By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hamza: Ne kemi propozuar 21 dhjetorin si datë të zgjedhjeve
November 20, 2025
Shumica per mbajtjen e zgjedhje me 21 dhjetor
November 20, 2025
Haradinaj: Pas këtyre zgjedhjeve nuk toleroj më bllokada
November 20, 2025
Përfundon takimi i presidentes Osmani me liderët politikë: Dekret per shperndarjen e Kuvendit
November 20, 2025
Aktakuzë ndaj një personi për vrasje në tentativë në Ferizaj
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Suspendohen katër zyrtarë policorë nën dyshimet për përfshirje në incidentin në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Suspendohen katër zyrtarë policorë nën dyshimet për përfshirje në incidentin në veri
Lajme

Suspendohen katër zyrtarë policorë nën dyshimet për përfshirje në incidentin në veri

Kosova Times
Last updated: 2023/04/11 at 5:02 PM
Kosova Times Published April 11, 2023
Share
SHARE

Policia e Kosovës i ka suspenduar katër zyrtarë policorë që dyshohet të ketë qenë të përfshirë në incidentin e 10 prillit në veri, ku është plagosur një banor i komunitetit serb.

Disa orë më parë, Policia e ka mohuar përfshirjen në këtë rast.

Disa media në gjuhën serbe e kanë cituar një burrë të ketë thënë se vetëm pjesëtarë të forcave speciale të Policisë së Kosovës kanë qenë prezentë në kohën kur personi në fjalë është plagosur te Ura e Bistricës afër Zveçanit.

“Bazuar në informacionet dhe dëshmitë e siguruara, janë marrë masa të suspendimit ndaj zyrtarit policor, pasi i njëjti nuk kishte raportuar lidhur me rastin dhe për përfshirjen e tij në rast, nga ku PK-ja kishte lëshuar njoftim se nuk ka qenë e përfshirë në shkëmbim apo gjuajtje me armë zjarri. Po ashtu janë marrë masa të suspendimit edhe ndaj tre zyrtarëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në rast”, është thënë në komunikatën e Policisë.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka dënuar më herët gjatë ditës, atë që e ka konsideruar sulm të kryer nga Policia e Kosovës.

“Ne po flasim për një burrë, i cili ka tre fëmijë, po flasim për një shofer taksie. Në atë pikë ilegale të kontrollit, Policia e Kosovës ndalon serbët çdo ditë dhe i ngacmon ata. Ne kemi thënë disa herë se ata nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në veri të Kosovës, sepse është në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet”.

Komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë të banuara me shumicë serbe.

Ky rajon është shpesh vatër e tensioneve.

Javën e kaluar, një pjesëtari të komunitetit serb i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, i cili dyshohet se u ka vënë flakën veturave me targa RKS – Republika e Kosovës – në Zubin Potok, komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të hënën se incidentet në veri të Kosovës janë të orkestruara nga “struktura ilegale të mbështetura nga Beogradi”, të cilat kanë për qëllim frikësimin dhe kanosjen e popullatës lokale serbe.

You Might Also Like

Hamza: Ne kemi propozuar 21 dhjetorin si datë të zgjedhjeve

Shumica per mbajtjen e zgjedhje me 21 dhjetor

Haradinaj: Pas këtyre zgjedhjeve nuk toleroj më bllokada

Përfundon takimi i presidentes Osmani me liderët politikë: Dekret per shperndarjen e Kuvendit

Aktakuzë ndaj një personi për vrasje në tentativë në Ferizaj

Kosova Times April 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

U shënua Dita e Dëshmorëve të Brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova”

Kosova Times Kosova Times August 25, 2025
Erdogan: Regjimi sirian duhet të përfshihet në një proces të mirëfilltë politik
Nxënësit rusë nisin vitin e ri shkollor me libër të ri të historisë
FHK më 22 janar shpall më të mirët
Austin në Kiev për bisedime me udhëheqjen ukrainase
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?