By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: James Rubin viziton shtetet e Ballkanit Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > James Rubin viziton shtetet e Ballkanit Perëndimor
Rajon / Botë

James Rubin viziton shtetet e Ballkanit Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2023/04/08 at 2:21 PM
Kosova Times Published April 8, 2023
Share
SHARE

I dërguari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës për Angazhim Global, James P.Rubin, nga 10 deri më 14 prill do të qëndrojë në tri shtete të Ballkanit Perëndimor.

Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, Rubin në Pogdoricë të Malit të Zi dhe në Shkup të Maqedonisë së Veriut do të takohet me zyrtarët qeveritarë për të “forcuar mbështetjen për nismat kundër dezinformimit”.

“Ai do të diskutojë përpjekjet e Rusisë, përpjekjet e Republikës Popullore të Kinës dhe aktorëve të tjerë dashakeq që përdorin dezinformatat për të minuar demokracinë dhe sigurinë kombëtare në mbarë botën dhe se si shtetet tona mund t’iu kundërvihen së bashku kërcënimeve në hapësirën e informacionit”, tha DASh.

Ndërkaq, në Tiranë të Shqipërisë, sipas Departamentit amerikan të Shtetit, zyrtari i lartë amerikan do të marrë pjesë në takime me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara që janë të akredituar në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

James Rubin që në të kaluarën ka qenë ndihmëssekretar i Shtetit, ka qenë i angazhuar gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë. Ai ka mbrojtur vendimin për ndërhyrjen ushtarake ndërkombëtare ndaj forcave serbe në Kosovë. Për angazhimin e tij për çlirimin e Kosovës, më 2013, Kosova i ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave.

Ndryshe, Qendra për Angazhim Global funksionon në kuadër të DASh-it dhe synon që të integrojë dhe koordinojë përpjekjet e Qeverisë amerikane për të informuar dhe shpërfaqur përpjekjet për propagandë dhe dezinformim që minojnë politikat e sigurisë dhe stabilitetin e ShBA-së dhe shteteve aleate dhe partnere të saj.

Shtete të Ballkanit Perëndimor, sikurse Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë paralajmëruar për rreziqet nga ndikimet e mundshme ruse në Ballkanin Perëndimor, por edhe për ndikimin e Kinës në disa shtete të rajonit.

Të gjitha shtetet e rajonit, me përjashtim të Serbisë, kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e kaluar. Beogradi ka justifikuar vendimin e tij, duke u thirrur në raportet miqësore që ka me Moskën.

You Might Also Like

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”

Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau

Shikoni çfarë gjetën ukrainasit në vendin e rrëzimit të Oreshnikut

“Aeroplani i Ditës së Gjykimit” është kapur mbi Los Angeles

Kosova Times April 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Abdixhiku i reagon Aliut: Kosova është e përhershme

Kosova Times Kosova Times December 1, 2023
Kosova po vuan nga idiotët politik!
Pranon se rrëzoi një aeroplan për shkak të më shumë shikimeve
Gjilan: Komuna subvencionin me 138 mijë euro 29 përfituesit e mjedrës dhe boronicës
Neuer: Humbja ndaj realit e vështirë, synojmë finalen e radhës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?