstreme lëshojnë sallën ku mbante fjalim Zelensky
Rajon / Botë

Austri: Deputetët e të djathtës ekstreme lëshojnë sallën ku mbante fjalim Zelensky

Kosova Times
Last updated: 2023/03/31 at 5:19 PM
Kosova Times Published March 31, 2023
Share
SHARE

Më shumë se 20 deputetë austriakë të ekstremit të djathtë e kanë lëshuar një seancë, në të cilën ka mbajtur fjalim presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Politikanët e Partisë Liria (FPO) kanë thënë se fjalimi i Zelenskyt e ka shkelur neutralitetin e Austrisë.

Ata kanë paralajmëruar në nisje të fjalimit se do të bëjnë një lloj të protestës, kundër adresimit të Zelenskyt.

Austria ka thënë më parë se nuk mund t’i ndihmojë ushtrisë ukrainase, mirëpo e mbështet Kievin në aspektin politik.

Përmes një video-adresimi, Zelensky e ka falënderuar Austrinë për ndihmën humanitare, dhe ofrimin e ndihmës për pastrim të minave.

Ai e ka mbajtur fjalimin në ditën e 400-të të nisjes së luftës në Ukrainë.

Zelensky, po ashtu, i ka ftuar deputetët austriakë që të udhëtojnë në Ukrainë dhe të shohin vetë shkallën e shkatërrimit

Presidenti i Dhomës së Ulët të Parlamentit, Wolfgang Sobotka, është zotuar për ndihmë më të madhe financiare dhe humanitare në Ukrainë, dhe ka thënë se ky shtet e meriton solidaritetin e Austrisë.

Mirëpo, teksa Zelensky ka folur, një grup i politikanëve, kanë dalë jashtë dhe kanë lënë mbishkrimet mbi tavolinat e tyre “hapësirë për neutralitet” dhe “hapësirë për paqe”.

Ata kanë qenë deputetët e vetëm që e kanë kundërshtuar fjalimin e Zelenskyt.

“Neutraliteti i përhershëm” i Austrisë ka qenë pjesë e kushtetutës së këtij shteti prej vitit 1955.

Ligji përcakton që “Austria nuk do të përfshihet kurrë në aleanca ushtarake dhe as nuk do të lejojë ndërtimin e bazave ushtarake të shteteve të huaja në territorin e saj”.

Partia e Lirisë ka shkaktuar zemërim në të kaluarën për qëndrimet pro-ruse.

Më 2018, kur Karin Kneissl, nga kjo parti, ka qenë ministre e Jashtme, është kritikuar se ka vallëzuar me presidentin rus, Vladimir Putin në dasmën e saj.

Prej pesë partive në Parlamentin e Austrisë, Partia e Lirisë është e treta për numrin më të madh të deputetëve në Dhomën e Ulët.

Kjo parti ka qenë pjesë e Qeverisë në mandatin e kaluar.

You Might Also Like

Ushakov: Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të krijojnë grupe pune për një traktat paqeje

Greqi-Turqi: Fundi i “ujërave të qeta”

Rusia nisi një sulm masiv ndaj Kievit. Ka viktima

Bullgaria hyn në Eurozonë, i thotë lamtumirë levit

I maskuari grabit recepsionistin në Çagllavicë

Kosova Times March 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Quni: Synojmë evropianin, duhet të luajmë me besim për 60 minuta

Kosova Times Kosova Times November 11, 2024
Shefi i Wagnerit akuzon ushtarët rusë se po ikin nga Bahmuti
Avioni luftarak F-35 rrëzohet në Kaliforni, piloti ka arritur të hidhet
Kreu i inteligjencës së jashtme foli për negociatat sekrete me CIA-n pas rebelimit të Prigozhin
Protesta masive kundër Trump në Amerikë dhe në mbarë botën. Ai shkoi të luante golf
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?