By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Putin kritikon BE-në dhe ShBA-në teksa pret ambasadorët e tyre të rinj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Putin kritikon BE-në dhe ShBA-në teksa pret ambasadorët e tyre të rinj
Rajon / Botë

Putin kritikon BE-në dhe ShBA-në teksa pret ambasadorët e tyre të rinj

Kosova Times
Last updated: 2023/04/05 at 6:26 PM
Kosova Times Published April 5, 2023
Share
SHARE

Presidenti rus, Vladimir Putin, është takuar me ambasadorët e rinj të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara në Moskë, të mërkurën, dhe e ka shfrytëzuar rastin për të akuzuar Perëndimin për rritjen e konfrontimit gjeopolitik me Rusinë.

Putin ka thënë se BE-ja e ka nisur këtë konfrontim dhe e ka kthyer mbrapa misionin e saj “për rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe integrim të kontinentit evropian”.

Ai e ka akuzuar ShBA-në për nxitje të konfliktit në Ukrainë, përmes revolucionit.

Deklarata e tij ka qenë referencë për luftën e Rusisë në Ukrainë, të nisur më 24 shkurt 2022.

Ai ka folur për gatishmërinë e Rusisë për dialog dhe partneritet me të gjitha shtetet, si palë të barabarta.

Ambasadorja amerikane në Moskë, Lynne Tracy, u është përgjigjur komenteve të Putinit me një shikim të mprehtë.

“Lidhjet Rusi-ShBA, nga të cilat varet siguria globale dhe stabiliteti, fatkeqësisht janë duke përjetuar krizë të thellë”, ka thënë Putin para 17 diplomatëve që kanë qenë në atë ceremoni, përfshirë ambasadorin e ri të BE-së, Roland Galharague nga Franca.

Putin ka mbajtur distancë të konsiderueshme me pjesëmarrësit, duke cituar rregulloret që vazhdojnë të zbatohen, prej shpërthimit të pandemisë.

Megjithatë, ai së fundi është parë duke përshëndetur me dorë, dhe duke përqafuar disa mysafirë të shteteve tjera.

Përgjatë fjalimit të tij, Putin po ashtu, ka thënë se shpreson që Danimarka do të pajtohet me propozimin e Kremlinit për të krijuar një komision ndërkombëtar për hetimin e sulmeve në gazsjellësit e Detit Baltik.

Shpërthimet në gazsjellës – të njohur si Rrjedha Veriore 1 dhe 2 – kanë ndodhur në shtator të vitit 2022.

BE-ja dhe NATO-ja kanë pretenduar se sulmet kanë qenë akte sabotazhi.

Moska e ka mohuar se qëndron mbrapa aksidentit dhe ka sugjeruar se Shtetet e Bashkuara do të përfitonin më së shumti prej një sulmi të tillë në infrastrukturën e energjisë.

Uashingtoni, në anën tjetër, i ka hedhur poshtë akuzat.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times April 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Ishujt kroatë pa makina: Si të gjeni pushimet perfekte pa zhurmë?

Kosova Times Kosova Times May 2, 2025
Donika Gërvalla uron Kapetanoviqin për detyrën e re
Lajçak: Mandati im nuk ka mbaruar, jam i përkushtuar për hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut
Doarsa Kica-Xhelili kritikon ashpër ministrin Sveçla: Tenderët po fshihen nga Serbia apo nga populli?
ShBA me ndihmë të re për Ukrainën në vlerë prej 100 milionë dollarësh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?