By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Basha premton mbështetje për stabilitetin e RTK-së
October 29, 2025
Siria njeh Kosovën
October 29, 2025
Sekuestrohen katër objekte te “Rana e Hedhun”, masa sigurie për nëntë persona
October 29, 2025
SPERTK-u takoi Bashën, kërkon zgjidhje për pagat e punëtorëve të RTK-së
October 29, 2025
Krasniqi takon Rainer Rudolph, diskutuan për zhvillimet politike në vend
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Beteja e Koshares mund të shihet si një panoramë e të gjitha betejave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Beteja e Koshares mund të shihet si një panoramë e të gjitha betejave
Lajme

Kurti: Beteja e Koshares mund të shihet si një panoramë e të gjitha betejave

Kosova Times
Last updated: 2023/04/09 at 10:57 AM
Kosova Times Published April 9, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 24-vjetorin e Betejës së Koshares, duke kujtuar thyrjen e kufirit mes Republikës së Shqipërisë dhe Jugosllavisë.

“Sot kujtojmë mëngjesin e hershëm të 9 prillit të vitit 1999, kur ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sulmuan ushtrinë serbe, me qëllim thyerjen e kufirit mes Republikës së Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Aksioni i ushtarëve të UÇK-së kishte tre caqe të pozicioneve të ushtarëve serbë: bazën “7 korriku”, Rrasën e Koshares dhe majën “Gllava”. Pushkët e shkrepura atë ditë, këtu e 24 vite më parë, nisën luftimet e asaj që tashmë njihet si Beteja e Koshares”, shkroi ai në Facebook.

Ai u shpreh se nga 9 prilli deri më 10 qershor 1999, mijëra ushtarë të UÇK-së u përballën me luftime të ashpra me trupat serbe,

“Për dy muaj, nga 9 prilli deri më 10 qershor 1999, mijëra ushtarë të UÇK-së do të përballeshin në luftime të ashpra me trupat serbe, çka do të rezultonte me shumë të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur nga të dyja palët. Më shumë se 100 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të binin dëshmorë gjatë luftimeve të atyre ditëve, kurse edhe më shumë se kaq do të plagoseshin. Në anën tjetër, mbi 100 pjesëtarë nga forcat serbe u vranë dhe trefishi i këtij numri prej tyre u plagosën”.

“Kundërofensivat ushtarake të Serbisë më 14 prill me qëllim majën “Gllava” si dhe më 6 deri 11 maj në drejtim të Rrasës së Koshares, ishin të pasuksesshme përballë ushtarëve të UÇK-së që arritën t’i ruanin pozicionet e tyre. Në këto luftime, ushtarët e UÇK-së do të ndihmoheshin nga armata shqiptare përkatësisht Divizioni i Kukësit, që nga brezi kufitar do t’i përgjigjej me gryka artilerie sulmeve të artilerisë serbe. Nga ajri, ushtarët e UÇK-së do të përfitonin nga sulmet ajrore të NATO-s mbi pozicionet serbe, prej të cilave u vranë 16 ushtarë serbë dhe u plagosën mbi 40 të tjerë”, u shpreh ai.

Kurti gjithashtu tha se Beteja e Koshares mund të shihet edhe si një panoramë e të gjitha betejave. “Mes njësiteve të UÇK-së, kishte dhe disa individë vullnetarë të huaj që i ishin bashkuar luftës sonë të drejtë për liri, nga të cilët pati edhe të rënë dëshmorë për Kosovën. Ndërkohë gjatë luftimeve, u kuptua që mes forcave serbe kishte edhe mercenarë rusë. Në historinë e luftës për çlirimin e Kosovës, Beteja e Koshares mund të shihet edhe si një panoramë e të gjitha betejave, te e cila mund të lexohen të përbashkuara karakteristikat e të dyja palëve ndërluftuese. Atyre të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që në betejën për çlirimin e Kosovës nga Serbia, u ndihmua edhe nga ushtarët vëllezër prej Shqipërisë, si dhe e cila me luftën e saj të drejtë për liri, fitoi edhe përkrahjen e vullnetarëve të huaj në këtë rast, por mbi të gjitha, të aleancës së NATO-s, që përshpejtoi çlirimin e plotë të Kosovës. Në anën tjetër, atyre që po luftonin në një betejë të padrejtë dhe për një tokë që s’ishte as nuk mbeti e tyrja, forcave serbe për të cilët, Beteja e Koshares ishte ferri mbi tokë”, shkroi ai.

Tutje, Kurti tha se Beteja e Koshares është një nga më të mëdhatë dhe më të rëndësishmet në luftën tonë për liri.

“ me përmasat e saj në luftime, trupa dhe shtrirje territoriale, Beteja e Koshares është një nga më të mëdhatë dhe më të rëndësishmet në luftën tonë për liri. Beteja e Koshares i ka garantuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës një nga meritat më të veçanta të luftës, atë të thyerjes së kufirit mes Republikës së Shqipërisë dhe Jugosllavisë, të vendosur më 1913 dhe të rivendosur disa herë ndër vite, që i kishte mbajtur të ndarë shqiptarët për gati një shekull. Qysh atë kohë lufte, kjo e lehtësoi kalimin e armatimeve dhe të trupave vullnetare të UÇK-së nga territori i Republikës së Shqipërisë drejt Kosovës. Kurse pas përfundimit të saj njëkohshëm me vetë luftën, kjo betejë i përbashkoi fizikisht shqiptarët. Mes nderimeve për dëshmorët e lirisë, sot themi lavdi për dëshmorët e rënë në luftimet e Betejës së Koshares si dhe nderime atyre të plagosurve që nga atëherë e deri sot kanë bartur plagët e luftës për lirinë e Kosovës. Kujtime e histori, nderime dhe krenari”, shkroi tutje kryeministri Kurti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Siria njeh Kosovën

SPERTK-u takoi Bashën, kërkon zgjidhje për pagat e punëtorëve të RTK-së

Krasniqi takon Rainer Rudolph, diskutuan për zhvillimet politike në vend

Dyshime për varr masiv në Mitrovicën e Veriut

Fshinë kamerat e sigurisë, kërkohet paraburgim për dy të dyshuar

Kosova Times April 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Britania sanksione ndaj një qytetari të BiH për pjesëmarrje në agresionin kundër Ukrainës

Kosova Times Kosova Times November 7, 2024
Një minierë në Rusi është përmbytur -minatoret mbi nje jave te bllokuar
Polakët kujtuan fitoren ndaj rusëve. Ata nxorën tanket në rrugë dhe ngritën avionët
Miratohet Rezoluta: KS te OKB ftohet të shqyrtojë anëtarësimin e Palestinës në OKB, BiH votoi PRO
Diar Vokrri “Ylli i Javës”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?