By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Idrizi betohet si kryetar i Vushtrrisë, premton transparencë dhe zhvillim
December 12, 2025
Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës A.B|RTKLive
December 12, 2025
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amerikan
December 12, 2025
Osmani uron Kenian: Nderojmë arritjet e guximin tuaj
December 12, 2025
Konfiskohen mbi 250 kilogramë duhan në Prishtinë
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti i lumtur që gjuha rome është njohur si gjuhë zyrtare në Komunën e Prizrenit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti i lumtur që gjuha rome është njohur si gjuhë zyrtare në Komunën e Prizrenit
Lajme

Kurti i lumtur që gjuha rome është njohur si gjuhë zyrtare në Komunën e Prizrenit

Kosova Times
Last updated: 2023/04/05 at 5:50 PM
Kosova Times Published April 5, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e Minibibliotekës për komunitetin rom, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Komunitetit Rom, ceremoni kjo që u organizua  nga Zyra për Qeverisje të Mirë e Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Voice of Roma, Ashkali and Egyptians.

Kjo Minibibliotekë e cila gjendet në ndërtesën e Qeverisë, mban 20 tituj me gjithsejtë 90 libra dhe do të përdoren për t’i lexuar nxënësit, studentët, fëmijët e mësimdhënësit, por edhe aktivistë e qytetarë të tjerë.

Kryeministri Kurti tha se është i lumtur që gjuha rome është njohur si gjuhë zyrtare në Komunën e Prizrenit, njëjtë sikurse që e ka edhe statusin në Komunën e Graçanicës.

“Pra, dy nga vetëm tri komunat në botë, që e kanë këtë pasuri. Prej tri komunave në botë, dy janë në Republikën e Kosovës”, tha kryeministri.

Ai theksoi se Qeveria e Kosovës ka ofruar ndihmë prej 200 mijë euro për qendrat arsimore në Kosovë, për fëmijët romë, ashkali dhe egjiptian gjatë vitit. Më tej, kryeministri se ndihmën i është dhënë edhe studentëve rom që janë në universitete publike dhe që studiojnë për tu bërë mësues pas diplomimit.

Me këtë rast, të pranishmëve iu drejtuan me një fjalë rasti duke i uruar për hapjen e minibibliotekës si dhe për ditën Ndërkombëtare të Komunitetit Rom, Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Erxhan Galushi, drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, Habit Hajredini, drejtori i organizatës joqeveritare Voice of Roma, Ashkali and Egyptians, Isak Skenderi dhe mësuesja Urma Menekshe.

Përveç mbështetjes institucionale, po ashtu u tha se ky është një hap i mirë që do të shërbejë në të ardhmen për avancimin e të drejtave të këtij komuniteti si dhe për të promovuar, gjuhën e kulturën rome. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Idrizi betohet si kryetar i Vushtrrisë, premton transparencë dhe zhvillim

Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës A.B|RTKLive

Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amerikan

Osmani uron Kenian: Nderojmë arritjet e guximin tuaj

Konfiskohen mbi 250 kilogramë duhan në Prishtinë

Kosova Times April 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëri: përurohet Obelisku për kardinalin e parë shqiptar Mikel Koliqi

Kosova Times Kosova Times June 1, 2024
Trupat ruse nisën një sulm me raketa në Odessa. Tre persona vdiqën
Madhështia e një Presidenti!
Deti Adriatik ka “Trekëndëshin e Bermudës” : këtu u zhdukën jo vetëm anijet, por edhe avionët
RrGK reagon ndaj gjuhës seksiste kundrejt ministres Albulena Haxhiu
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?