By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Elefanti vret 20 persona në Indi
January 12, 2026
Uji në rajonin e Mitrovicës sërish i pijshëm
January 12, 2026
Në kërkim te dyshimtit për tentim-vrasjen në Pejë
January 12, 2026
Gjykata zvicerane ia zgjati paraburgimin pronarit të lokalit zviceran ku vdiqën 40 persona
January 12, 2026
SHSKUK: Kardiokirurgjia shënoi rekord, mbi 400 operime më 2025
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zëvendëskancelari gjerman: Berlini dhe Kievi duhet ta thellojnë partneritetin energjetik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Zëvendëskancelari gjerman: Berlini dhe Kievi duhet ta thellojnë partneritetin energjetik
Rajon / Botë

Zëvendëskancelari gjerman: Berlini dhe Kievi duhet ta thellojnë partneritetin energjetik

Kosova Times
Last updated: 2023/04/03 at 3:05 PM
Kosova Times Published April 3, 2023
Share
SHARE

Gjermania dhe Ukraina duhet të thellojnë partneritetin e tyre energjetik, tha të hënën zëvendëskancelari gjerman, Robert Habeck, gjatë një vizite në Kiev.

Habeck ka arritur në kryeqytetin ukrainas më 3 prill, i shoqëruar nga një delegacion i biznesit të vogël dhe këto komente i bëri pasi vizitoi një nënstacion energjetik atje. Vizita ka në fokus nisjen e bashkëpunimit në sektorin e energjisë.

Habeck, i cili është gjithashtu ministër i Ekonomisë dhe Energjisë tha se qëllimi i kësaj vizite është që t’i jepet Ukrainës shpresë “se vendi do të rindërtohet pas luftës”.

Gjermania dhe Ukraina kanë partneritet formal energjetik që nga viti 2020, i cili synon rritjen e efikasitetit të energjisë, modernizimin e sektorit të energjisë elektrike, zgjerimin e prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe reduktimin e emetimeve të gazeve serrë.

Habeck tha se arritja e këtyre objektivave mund ta bëjë sektorin e energjisë ukrainase më elastik dhe gjithashtu ta kthejë vendin në një eksportues energjie në pjesën tjetër të Evropës.

Ai shtoi se disa nga vendimet për investime tashmë janë marrë dhe të tjera pritet të merren.

Habeck viziton Ukrainën për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus – i cili nisi më 24 shkurt 2022.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha më herët se mbështetja e shtetit të tij për Ukrainën “është e dizajnuar që të jetë afatgjatë”.

Ky shtet, më 25 janar, pas një beteje të gjatë politike të brendshme, u pajtua për të dërguar tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe për të lejuar vendet e tjera evropiane të dërgonin të tyret, pas disa javësh debat intensiv dhe presion në rritje nga aleatët.

Edhe shtetet e tjera evropiane i kanë premtuar Ukrainës tanket Leopard 2. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do të dërgojnë në Ukrainë tanket e fuqishme Abrams.

You Might Also Like

Elefanti vret 20 persona në Indi

Gjykata zvicerane ia zgjati paraburgimin pronarit të lokalit zviceran ku vdiqën 40 persona

Komisioneri Europian për Mbrojtjen ka propozuar krijimin e një ushtrie të BE-së me 100,000 trupa

Kompanive ruse u lejohet të dërgojnë punonjësit në spitalet psikiatrike për ekzaminim

Policia qipriote raporton zhdukjen e ish-drejtorit ekzekutiv të Uralkali-t

Kosova Times April 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haziri: Të përfundojnë hetimet për thyerjen e derës së zyrës për buxhet

Kosova Times Kosova Times March 15, 2025
Rama me drejtorët komunalë flasin për punët që po kryhen në kuadër të ‘Arkitektit të Kryeqytetit’
Familja më e madhe në botë ka 199 anëtarë: Të gjithë jetojnë nën të njëjtën çati, shikoni se si duket
Ushtria ukrainase kapi një nga armët më vdekjeprurëse – tani po e përdorin atë kundër rusëve
Zjarr i madh në Universitetin e Tuscias
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?