By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthim i fuqishëm në Diell
July 17, 2025
Në pritje të 120 deputetëve në zarf!
July 17, 2025
Rexhepi pas takimit me shefin e EULEX-it: Gjyqësori do të mbrojë pavarësinë
July 17, 2025
Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës zbulohet në Shqipëri
July 17, 2025
Dogana e Kosovës arreston një oficer doganor dhe nje trasportues mallrash
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rubin: Serbia është një nga bazat kryesore për dezinformimin rus në rajon
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rubin: Serbia është një nga bazat kryesore për dezinformimin rus në rajon
Rajon / Botë

Rubin: Serbia është një nga bazat kryesore për dezinformimin rus në rajon

Kosova Times
Last updated: 2023/04/12 at 7:39 AM
Kosova Times Published April 12, 2023
Share
SHARE

Është e qartë se burimi kryesor i kërcënimit në këtë pjesë të botës janë dezinformatat e krijuara nga Rusia, tha sot në Shkup James Rubin, i dërguari special dhe koordinator i Qendrës për Angazhim Global të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Siç raporton Zëri i Amerikës në gjuhën maqedonase (mk.voanews.com), vlerësimi i Rubin, i cili po viziton një pjesë të Ballkanit Perëndimor, është se rajoni është i ndikuar fuqishëm nga manipulimet e përhapura nga strukturat e lidhura me Rusinë dhe Kinën.

“Unë do të thosha se hapësira këtu është seriozisht e ‘helmuar’ kryesisht nga dezinformatat ruse. Presidenti Putin mendoi se mund të pushtonte Ukrainën dhe ta ndante Ukrainën, por ai dështoi. Por kjo nuk do të thotë se Rusia nuk vazhdon të përhapë ‘helmin’ e dezinformimit dhe ndarjes”, tha ai.

Rubin beson se Serbia është një nga “bazat” kryesore prej nga burojnë dezinformatat dhe manipulimet lidhur me rajonin.

Ai e argumentoi këtë pretendim me faktin se mediat ruse që mbështesin Kremlinin vazhdojnë të veprojnë në Serbi.

Një ndikim i tillë, sipas James Rubin, ka ndikim edhe në dialogun Prishtinë-Beograd.

Duke folur për Rusinë, ai tha se është i sigurt se në Kremlin ka njerëz që nuk duan që Maqedonia e Veriut të përparojë drejt BE-së.

“Unë jam i sigurt se ata janë ulur diku duke menduar se çfarë të bëjnë për ta bërë atë një problem, dhe gjithçka që mund të them është se qeveria këtu do të punojë me ne për të krijuar një qasje më të gjerë shoqërore për të luftuar dezinformimin, me institucione, ligje, standardet”, tha Rubin.

Rubin më herët në Shkup për luftën kundër dezinformatave ka biseduar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, me zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi, ministrin e shoqërisë informatike dhe administratës Azir Aliu dhe ministrin e vetëqeverisjes lokale Rista Penov. dhe veçmas me ministren e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska.

Rubin tha për Zërin e Amerikës se është mirë që qeveria e lartë e Maqedonisë së Veriut është e vetëdijshme për këto probleme në vendin e tyre. Ai paralajmëroi rritje të bashkëpunimit ndërmjet Uashingtonit dhe Shkupit, para së gjithash në nivelin teknik dhe transferimin e përvojës amerikane jo vetëm në luftën kundër dezinformatave dhe lajmeve të rreme, por edhe në zbulimin e burimeve.

You Might Also Like

Shpërthim i fuqishëm në Diell

Gjykata e dënoi gjeneralin rus me 6 vjet burg dhe ia hoqi gradën

“Jo më pak se 59 goditje me thikë.” Rektori i një Universiteti të Shën Petersburgut i dha një çmim vrasësit

Dy britanikë mbërrijnë me pushime në Portugali. Gjenden të vdekur në pishinë brenda 24 orësh

Vitali Klitschko për DW: “Nevojiten sanksione, jo 50 ditë”

Kosova Times April 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Ikona e Hollyvood: Sophia Loren ndihet mirë pas rënies

Kosova Times Kosova Times October 7, 2023
Përplasjet para ndeshjes: Holandezët dhe anglezët u përleshën në Dortmund
Gënjështrat dhe mendja e sëmuar serbe, prelud për pushtimet territoriale
Më shumë se 50 persona u plagosën gjatë ditës në protestat në Peru
Kahnit i rreh zemra për Bayernin, por në Madrid është i ftuari i Realit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?