By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prokuroria: Thaçi dyshohet se ka ndikuar te dëshmitarët përmes vizitorëve
October 9, 2025
Serbia thotë se ka arrestuar një shqiptar me simbole të UÇK-së në Serbi
October 9, 2025
KDI fton deputetët të konstituojnë Kuvendin e Kosovës
October 9, 2025
Osmani: FSK nderon kombin dhe e vendos Kosovën në piedestalin e nderit
October 9, 2025
Ambasada e Britanisë uron ekipin e FSK-së
October 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden arrin në Dublin, premtoi mbështetje të përhershme amerikane në Belfast
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Biden arrin në Dublin, premtoi mbështetje të përhershme amerikane në Belfast
Rajon / Botë

Biden arrin në Dublin, premtoi mbështetje të përhershme amerikane në Belfast

Kosova Times
Last updated: 2023/04/12 at 6:13 PM
Kosova Times Published April 12, 2023
Share
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden (Joe Biden), të mërkurën pasdite ka arritur në Dublin, pas vizitës në Belfast, ku më parë tha se e ardhmja e ndritur për Irlandën e Veriut “sapo ka filluar”.

Presidenti amerikan premtoi mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së, gjatë shënimit të 25-vjetorit të Marrëveshjes së të Premtes së Mirë. Marrëveshja e ndërmjetësuar nga ShBA-ja solli paqen në këtë pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, por një krizë e re politike kohët e fundit ka testuar fuqinë e saj.

“Na takon ne ta vazhdojmë këtë”, tha Biden, të mërkurën, më 12 prill, në një fjalim në Universitetin Ulster.

Gjatë vizitës së tij të parë presidenciale në Irlandën e Veriut, Biden theksoi se investimet amerikane mund të ndihmojnë për nxitjen e rritjes ekonomike – veçanërisht nëse politikanët në Belfast rregullojnë problemet që kanë çuar deri te pushimi i punës së qeverisë.

“Historia juaj është historia jonë”, tha ai.

“Dhe më e rëndësishmja, e ardhmja juaj është e ardhmja e Amerikës”, tha presidenti i ShBA-së.

Fjalimi i presidentit Biden kishte të bënte me rrjedhat komplekse politike të Irlandës së Veriut, duke iu referuar origjinës së saj britanike dhe irlandeze, duke përmendur kontributet në Shtetet e Bashkuara të skocezëve kryesisht protestantë, si dhe katolikëve irlandezë si paraardhës të tij.

Pjesëmarrja e ShBA-së ishte kyçe për negocimin e marrëveshjes së të Premtes së Mirë, e cila kryesisht i dha fund dekadave të dhunës sektare që vrau 3.600 njerëz, raporton Associated Press (AP).

Megjithëse paqja ka mbijetuar, Irlanda e Veriut aktualisht nuk ka një qeveri funksionale. Puna e Stormont – Parlamenti i Irlandës së Veriut – është pezulluar që kur Partia Unioniste Demokratike (DUP), e cila përbën gjysmën e qeverisë, e braktisi atë një vit më parë, për shkak të kontestit tregtar pas Brexit-it.

Përveç kësaj, një zyrtar i lartë i policisë u plagos në muajin shkurt, në një sulm, për të cilin autoritetet fajësuan disidentët e Armatës Republikane të Irlandës, që kundërshtojnë procesin e paqes.

“Armiqtë e paqes nuk do të fitojnë”, tha Biden.

Orari i presidentit Biden, të mërkurën filloi me pirjen e çajit me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak. I pyetur se çfarë do t’u thoshte liderëve të pesë partive kryesore politike të Irlandës së Veriut, kur t’i takonte më vonë gjatë ditës, Biden tha: “Do të dëgjoj”.

Presidenti Joe Biden dhe kryeministri britanik Rishi Sunak, gjatë takimit në Belfast, 12 prill 2023.
Presidenti Joe Biden dhe kryeministri britanik Rishi Sunak, gjatë takimit në Belfast, 12 prill 2023.

Amanda Sloat, këshilltarja kryesore e presidentit demokrat për çështjet evropiane, tha se, ndonëse Biden dëshiron të shohë qeverinë e Stormontit duke funksionuar, ai nuk do të përpiqet t’i detyrojë politikanët e Irlandës së Veriut të kthehen në tryezë.

“Qëllimi i vizitës së presidentit sot është të shënojë Marrëveshjen e së Premtes së Mirë, duke vazhduar të riafirmojë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për paqen dhe prosperitetin”, tha ajo për AP-në.

Largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian e ka lënë Irlandën e Veriut në një pozicion të pakëndshëm midis pjesës tjetër të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës, e cila është anëtare e BE-së, si dhe e ka vënë marrëveshjen e paqes nën presion të shtuar.

Pas shumë mosmarrëveshjesh, Britania dhe BE-ja u morën vesh, në muajin shkurt, për të zgjidhur tensionet tregtare. Kjo marrëveshje u mirëprit nga SHBA-ja, e cila i bëri thirrje Londrës dhe Brukselit t’i jepnin fund grindjes pas Brexit-it.

Partia Unioniste Demokratike, megjithatë, thotë se Korniza Windsor nuk shkon larg aq sa duhet dhe ka refuzuar të kthehet në qeveri.

Biden po kalon më pak se 24 orë në Irlandën e Veriut, përpara se të shkojë në Republikën e Irlandës për një vizitë tre-ditore, duke përfshirë fjalimin në Parlamentin e Dublinit, pjesëmarrjen në një darkë gala dhe udhëtimin në dy qytete të paraardhësve.

Ai do të fluturojë për në qarkun e Louth, në bregun lindor të Irlandës, të mërkurën, për të vizituar varrezat, për të parë kështjellën, për të ecur nëpër qendrën e qytetit Dundalk dhe për të marrë pjesë në një takim të komunitetit.

Vizita e Biden në Irlandën e Veriut u shoqërua nga një numër i madh policësh, me masa të forta sigurie.

Muajin e kaluar, inteligjenca britanike ngriti nivelin nga kërcënimi terrorist në Irlandën e Veriut nga “i rëndësishëm” në “serioz”.

Biden tha asokohe se madje as rreziku i shtuar nga një sulm, nuk do ta pengonte atë të shkonte në udhëtim.

Biden e vizitoi Irlandën për herë të fundit në vitin 2016, kur ishte nënkryetar i ShBA-së.

You Might Also Like

Babai hedh vajzën 3 vjeçare nga dritarja!

Çmimi Nobel iu dha një shkrimtari që është një gjemb në këmbë për Orbanin

KE hetime ndaj Orbanit në Bruksel, per spiunat ne Bruksel

Vuçiç ne siklet me sanksionet: U kërkoj miqve të mi rusë të mendojnë përsëri

Dodik pas dërgimit të dronëve në Kosovë e shperfaqi “dashurin” qe kishte per Turqine

Kosova Times April 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rrëzohet një helikopter amerikan me 20 marinsa në bord

Kosova Times Kosova Times August 27, 2023
Osmani u prit në takim nga kryetari i qytetit Wylie, Mathew Porter
Udhëheqësi i Hamasit në Bregun Perëndimor vdes në paraburgimin izraelit
Kamala Harris fiton gjithë vëmendjen në nisje të Konventës së demokratëve
Osmani: Tri ditë Epope e UÇK-së – krenari deri në përjetësi!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?