By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KMDLNj: Gjykata Speciale nuk mund ta detyrojë Qeverinë e Kosovës t’i kompensojë viktimat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KMDLNj: Gjykata Speciale nuk mund ta detyrojë Qeverinë e Kosovës t’i kompensojë viktimat
Lajme

KMDLNj: Gjykata Speciale nuk mund ta detyrojë Qeverinë e Kosovës t’i kompensojë viktimat

Kosova Times
Last updated: 2023/04/07 at 2:10 PM
Kosova Times Published April 7, 2023
Share
SHARE

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka vlerësuar se Gjykata Speciale nuk mund ta detyrojë Qeverinë e Kosovës që t’i kompensojë viktimat.

Në një reagim të këtij Këshilli, një ditë pas që Specialja vendosi që 8 viktimat në rastin e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Salih Mustafa, i dënuar në shkallën e parë me 26 vjet burgim për krime lufte, të kompensohen me 207 mijë euro, thuhet se s’ka bazë ligjore që Kosova të paguajë këtë shumë.

Sipas Speciales nëse konstatohet se Mustafa s’ka mundësi t’i paguajë këto mjete, atëherë zhdëmtimi i viktimave mbetet të bëhet nga buxheti i Kosovës përmes Ministrisë së Drejtësisë.

Gjykata Speciale në Hagë vendimin për zhdëmtim të viktimave e mbështet në Ligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre. Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë e ka bazën e gabuar ligjore sepse në këtë ligj nuk përmendet mundësia që as drejtpërdrejtë e as në mënyrë të tërthortë të bëhet zhdëmtimi i viktimave të supozuara që janë shkaktuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës apo kompensimi në baza mujore siç parashihet për kategoritë e tjera që trajtohen nga ky Ligji”, thuhet në reagim.

Aktualisht thuhet se nuk ka asnjë bazë ligjore që do të zhdëmtojë apo kompensojë në baza mujore “viktimat e supozuara”. “Rrjedhimisht për këtë arsye Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Drejtësisë nuk mund të ngarkohet me detyrime që nuk janë të rregulluara me ligj. Për ta ekzekutuar vendimin e Gjykatës Speciale duhet të krijohet një bazë ligjore sikur që edhe ekspertë nga Kosova duhet të ngarkohen me përgjegjësi me përcaktimin e shumës së zhdëmtimit. Sipas ligjeve të Kosovës ekzekutimi i zhdëmtimit duhet të bëhet përmes procesit të përmbarimit ndërsa Gjykata Speciale nuk ka përmbarues të saj në ndërkohë që nuk i beson asnjë institucioni të Kosovës përfshirë këtu edhe përmbaruesit prandaj kërkon të formohet një autoritet mbikëqyrës për zbatim të urdhrit për dëmshpërblim”, thuhet në njoftim.

Sipas këtij Këshilli, kohë më parë Gjykata Speciale në Hagë i ishte drejtuar Ministrisë së Drejtësisë me disa pyetje për të sqaruar mënyrën dhe mekanizmat që i kompensojnë viktimat duke shprehur dyshime të mëdha në gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për kompensimin e viktimave që ua njeh këtë status kjo gjykatë sidomos në lartësinë e shumës me të cilën do të kompensoheshin. “Qartazi nuk ishin të kënaqur me përgjigjen e kësaj ministrie e cila, në përgjigjen e saj e sqaroi se në Kosovë është një Komision për Kompensim të Viktimave të Krimit por që viktimat e supozuara nuk mund të përfitojnë asnjë kompensim sipas ligjit në fuqi sepse nuk përfshihen në kategoritë përfituese sipas këtij ligji”, thuhet në reagim.

Sipas këtij Këshilli Gjykata Speciale që me asgjë nuk e dëshmon se është e Kosovës. “Nuk i përgjigjet me asgjë dhe për asgjë asnjë autoriteti të Kosovës, jotransparente deri në konspiracion për autoritetet dhe opinionin e Kosovës dhe ndërkombëtar, me një mandat të devijuar dhe të degraduar nga qëllimi për çka ishte themeluar i shndërruar në një grup përfituesish të dështuar në Kosovë dhe në vendet tjera ku kanë punuar, duke siguruar për veten e tyre përfitime marramendëse, as që kanë ndonjë interesim që ta dinamizojnë punën e tyre që të mos i dëmtojnë të arrestuarit duke i mbajtur për vite të tëra në paraburgim dhe gjykim, përtej çdo kohe të arsyeshme, nuk mund të vendosë dhe zbatojë standarde të dyfishta, paga marramendëse që nuk i ka asnjë institucion që është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës ( këta thonë se janë pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës me seli në Hagë!!!!), kurse në anën tjetër ta ngarkojnë buxhetin e Kosovës me shpenzime marramendëse dhe të cilat është dashur të jenë barrë e Gjykatës Speciale ashtu siç janë edhe rrogat e tyre të çmendura”, thuhet në reagim.

Sipas tyre kjo Gjykatë sheh vetëm mundësitë për përfitime.

“Këta, si çakenj juridikë, me një këmbë janë në Hagë kurse me tjetrën janë në Ukrainë apo vend tjetër ku ka lufta dhe ku shohin mundësi marramendëse përfitimi. Mos u habitni nëse nesër po kjo Gjykatë Speciale të kërkojë nga Kosova t’ua paguajë pushimet dimërore në Sent Moric dhe ato verore në Dubai. Hetuesit, prokurorët dhe gjykatësit e Dubait, prostitucion juridik!”, thuhet në reagim. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik

Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Moti në Shqipëri i kthjellët në gjithë territorin

Sot parashihet të mbajë mot me diel dhe vranësira të pakta

Kosova Times April 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Lavrovit nuk i pëlqejnë nismat amerikane per Ukrainë

Kosova Times Kosova Times November 14, 2024
Vuçiq fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
Kosova dhe Shqipëria diskutojnë për shkëmbimin e përvojave lidhur me sistemin e menaxhimit të lëndëve penale
Trepça dhe Prishtina takohen në finalen – të gjitha fituesit e Kupës së Kosovës
Çfarë fshihet pas shkarkimit të qindra oficerëve hungarezë brenda një dite?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?