By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve
May 16, 2025
Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE
May 16, 2025
Spiuni brenda ushtrisë së Ukrainës dyshohet se ka ndihmuar bombardimet ruse
May 16, 2025
Kurti takon Papandreoun, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit bilateral
May 16, 2025
Burri që goditi me thikë Salman Rushdie dënohet me 25 vjet bur
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 5 votime 4 dështime, mes tyre edhe Projektligji për Prokurorin e Shtetit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > 5 votime 4 dështime, mes tyre edhe Projektligji për Prokurorin e Shtetit
Lajme

5 votime 4 dështime, mes tyre edhe Projektligji për Prokurorin e Shtetit

Kosova Times
Last updated: 2023/04/13 at 3:14 PM
Kosova Times Published April 13, 2023
Share
SHARE

Një nga pikat e rendit të ditës në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ishte edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Prokurorin e Shtetit. Por miratimi i këtij projektligji ka dështuar meqë opozita nuk mori pjesë në votim.

Në votim morën  pjesë vetëm 50 deputetë kurse kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se kjo pikë e rendit të ditës do të bartet në seancën tjetër, raporton RTK.

Sidoqoftë, në seancën e së enjtes, nuk u miratuan as amendamentet e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive.

Nga  70 deputetë sa ishin në sallë, vetëm 46 kanë marr pjesë në votim ndërsa  nuk pati  kuorum as për miratimin e Raportit të auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi për menaxhimin e pagave”.

Kjo pasi vetëm 50 deputetë kanë marr pjesë në votimin e kësaj pike.

Gjithashtu deputëtët nuk arritën ta kalojnë as rekomandimin lidhur me Raportin e auditimit: “Funksionimi i sistemit të Grantit të performancës komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga donatorët për vitin 2021”. Kjo pasi vetëm 49 deputetë kanë marr pjesë në procesin e  votimit.

Pikë e fundit e rendit të ditës së kësaj séance ishte propozimi i Grupit Parlamentar të  LVV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Në seancën e së enjtes deputetët kanë miratuar propozimin e kësja partie për zëvendësimin e ish-deputetit të saj, Fatmir Humolli, me deputetin Dimal Basha, si anëtar në Komisionin për Siguri.

Me 83 mijë euro, ‘Hidro-Drini’ rehabiliton ujësjellësin në tri komuna

Deputeti Agon Batusha nga LVV, pyeti ministren e  Ekonomisë, Artane Rizvanolli në lidhje me lagjen “Agim Ramadani” në Junik, e cila furnizohet me ujë nga një burim i quajtur ‘Shkozë”.

Por deputeti tha se ky ujë është i një cilësie jo të mirë dhe pas ndonjë vërshimi qoftë edhe i lehtë, turbllohet dhe nga nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë, banorët janë rekomanduar që ta vlojnë ujin para përdorimit.

Deputeti tha se pjesë të tjera të Junikut furnizohen me ujë më të mirë  kurse lidhja e kësaj lagjjeje me pjesë të tjera për furnizim me ujë, ka qenë premtim elektoral i fushatës zgjedhore komunale, por i pa realizuar.

Deputeti tha se duke parë papërgjegjëshmërinë e nivelit komunal për këtë problem, kërkon të dijë nga ministrja se cila është mundësia që ky problem të zgjidhet nëpërmjet Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidro Drini”.

Nga ana e saj, ministrja Rizvanolli tha se kjo çështje është adresuar me manaxhmentin e KRU “Hidro-Drini”, por këta të fundit kanë deklaruar se nuk kanë pranuar ndonjnë ankesë zyrtare për cilësinë e ujit në lagjen “Agim Ramadani” në Junik.

“Megjithatë, ‘Hidro-Drini’ ka paraparë për vitin 2023, buxhet në vlerë prej 83 mijë euro për rehabilitimin e ujësjellësit në tri komuna, Istog, Klinë e Junik”, tha ministrja Rizvanolli.

Sipas saj, tenderi parashihet të hapet me 1 qershor dhe aty parashihet edhe rehabilitimi i ujësjellësit për lagjen “Agim Ramadani” në Junik.

Nagavci tregon pse çerdhja në Istog ka tri vjet që s’po të ndërtohet

Deputetja Arijeta Rexhepi nga LVV tha se dëshiron të ngrisë një shqetësim të qytetarëve të Istogut, në lidhje me projektin për ndërtimin e një çerdhjeje publike.

Ajo tha se ndërtimi ka filluar të bëhet në vitin 2019, por pas pandemisë, kompania ka kërkuar para shtesë. E  nga ajo kohë, nuk ka asnjë marrëveshje për rifillim të punimeve.

Prandaj deputetja Rexhepi pyeti ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, se cilat janë hapat që kjo ministri ka parashikuar të ndërmarrë që ky projekt të përfundojë sa më shpejtë.

