By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Identifikohen emrat e gati 123,000 ushtarëve të vdekur rusë
August 8, 2025
Pesë skenarë, një luftë dhe tre udhëheqës: Nga fitorja e Putinit te një përsëritje e Afganistanit Sovjetik
August 8, 2025
Izraeli po kalon në pushtimin total të Gazës. NBC: Trump i bërtiti Netanyahut
August 8, 2025
Ka mbërritur reagimi i parë i Kinës ndaj takimit vendimtar midis Putinit dhe Trumpit
August 8, 2025
Djali (4) lirohet nga spitali në Angli, viziton gjyshen. Vritet nga autobusi
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pse Turqia po e pengon futjen e Suedisë në NATO?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Pse Turqia po e pengon futjen e Suedisë në NATO?
Rajon / Botë

Pse Turqia po e pengon futjen e Suedisë në NATO?

Kosova Times
Last updated: 2023/04/05 at 12:03 PM
Kosova Times Published April 5, 2023
Share
SHARE

Reuters

Përderisa Finlanda u bë shteti i 31-të i aleancës së NATO-s, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rrugëtimi i Suedisë për anëtarësim në NATO vazhdon të jetë i bllokuar nga Turqia dhe Hungaria.

Analistët nuk e kanë pritur këtë qëndrim të Turqisë ndaj Suedisë para zgjedhjeve të 14 majit, madje edhe pas zgjedhjeve nuk dihet se çfarë do të ndikonte që presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, të ndryshonte qëndrim.

Pas Turqisë, është edhe Hungaria me këtë qëndrim.

Një historik i shkurtër

Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt të vitit 2022, bindi Suedinë dhe Finlandën që ta përfundojnë epokën e mosangazhimit ushtarak.

Të dyja vendet e shohin NATO-n dhe të gjithë mekanizmat mbrojtës, si mënyra më e mirë për të fuqizuar sigurinë e tyre.

Shumica e shteteve anëtare të NATO-s e kanë ratifikuar shumë shpejt kërkesën e tyre për aplikim, me argumentin se Finlanda ndan një kufi prej 1300 kilometrash me Rusinë, dhe se Suedia do të forconte dukshëm aleancën në Baltik.

Pas takimeve dhe bisedimeve të shumta, Parlamenti turk dha aprovimin që shteti finlandez të jetë shteti i 31-të anëtar i aleancës.

Mirëpo, qëndrimi i Turqisë për Suedinë mbetet i njëjtë, duke u shprehur se Stokholmi nuk e ka trajtuar sigurinë e Ankarasë me seriozitet, si dhe nuk ka kryer pjesën e saj të ujdisë, të realizuar në Madrid vitin e kaluar, ku u përmendën nga pala turke edhe shumë çështje të tjera që Suedia duhet të adresojë.

Ndërsa, Hungaria është duke ndjekur hapat e Turqisë në vonesën e ratifikimit, i cili duhet të jetë i njëzëshëm.

Pse Turqia nuk e do Suedinë në NATO?

Ndër vite, Suedia e ka akuzuar dhe kritikuar Turqinë për abuzim dhe shkelje të të drejtave themelore të njeriut dhe standardeve demokratike të jetesës, gjë që ka irrituar politikanët në Ankara.

Ndërsa, në anën tjetër, Turqia pretendon se Suedia është duke strehuar anëtarë të grupeve që autoritetet turke i konsiderojnë terroriste. Në këmbim të anëtarësimit të Suedisë në NATO, Qeveria turke ka kërkuar ekstradimin – apo dorëzimin e personave të kërkuar.

Deri më tani, Suedia e ka mohuar këtë akuzë dhe Gjykatat e Suedisë kanë bllokuar disa dëbime.

Turqia ka shprehur kundërshtimin ndaj tubimeve në Stokholm në javët e fundit ku u dogj libri i Kur’an-it, si dhe varja me kokë poshtë e një fotografie të Erdoganit.

Ankaraja thotë se këto janë krime të urrejtjes, ndërsa Suedia thotë se ato mbrohen nga ligjet për lirinë e fjalës.

