Policia e Kosovës ka arrestuar një person për armëmbajtje pa leje.

Të mërkurën rreth orës 14:00, hetuesit e stacionit policor Pejё, nё bashkёpunim dhe me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit kanё kryer kontroll/bastisje nё fshatin Loxhё.

Pas kontrollit nё shtёpinё e personit tё dyshuar janё gjetur dhe sekuestruar 3 pistoleta, 108 fishekё kalibra të ndryshëm e  3 karikatorë tё armёve. Policia ka arrestuar tё dyshuarin B.Sh, 21 vjeç.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër tё Prokurorit tё Shtetit është liruar nё procedurё tё rregullt.