Nga ana e saj, ministrja Nagavci tha se kontrata ishte nënshkruar mes MASHT-it dhe kompanisë “Menti” në vlerë prej 669 mijë e 639 euro.

Ministrja tha se kjo kontratë tashmë ka skaduar dhe aq sa është njoftuar, operatori përgjatë tri viteve ka punuar me ritëm jo të kënaqshëm duke mos pasur angazhim në punishte, përkundër insistimit të zyrtarëve të ministrisë që punimet të kryhen sipas kontratës.

“Me aq sa jam njoftuar nga zyrtarët kompetent, punimet janë realizuar rreth 55% të kontratës”, tha Nagavci, duke shtuar se bazuar në situatën aktuale, është rekomanduar nga zyrtarët përkatës, iniciimi i procedurës për ndërprerje të kësja kontrate.

“E për pjesët e tjera të punës të lidhet kontratë me oprator tjetër që do të jetë i përgjegjshëm”.

Aliu: Mbi hekurudhën në Kaçanik, dy mbikalime, i treti në shqyrtim

Deputeti Milazim Salijaj nga LVV,  ngriti shqetësimin se me rehabilitimin e linjës hekurudhore Prishtinë-Han i Elezit, qyteti i Kaçanikut, për shkak të barrierave, mund të ndahet në dy pjesë.

Ai tha se me qëllim të lidhjes së qytetit, për shkak të nxënësve të dy shkollave dhe udhëtarëve, banorët kërkojnë ndërtimin e së paku dy mbikalimeve dhe një nënkalimi për automjete.

Duke iu drejtuar ministrit të Infrastruktirës, Liburn Aliu, deputeti Salijaj tha se ndërtimet e tyre janë domsdoshmëri, prandaj pyeti nëse do të ketë mundësi që në kuadër të rehabilitimit të linjës hekurudhore, të bëhet edhe ndërtimi i këtyre dy mbikalimeve dhe një nënkalimi.

E ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje tha se pas kërkesave dhe peticioneve të qytetarëve, ministria është marrë me këtë çështje, e madje atje ka qenë edhe zëvëndësministri i Infrastrukturës.

“Aktualisht jemi në fazën e projektimit të dy mbikalimeve në afërsi të dy shkollave dhe në momentin që projektet të jenë gati, do të shpallet tenderi që këto dy mbikalime të realizohen”, tha ministri Aliu.

Ai shpjegoi se tashmë është ndarë edhe buxheti për realizimin e këtyre dy mbikalimeve.

E sa i përket nënkalimit, ministri Aliu tha se në konsultime dhe me Infrakosin, ndërtimi i tij, praktikisht është i pamundur, edhe për shkak të lumit.

Aliu tha se niveli nënkalimit është nën nivelin e lumit dhe aty do të shikohet mundësia e ndërtimit të një mbikalimi.

Aliu: Tani fillon intervenimi në mirëmbajtjen e rrugëve

Tashmë seanca e Kuvendit të Kosovës ka kaluar në pikën e dytë të rendit të ditës. Kjo pikë parashikon parashtrimin e pyetjeve parlamentare, ku deputetëve u përgjigjen ministrat përkatës, varësisht nga tema.

Deputeti Driton Hyseni nga LVV, ngriti çështjen e mirëmbajtjes së dobët të akseve rrugore në vend, duke përmendur rrugët Prishtinë-Podujevë, pastaj Prishtinë-Gjilan, e tjetrën Gjilan-Kamenicë, etj.

Ai tha se këto rrugë tashmë janë bërë me gropa shumë të thella e që paraqesin rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion.

Ai pyeti ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, se si qëndron puna me mirëmbajtjen e këtyre rrugëve dhe se sa janë të përgjegjshme kompanitë e kontraktuara.

Nga ana e tij, ministri Aliu tha se kontratat dimërore e verore për mirëmbajtjen e rrugëve për rajonin e Gjilanit dhe Prishtinës, tashmë janë nënshkruar dhe me përfundimin e dimrit, janë krijuar kushtet për mirëmbjatjen e rrugëve.

Aliu tha se tashmë kanë filluar intervenimet në mirëmbajtjen e këtyre rrugëve. “Kemi pasur probleme derisa janë nënshkruar këto kontrata sepse ka pasur shumë ankesa në Organin e Shyrtues të Prokurimit  Publik”, tha ministri.

Megjithatë, deputeti Hyseni tha se përshtypja e përgjithshme është se riparimi i rrugëve, sidomos asaj Prishtinë-Podujevë është duke vazhduar me ritëm shumë të ngadaltë.

“Edhe kur vjen puna tek kualiteti i intervenimeve nuk është ai që përmbushë nevojat për të pasur rrugë shumë cilësore”, tha deputeti Hyseni.

