By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kreditë e shpejta i çojnë qytetarët të kërkojnë ndihmë tek Avokati i Popullit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kreditë e shpejta i çojnë qytetarët të kërkojnë ndihmë tek Avokati i Popullit
Rajon / Botë

Kreditë e shpejta i çojnë qytetarët të kërkojnë ndihmë tek Avokati i Popullit

Kosova Times
Last updated: 2023/03/31 at 5:40 PM
Kosova Times Published March 31, 2023
Share
SHARE

Zyra e Avokatit të Popullit në Maqedoninë e Veriut kërkon që të bëhen ndryshime në ligjin që rregullon punën e shoqërive private financiare jobankare, të njohura si “shitore për para”, me qëllim që të ndalohet dëmtimi i qytetarëve gjatë kthimit të këtyre kredive që është disa fish më i lartë se borxhi bazë.

Kjo pasoi ankesat në rritje të qytetarëve të dëmtuar nga “shitoret për para”, që mundësojnë kredi të shpejta.

Një nga ta është dhe Marija, e cila për të shlyer borxhin ndaj një shoqërie financiare jobankare është detyruar të shesë pjesë të orendive të shtëpisë.

“Kreditë e shpejta janë njëjtë si të shkosh në kazino dhe në kumar, por në këtë rast i lë paratë në kamata të larta dhe shpenzime të fshehta, apo edhe më keq, të marrësh para me fajde. Unë kisha një hall dhe pa menduar aplikova të marr kredi. Në atë moment u befasova për të mirë pasi për pak orë m’u miratua kredia dhe në llogarinë time dolën mjetet e kërkuara”, tregon Marija.

Ajo thotë se tmerri filloi në momentin që këstet vonoheshin për pak ditë, pasi për çdo ditë i njehsohej një kamatë e lartë për çka ajo nuk ishte informuar gjatë marrjes së kredisë.

“Çdo paralajmërim për vonesën më arkëtohej me shuma të mëdha – edhe për këtë nuk isha e informuar. Pasi pashë se s’kam ku ankohem, ndërkohë që çdo ditë zhytesha në borxhe, vendosa të shes pjesë të orendive shtëpiake, madje dhe një stoli që e kisha kujtim nga prindërit pasi thellimit të borxhit s’i shihej fundi”, thotë Marija.

Megjithëkëtë, ajo thotë se nuk ka ngritur procedurë në asnjë institucion ngase duke qenë vetë juriste, e di se këto shoqëri private financiare jobankare gjatë themelimit të tyre, po edhe kushteve për dhënien e kredive, janë të mbrojtura mirë në aspektin juridik dhe ankesat nuk merren parasysh.

Vaska Bajramovska-Mustafa, zëvendëse e Avokatit të Popullit, thotë për Radion Evropa e Lirë se në raportin e fundit të këtij institucioni për vitin 2022, numri më i madh i ankesave të qytetarëve ka të bëjë me shkeljen e të drejtave të konsumatorëve, dëmtimin në aspektin financiar.

Ajo thekson se në procedurat për arkëtim të detyrueshëm të borxhit tatimor të papaguar, taksave të ndryshme dhe gjobave në para, subjektet juridike nuk i respektojnë liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve, pasi u bllokohen llogaritë derisa u arkëtohen shuma të mëdha në emër të borxhit.

“Fakt është se kriza energjetike, ajo ekonomike, më herët dhe ajo e pandemisë bëri që qytetarët në luftën për mbijetesë kërkojnë mjete shtesë në banka apo kreditë e shpejta që janë shumë aktuale kohën e fundit”,

Ajo përmend mungesën e informacionit të plotë dhe tendencën për zgjidhje të shpejtë në kushte kur kjo çështje nuk është e rregulluar plotësisht në aspektin juridik, si faktorë që mund të sjellin pasoja te qytetarët. Sipas saj, ky problem ky që bëhet i dukshëm edhe përmes parashtresave të iniciuara te zyra e Avokatit të Popullit.

“Po sjell vetëm një shembull: një qytetar kishte marrë 9 mijë denarë (146 euro) dhe si rrjedhojë e vonesave, mospagesës me kohë të kredisë tani detyrohet t’i kthejë 77 mijë denarë (1.250 euro)”, thekson Vaska Bajramovska-Mustafa.

Puna e shoqërive private financiare është e rregulluar me Ligjin për shoqëritë financiare, dhe ato aktivitetin e tyre e fillojnë pasi të sigurojnë licencë pune nga Ministria e Financave.

Ndërsa, nga Ministria e Financave, e cila është përgjegjëse për mbikëqyrjen e punës së “shitoreve për para” me gjithë reagimin e qytetarëve, theksojnë se shoqërive financiare jobankare nuk mund t`u merret licenca e punës përderisa ato punojnë në bazë të rregullativës ligjore, e cila është në fuqi.

Ministria ia hedh fajin Kuvendit duke theksuar se që në janar në procedurë parlamentare ndodhet propozimi për ndryshimet në Ligjin për shoqëritë financiare, me të cilat parashihen më shumë mekanizma për mbrojtjen e qytetarëve që përdorin shërbimet e këtyre shoqërive.

Ndryshimet e propozuara përqendrohen te klauzola që shoqëritë financiare të mos mund t’i rrisin shpenzimet e përgjithshme dhe kamatën më shumë se 60 për qind nga shuma e së kredisë së aprovuar.

You Might Also Like

Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj

Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale

Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”

Përfunduan bisedimet e para midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së. Rrjedhja e detajeve të para

Orbanit i duhej shumë një fitore, e mori duke blerë NIS

Kosova Times March 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani: Këngët e Shkurte Fejzës, janë himnet tona të përbotshme

Kosova Times Kosova Times June 9, 2024
Shtypi gjerman: Radoiçiq është një lakmus për Vuçiqin
Aktakuzë ndaj personit që sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij
72 aktakuza kundër 81 personave
Vdes shtetasja e Argjentinës, pranga shtetasi zviceran
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?