Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se në ditën e 100 të 2023-s, nuk ka mundësi askujt në Qeveri t’i thotë puna e mbarë.
Gjithashtu Tahiri përmendi edhe pagën minimale dhe Ligjin e Pagave ku tha se nuk dihet fati i këtij të fundit.
“ Vitit 2023 i kanë mbetur edhe 265 ditë, nuk po shihet se çka do të ndodhë me pagën minimale, s’dihet fati i Ligjit të Pagave, nuk dihet kur do të nisin punimet në rrugët magjistrale, nuk dihet asgjë!”, shkruan Tahiri.