By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca: Serbia agresore bëri gjenocid në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca: Serbia agresore bëri gjenocid në Kosovë
Lajme

Konjufca: Serbia agresore bëri gjenocid në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/04/05 at 7:57 PM
Kosova Times Published April 5, 2023
Share
SHARE

Sot, në 24-vjetorin e masakrës së Rezallës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule në kompleksin memorial, në nderim të të vrarëve në këtë masakër nga regjimi gjenocidal i Serbisë.

Kryetari Konjufca e konsideroi masakrën e Rezallës njërën prej akteve më gjenocidale që ka bërë Serbia në Kosovë. Ai tha se kjo masakër, së bashku me të gjitha masakrat e kryera prej aparatit shtetëror dhe ushtarak të Serbisë, e përbëjnë gjenocidin që ky shtet e ka ushtruar mbi popullin e Kosovës.

Kreu i Kuvendit tha se të gjitha këto nderime po bëhen në kohën kur nuk është Serbia ajo e cila po gjykohet, për ta marrë dënimin e merituar, me të gjithë ata kriminelë lufte që i mban brenda, por është pikërisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe pjesëtarët e saj, vetë Kosova e ulur në bankën e drejtësisë.

“Kjo nuk mund të përjetohet ndryshe përveçse si një padrejtësi. Në vitet 1998-1999, teksa populli po përjetonte gjithë atë gjenocid, vuajtje e masakra, askush nuk ka menduar që 24 vite pas do të ishim ne ata që do të duhej të arsyetojmë se nuk ishim kriminelët dhe agresori, por ishte Serbia me të gjithë ata ushtarë e policë, të cilët vranë njerëz të pafajshëm, pleq, gra e fëmijë, pa i kursyer, vetëm pse ishin shqiptarë. Prandaj, ne vazhdimisht do t’i kujtojmë ata që kanë rënë për Kosovën dhe për lirinë tonë mirëpo, siç po shihet, liria ende nuk është përmbushur sepse po i ka sfidat e veta, e njëra ndër to është edhe ajo me të cilën po përballemi në Hagë”, theksoi kryetari Glauk Konjufca.

Duke u përgjigjur në interesimin e gazetarëve lidhur me marrëveshjet me Serbinë, kryetari Konjufca tha se sipas informacionit që posedon, termi “të zhdukurit me dhunë” do të përdoret në marrëveshje, ashtu siç përdoret nëpër konventat ndërkombëtare.

“Kosova e ka arritur këtë. Serbia gjithmonë është përpjekur të përdorë një terminologji tjetër për t’i ikur përgjegjësisë që e ka për të gjithë ata që janë të zhdukur me dhunë. Sepse, kur të thuash ‘të zhdukurit me dhunë’, do të thotë se ata i ka zhdukur dikush. E kjo është Serbia me aparatin e saj shtetëror, policinë, ushtrinë dhe organet e tjera shtetërore”, theksoi kryetari Glauk Konjufca. /Kosovatimes/

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

Kosova Times April 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Manaj: Për Evropian vendos trajneri, unë jam gati

Kosova Times Kosova Times March 18, 2024
Trump shkurton ndihmat per LGBT ne Ballkan
Uragani Otis: Një police në Meksikë i jep gji një foshnje të paushqyer për më shumë se dy ditë pas stuhisë shkatërruese
60% e fëmijëve në Bullgari lindin jashtë martese
Maqedonci tregon nëse NATO po i tërheq trupat nga Kosova
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?