Deputetja Selimi i kërkon Prokurorisë kthimin e arkivës së veteranëve

Deputetja e LVV-së, Shqipe Selimi, e cila është edhe bashkëshortja e ish kreut të UÇK-së, Rexhep Selimit, ky i fundit i akuzuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, për krime të luftës, në pikën e deklarimeve jashtë rendit të ditës, foli për hetimet e listave të veteranëve.

Ajo tha se aktualsht, kanë kaluar shtatë vjet nga fillimi i hetimeve dhe pesë vjet nga ngritja e aktakuzës për këtë çështje.

Deputetja u shpreh se rokuroria, me qëllim të hetimit të  listës së veteranëve, ka konfiksuar të gjithë arkivën që ishte pranë Zyrës së Kryeministrit.

“Si pasojë e kësaj, veteranët dhe invalidët e luftës nuk kanë mundësi të pajisen me dokumenta si vërtetime apo certifikata për të cilat ata kanë nevojë”, tha Selimi.

Ajo u shpreh se një veteran, në mungesë të një dokumenti të thjeshtë, nuk mund t’i gëzojë të drejtat e tij që i takojnë me ligj.

Deputetja Selimi tha se për një kohë, një mungesë e tillë edhe mund të arsyetohej, por mungesa për një kohë të gjatë  e këtij dokumentacioni, ka shkaktuar mungesën e ushtrimit të së drejtës themelore të një veterani.

Selimi bëri thirrje prokurorisë të kryejë hetimet në lidhje me dyshimet për fryerje të listës së veteranëve, dhe pa dashur të ndërhyjë në punët e organeve të drejtësisë, ajo kërkoi që arkiva të kthehet në zyrën përkatëse pranë kryeministrisë.

Trusti, bordet e veriu, disa nga temat jashtë rendit të ditës

Valentina Bunjaku, deputete e LDK-së, akuzoi Qeverinë se nuk po mundet të përzgjedhë drejtuesit e shumë agjencive.

Ajo përmendi me radhë të gjitha institucionet e vendit të cilat aktualisht janë duke funksionuar me ushtrues detyre.

“Le të mbetet edhe kjo Qeveri me ushtrues detyre”,tha Bunjaku.

E kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se duhet pasur guxim politik për të trajtuar temat e rëndësishme.

Ai foli për zgjedhjet në veri të vendit. Sipas tij, kushtet aktuale nuk janë të favorshme për mbajtjen e tyre.

Ai shtori pyetjen nëse e di Qeveria e Kosovës se cila është rruga drejt suksesit. “Me informacionet që kam, procesi i tanishëm i zgjedhjeve nuk na çon deri te suksesi”, tha Haradinaj.

“Nuk besoj se duhet ta heshtim këtë gjendje. Më mirë ta pranojmë një çerek humbje sot, sesa humbje në ditën e zgjedhjeve”.

Ai u bëri thirrje institucioneve të vendit që ta marrin me seriozitet situatën në veri, duke shpresuar personalisht se do të bëhet shtyrja e zgjedhjeve.

E deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, kërkoi nga mazhoranca të mos bllokojë procese të dnryshme si ajo për tërheqjen e një pjese të kursimeve pensionale.

Ai ftoi deputetët që të votojnë anëtarët e Bordit të Trusit. “Jemi këtu të mbrojmë interesat e qytetarëve e jo të rrezikojmë sigurimet pensionale të tyre”.

Në pikën e deklarimeve jashtë rendit të ditës, fjalën e mori edhe deputeti Driton Hyseni nga LVV. Ai tha se kjo javë shënoi hapjen e burses shqiptare “Albex”.

“Bursa e energjisë në Tiranë e Prishtinë do të përforcojë sigurinë e investuesve vendorë e të huaj për një treg profesional energjie, Shqipëri-Kosovë”, tha deputeti Hyseni.

Sipas tij, kjo përbën garanci më shumë për shfrytëzimin e burimeve të energjisë nga Kosova e Shqipëria.

You Might Also Like

Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve

Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE

Kurti takon Papandreoun, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit bilateral

Ushtarët turq patrullojnë nëpër komunat e Kosovës

BKK bën përgatitjet për ekspozita ndërinstitucionale

Kosova Times April 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Stilolapsa me bojë në zhdukje janë dorëzuar në qendrat e votimit në rajonet ruse

Kosova Times Kosova Times March 15, 2024
OKB: Ushtria ruse përdori dhunën seksuale si një formë torture kundër më shumë se 30 ukrainasve të kapur
“Projekti”: apartamenti më i madh në Rusi u ble me paratë e Putinit
Dhjetëra kamionë nga Serbia presin të kalojnë kufirin me Kosovën
Reagime të ashpra ndaj abuzimit mediatik të viktimave të dhunës në familje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?