By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shqipëria miraton procedurën e përshpejtuar për “Bordin e Paqes”
January 22, 2026
Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të Trumpit
January 22, 2026
Përmbyllet programi pesëvjeçar për ruajtjen e pyjeve në Kosovë
January 22, 2026
Rama: Bashkëpunimi me Francën, partneritet i rëndësishëm për Kosovën
January 22, 2026
Gucati: Ish-udhëheqësit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia: Rrjedhja e dokumenteve të ShBA-së, për të na mashtruar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia: Rrjedhja e dokumenteve të ShBA-së, për të na mashtruar
Rajon / Botë

Rusia: Rrjedhja e dokumenteve të ShBA-së, për të na mashtruar

Kosova Times
Last updated: 2023/04/12 at 12:08 PM
Kosova Times Published April 12, 2023
Share
SHARE

Dokumentet jashtëzakonisht të ndjeshme që kanë rrjedhur në internet mund të jenë një lëvizje e Shteteve të Bashkuara për të “mashtruar” Rusinë, tha zëvendësministri i Jashtëm rus.

“Ka gjasa që është interesante për dikë që t’i shikojë këto dokumente, nëse vërtetë janë dokumente ose mund të jenë të rreme, apo mund të jenë rrjedhje të qëllimshme”, tha Sergei Ryabkov për agjencitë ruse të lajmeve.

“Pasi që ShBA-ja është palë në konfliktin [në Ukrainë] dhe në thelb po zhvillon një luftë hibride kundër nesh, ka gjasa që teknike të tilla po përdoren për të mashtruar kundërshtaren e tyre, Federatën Ruse”, shtoi ai.

Dokumentet që kanë rrjedhur në publik – gjë që ka nxitur nisjen e hetimeve nga Departamenti amerikan i Drejtësisë – përfshijnë informacione të klasifikuara lidhur me luftën e Ukrainës kundër forcave ruse, por edhe vlerësime sekrete të ShBA-së për aleatët e saj.

Në një prej dokumenteve që është analizuar nga AFP, theksohen shqetësimet e ShBA-së lidhur me kapacitetin e Ukrainës për të vazhduar mbrojtjen ndaj sulmeve ruse, përderisa Washington Post ka raportuar se në dokumente tjera janë shprehur dyshime lidhur me suksesin e ofensivës së re që forcat e Kievit pritet të nisin.

Gazeta Guardian ka raportuar se në një dokument thuhet se zyrtarët amerikanë kanë vlerësuar se në një pikë në Ukrainë kanë qenë aktivë 97 forca speciale nga shtetet e NATO-s, përfshirë 50 trupa britanike.

Reuters ka raportuar se Serbia – shteti i vetëm në rajon që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës – nuk ka pranuar të trajnojë trupat ukrainase, por është zotuar se do t’i ofrojë ose veçse i ka dërguar armë Ukrainës.

Dhjetëra dokumente – disa prej të cilave thonë se ShBA-ja ka spiunuar aleatët e partnerët, përfshirë Izraelin, Korenë e Jugut dhe Ukrainën – janë shpërndarë në Twitter, Telegram, Discord dhe në faqe të tjera ditët e fundit, edhe pse disa prej dokumenteve të tjera kanë qarkulluar online për një kohë.

You Might Also Like

Kommersant: Rusia mund të humbasë një nga tre bazat e saj ushtarake në Siri – aeroportin në Qamishli

Franca mohoi Trumpin dhe tallte pretendimet për tarifat e barnave: GIF me mbishkrimin “lajm i rremë”

Tmerr në Australi: Tre të vdekur nga të shtënat, policia kërkon sulmuesin

ShBA arritën atë qe donin, udhëheqësit e NATO-s e lajkatuan Trumpin

Zgjatet për 12 muaj afati për legalizimin e ndërtimeve pa leje

Kosova Times April 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Dronet ukrainas godasin një rafineri nafte

Kosova Times Kosova Times April 24, 2024
Rrahje mes të miturve në Obiliq, njëri theret me thikë
Pentagoni po shqyrton tërheqjen e 10,000 trupave amerikane nga Evropa Lindore
Si të gatuani shpejt fasulet: 2 super truke që amvisat do t’i përdorin gjatë gjithë kohës
Ish-ministri rumun: Kombëtarja jonë nuk duhet të pranojë të luajë kundër Kosovës, s’e njohim as si shtet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?