By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 janar
January 8, 2026
Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare
January 7, 2026
Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët
January 7, 2026
Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht
January 7, 2026
Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 213 pacientë marrin shërbime falas të Dializës në Spitalin e Prizrenit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > 213 pacientë marrin shërbime falas të Dializës në Spitalin e Prizrenit
Lajme

213 pacientë marrin shërbime falas të Dializës në Spitalin e Prizrenit

Kosova Times
Last updated: 2023/04/06 at 9:47 AM
Kosova Times Published April 6, 2023
Share
SHARE

Në Shërbimin e Dializës në Spitalin e Prizrenit trajtohen 213 pacientë. Prej tyre 17 pacientë janë nga Republika e Shqipërisë dhe ata marrin shërbime të rregullta të dializës. Disa nga pacientët, ndërkaq, i thanë Radio Kosovës se janë të kënaqur me stafin dhe shërbimet që marrin, por apelojnë te Ministria e Shëndetësisë që ta vë në rend dite legjislacionin për pacientët me dializë.

Pacientë nga komunat të ndryshme të regjionit të Prizrenit, që i nënshtrohen dializës, thanë për Radio Kosovën se janë të kënaqur me sjelljen dhe shërbimet që i marrin nga stafi shëndetësor i hemodializës në Prizren.

“Që 9 vite jam në dializë. Shërbimi është shumë i mirë. Mirë shumë e kemi. Jam e kënaqur edhe me shërbimin edhe me stafin, Është hera e tretë që po vij dhe jam shumë i kënaqur me shërbimin dhe stafin. Janë të mrekullueshëm, jemi familjarizuar me ta!”, thotë një qytetar.

Por, Adem Salltekaj, nga fshati Sopi, njëri nga pacientët që i nënshtrohet procesit të dializës ka një apel për Ministrin e Shëndetësisë:

“Kisha bërë apel të Ministria e Shëndetësisë ta kthejë kokën pak edhe nga pacientët e hemodializës, nga stafi i hemodializes të interesohen diç me shumë si nga ana e furnizimi me barëra si dhe të fillojë me ligjin për transplantimin e veshkave ku dihet që mjekësia sot ka ecur përpara e teknologjia ka përparuar. Kemi  faktikisht edhe staf të mrekullueshëm mirëpo vetëm na mungon një organizim”, thotë Salltekaj.

Ndërkaq, shefi i Repartit të Hemodializes, Rexhep Hapçiu, në një intervistë për Radio Kosovën tha se në funksion të pacientëve në Spitalin e Prizrenit, janë 42 aparate te dializës, të cilat punojmë ne tri turne, nga ora 07 : 00 e mëngjesit e deri në orën 22:00 në mbrëmje.

“Në Repartin e Hemodializës në Prizren trajtohen rreth 213 pacientë  nga komunat e rajonit të Prizrenit por kemi pacientë edhe nga qyteti i Kukësit. 17 pacientë nga Republika e Shqipërisë marrin shërbime të rregullta të dializës në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit si të gjithë pacientët dhe bashkëkombësit e tjerë”, thotë Hapçiu.

Në Repartin e Hemodializes në Prizren ofrohen rreth 30 mijë seanca dialize në vit, përfshirë edhe shtetasit e Shqipërisë, që tani për tani marrin shërbimet mjekësore në Prizren, e që për ta, ofrohen falas po ashtu si për qytetarët e tjerë të Republikës së Kosovës.

You Might Also Like

Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht

Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët

Kurti: Natë kritike për qarkullim, shmangni lëvizjet e panevojshme

Kurti merr mbi 400 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Drenasi dhe Skenderaj në gjendje të vështirë pas reshjeve

Kosova Times April 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti dhe Cuvelier diskutojnë për bashkëpunim në sundimin e ligjit

Kosova Times Kosova Times April 11, 2025
3 shenja do të përjetojnë harmoni të vërtetë dhe paqe të brendshme në 2025
Ferizaj e fiton derbin e qytetit
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Sicilia e ëmbël: Një recetë për një ndjesi kremoze bajameje që mund të përgatitet në vetëm 15 minuta
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?