By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së
July 18, 2025
Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet
July 18, 2025
Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë
July 18, 2025
Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së
July 18, 2025
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Supremja liron Naser Pajazitajn, të akuzuarin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Supremja liron Naser Pajazitajn, të akuzuarin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt
Lajme

Supremja liron Naser Pajazitajn, të akuzuarin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

Kosova Times
Last updated: 2023/04/06 at 3:12 PM
Kosova Times Published April 6, 2023
Share
SHARE

Naser Pajazitaj, i dënuar për vrasjen e Donjeta Pajazitaj, është liruar nga akuzat për vrasje nga Gjykata Supreme.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka.

“Duke ju falënderuar për pyetjet, ju njoftoj se Kolegji penal i Gjykatës Supreme në seancën e mbajtur me datë 06 prill 2023, e ka liruar N.P., nga akuza për vrasje. Pas përpilimit të aktgjykimit brenda afatit ligjor, i njëjti do të bëhet publik” – ka thënë ajo.

Ndërkaq, Gëzim Kollqaku, avokati i Naser Pajazitaj ka thënë se klienti i tij është liruar pas kërkesës se ligjshmërisë e cila sipas avokatit Kollqaku është kërkuar që të lirohet për shkak të mungesës së provave dhe disa shkeljeve te cilat janë bërë gjatë procedurës gjyqësore.

Në një bisedë me KALLXO.com avokati Kollqaku ka thënë se klienti i tij Naser Pajazitaj e ka telefonuar nga burgu vëllain e tij dhe i ka thënë ta marrë nga burgu për shkak se i është aprovuar kërkesa e avokatit për dalje nga paraburgimi.

I njëjti ishte akuzuar për vrasje të rëndë të Donjeta Pajazitaj në vitin 2015 duke e qëlluar me dy plumba në kokë.

Kujtojmë që maj të vitit 2021, Gjykata në Ferizaj në rigjykim kishte dënuar me burgim të përjetshëm të akuzuarin Naser Pajazitajn.

Sipas aktakuzës së vitit 2017, përderisa Donjeta Pajazitaj ishte duke shkuar në punë, i akuzuari Naser Pajazitaj ishte ndalur me veturë dhe e kishte marrë Donjetën duke e dërguar tek vendi ‘Kroi i Lajthisë’.

Tutje sipas aktakuzë i pandehuri me dy plumba në kokë e kishte vrarë e më pastaj për të humbur gjurmët e tashmë të ndjerës, të njëjtën e kishte mbuluar me drunj dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Por për këto akuza, Gjykata Themelore në Pejë në mungesë të provave në vitin 2018 e kishte liruar Naser Pajazitajn nga akuzat, mirëpo me ketë vendim nuk ishte pajtuar Gjykata e Apelit, e cila kishte vendosur që çështjen ta kthejë edhe një herë në gjykim.

Pas rigjykimit Pajazitaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm, vendim ky i cili në muajin korrik të vitit 2019 edhe ishte vërtetuar nga Gjykata e Apelit.

Më pas, Gjykata Supreme në nëntor të vitit 2019 i kishte prishur të dy vendimet e Gjykatës së Pejës, edhe atë të lirimit edhe atë të dënimit me burgim të përjetshëm.

Në këtë situatë, Gjykata e Pejës ishte përjashtuar nga gjykimi dhe lënda i ishte deleguar Gjykatës së Ferizajt.

You Might Also Like

Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së

Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet

Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë

Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së

Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian

Kosova Times April 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Spitalet e Hersonit evakuohen për shkak të granatimeve

Kosova Times Kosova Times November 25, 2022
Në mesjavë tri ndeshje të shtyra
Këngëtarja Donna Dafi në Bof 500 Gala të Javës së Modës në Paris u shoqërua nga reperi Future
Analistët: Kosova po bën hapa përafrues për t`u bërë anëtare e NATO-s
Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?