Më 14 maj, Turqia do të mbajë zgjedhje, me ç’rast Erdogani do të përballet me sprovën e tij më të madhe politike në 20 vjetët e tij në detyrë. Fokusi i votuesve mund të shmanget nga një krizë në shpenzimet e jetesës për shkak të çështjes së NATO-s.

Një fitore e opozitës do të rriste shanset e Suedisë për një anëtarësim të shpejtë në NATO.

Pse anëtarësimi i Hungarisë nuk është i ratifikuar?

Sipas Hungarisë, Suedia ka pasur një qëndrim armiqësor ndaj Budapestit prej vitesh. Ajo është e zemëruar për kritikat suedeze ndaj kryeministrit Viktor Orban mbi erozionin e perceptuar të shtetit ligjor. Një erozion i tillë mohohet nga Orbani.

Hungaria, ndryshe nga Turqia, nuk ka një listë kërkesash, por pretendon se problemet duhet të zgjidhen përpara se të konfirmojë anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Kur do ta pranojë Truqia anëtarësimin e Suedisë në NATO?

Rruga e Suedisë mund të jetë më e qartë pas përfundimit të zgjedhjeve. Megjithatë, aprovimi nuk është i garantuar.

Suedia thotë se ka zbatuar marrëveshjen e Madridit – duke përfshirë ligje më të ashpra kundër terrorizmit – dhe se disa nga kërkesat e tjera të Ankarasë janë të pamundura për t’u përmbushur.

Turqia ka pasur përplasje të mëparshme me aleatët e NATO-s dhe është tërhequr.

“Duke parë këto incidente të mëparshme, ato u zgjidhën pas presionit nga aleatët, negociatave dhe disa lëshime nga aleatët. Pritshmëria ime është që e njëjta gjë mund të arrihet këtu”, tha Paul Levin, drejtor në Institutin për Studimet Turke në Universitetin e Stokholmit.

Një ndryshim mund të ndodhë pas zgjedhjeve, ose Erdogan mund të kërkojë më shumë prova nga Suedia se ajo i ka marrë seriozisht shqetësimet për sigurinë e Ankarasë.

Në atë situatë, shtoi Levin, “po flasim për disa muaj të tjerë pas verës”. Megjithatë, parashikimi është i vështirë.

A është e rrezikuar siguria e Suedisë nga vonesa e anëtarësimit në NATO?

Suedia pretendon se që nga aplikimi i saj për t’u anëtarësuar në NATO, situata e saj e sigurisë është përmirësuar. Nga vende si Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Gjermania, Suedia ka marrë garanci për ndihmë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se do të ishte e paimagjinueshme që aleanca të mos mbështeste Suedinë nëse ajo kërcënohej.

Suedia tashmë punon ngushtë me NATO-n dhe përpjekjet për integrim po përmirësohen. Flota e fuqishme ajrore dhe nëndetëse e Suedisë, e cila është përshtatur me mjedisin e Detit Baltik, janë avantazhe për NATO-n në këtë zonë.

You Might Also Like

Identifikohen emrat e gati 123,000 ushtarëve të vdekur rusë

Pesë skenarë, një luftë dhe tre udhëheqës: Nga fitorja e Putinit te një përsëritje e Afganistanit Sovjetik

Izraeli po kalon në pushtimin total të Gazës. NBC: Trump i bërtiti Netanyahut

Ka mbërritur reagimi i parë i Kinës ndaj takimit vendimtar midis Putinit dhe Trumpit

Djali (4) lirohet nga spitali në Angli, viziton gjyshen. Vritet nga autobusi

Kosova Times April 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pse Perëndimi ka frikë nga kërcënimet e Putinit? Në sfond është një taktikë e vjetër sovjetike

Kosova Times Kosova Times December 1, 2024
Mickoski për tragjedinë në Koçan: Është ditë e vështirë dhe shumë e trishtë për Maqedoninë
Rama: Shqipëria me transformim rrënjësor
Abrams: Misioni i Izraelit për ta shkatërruar Hamasin është “pothuajse i pamundshëm”
Kaos në front: Komisari ushtarak dërgoi gjysmën e mobilizuar në shtëpi, Putini e zëvendësoi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?