By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si po e zëvendëson gradualisht Rusia popullsinë ukrainase në territoret e pushtuara
July 20, 2025
Zelensky vendosi sanksione personale kundër Yulia Latynina
July 20, 2025
Çeku: Rexhepagiqi artist i rrallë, koncerti i mbrëmshëm fantastik
July 20, 2025
Vetëvritet 62-vjeçari me armë zjarri në Prizren
July 20, 2025
Sonte ‘Etno Fest’ mbyllet me ndarjen e çmimeve për ‘Identitetin’
July 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dveri bën thirrje për anulimin e stërvitjes ushtarake ‘Ujku i Platinit’
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dveri bën thirrje për anulimin e stërvitjes ushtarake ‘Ujku i Platinit’
Rajon / Botë

Dveri bën thirrje për anulimin e stërvitjes ushtarake ‘Ujku i Platinit’

Kosova Times
Last updated: 2023/04/10 at 3:25 PM
Kosova Times Published April 10, 2023
Share
SHARE

Lëvizja e djathtë Dveri, më 10 prill, bëri thirrje ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq, që të anulojë stërvitjen e paralajmëruar ushtarake ndërkombëtare “Ujku i Platinit”, në të cilën marrin pjesë anëtarë të aleancës së NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Deputeti i kësaj lëvizjeje në Parlamentin e Serbisë dhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme, Borko Pushkiq, u tha gazetarëve para ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes se vendimi për mbajtjen e stërvitjes “është antikushtetues dhe krijon dyshime se qeveria nuk po zbaton politikë sovrane, por po përmbush urdhrat e ambasadorit amerikan (në Serbi) Christopher Hill”, raporton Beta.

Gjykata Kushtetuese e Serbisë nuk ka marrë ndonjë vendim lidhur me çështjen e kësaj stërvitjeje ushtarake dhe as nuk ka pasur një iniciativë të tillë.

Pushkiq tha se vendimi për mbajtjen e stërvitjeve ushtarake ishte “i kundërligjshëm”, sepse menjëherë pas fillimit të luftës në Ukrainë, Qeveria e Serbisë ka vendosur që të pezullohen të gjitha aktivitetet që lidhen me stërvitjet me partnerët e huaj. Ai nuk saktësoi pse mendon se vendimi, siç tha ai, është i kundërligjshëm.

“Serbia është nën presion të vazhdueshëm për t’iu bashkuar histerisë kundër Rusisë”, tha Pushkiq, duke shtuar se qëllimi i ShBA-së është që të ndërpresë bashkëpunimin strategjik ndërmjet Serbisë dhe Rusisë në fushën ushtarake, gjë që, siç ka theksuar ai, e ka ndihmuar shumë Serbinë.

Beogradi zyrtar është kritikuar më parë nga Perëndimi për bashkëpunimin e tij ushtarak me Rusinë, pasi Serbia është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

I pyetur për pasojat lidhur me marrëdhëniet me Rusinë, për shkak të stërvitjes, Pushkiq tha se nga Moska është thënë se do të mbikëqyrin me kujdes mirëmbajtjen e saj dhe se është në interesin e Rusisë që Serbia të mbetet ushtarakisht neutrale.

ShBA: Jemi të lumtur që jemi pjesë e “Ujkut të Platinit”

Ambasada e ShBA-së në Serbi mirëpret vendimin e Serbisë për të organizuar një stërvitje ushtarake me partnerët e saj globalë të paqes.

Në një përgjigje nga Ambasada amerikane në Serbi për Radion Evropa e Lirë, dërguar më 7 prill, thuhet se ShBA-ja e vlerësojnë partneritetin ushtarak me Serbinë dhe kanë respekt të madh për ushtrinë serbe dhe udhëheqjen e saj.

“Ne angazhohemi për një partneritet të fuqishëm dypalësh ushtarak dhe mbrojtës me Serbinë, të fokusuar në qëllimet tona të përbashkëta për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe globalisht”, ka thënë Ambasada e ShBA-së në Serbi.

“Jemi të lumtur që jemi pjesë e Ujkut të Platinit”, thuhet ndër të tjera në përgjigje, duke shtuar se puna e përbashkët ndërton lidhje miqësie dhe besimi që u mundëson të dyja palëve të kontribuojnë bashkërisht për paqen.

Kremlini: Rusia do t’i përcjellë me kujdes stërvitjet e Serbisë dhe NATO-s

Ndërkohë, Kremlini njoftoi se stërvitjet ushtarake që Serbia do t’i zhvillojë me trupat e NATO-s “nuk do të kalojnë pa u vënë re” në Rusi.

“Sa u përket stërvitjeve, sigurisht që do t’i përcjellim me shumë kujdes”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov.

Siç raportoi Beta, Peskov shtoi se Beogradi “është nën presion të paparë për ta tërhequr Serbinë në anën e atyre që i përmbahen qëndrimit anti-rus”.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka njoftuar më 4 prill se kah mesi i qershorit, në jug të Serbisë do të mbahet stërvitja “Ujku i Platinit”, në të cilën do të marrin pjesë ushtritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Serbisë dhe dhjetë vendeve partnere.

Serbia vendosi një moratorium për mbajtjen e stërvitjeve ushtarake me partnerë të huaj, në shkurt të vitit 2022, disa ditë pasi Rusia filloi pushtimin e Ukrainës fqinje.

Asokohe, Beogradi zyrtar njoftoi se nuk do të vendosë sanksione kundër Rusisë, por edhe se Ushtria e Serbisë, duke pasur parasysh politikën e neutralitetit ushtarak, i pezullonte të gjitha stërvitjet ushtarake me partnerët e huaj, si nga Lindja ashtu edhe nga Perëndimi, deri në një vendim të ardhshëm.

Më 5 prill, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë i tha Radios Evropa e Lirë se moratoriumi mbetet në fuqi, ndërkaq stërvitja “Ujku i Platinit” është një përjashtim nga ai moratorium.

You Might Also Like

Si po e zëvendëson gradualisht Rusia popullsinë ukrainase në territoret e pushtuara

Zelensky vendosi sanksione personale kundër Yulia Latynina

Ushtria izraelite hyn në Rripin e Gazës për herë të parë, ku u strehuan 350,000 palestinezë

Komandanti amerikan për Evropën paralajmëron: NATO duhet të përgatitet për konflikte të njëkohshme me Rusinë dhe Kinën

Alarm i kuq për Ballkanin – Një vend do të jetë i pari që do të goditet

Kosova Times April 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj: Qeveria e futi vendin në varfëri e qytetarët në zhgënjim

Kosova Times Kosova Times December 15, 2023
Manchester City dhe Arsenal barazojnë pa gola
Prokuroria e Shkodrës: Nëna me 3 fëmijët dyshohet se u vetëmbytën, gjendet trupi i dytë
Dy deputetë të Bundestagut mbështesin Vetëvendosjen
ShBA-ja raportohet se i ka dhënë leje Ukrainës të sulmojë Rusinë me armë me rreze të gjatë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?